Durrës, mbyten dy te rinj

My Self

Born To Be Happy
-lumi-.jpg

Një tragjedi ka ndodhur ne orët e mesditës së djelë ne breglumin e Ishmit. 2 të rinj në zonën e fshatit Likmetaj të komunës së Ishmit kanë qenë duke mbledhur kanace metalike që sjell lumi dhe njëri prej tyre duke marrë këto objekte ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujin e lumit Ishëm rreth 2 km në afërsi të grykëderdhjes në det ne zonën e njohur si plazhi i Ram Shpatit. Pasi ka rënë i riu i parë është hedhur për ta shpëtuar shoku i tij, por zona ka qenë mjaft e squllur nga ujërat e lumit që kalon në një zonë lagunore me mjaft llumra dhe që tashmë është i ndotur pasi ne të derdhen plehra te lumit Zezë si dhe të zonës së Fushë Krujës. Kjo ka bërë që të rinjtë të kërkonin metale kanacesh që transporton lumi. Policia ka njoftuar se në këtë tragjedi kanë humbur jetën të rinjtë Ervis Saliu si dhe Elson Sinameti 20 dhe 23 vjeç. Policia ka konfirmuar faktin e mbytjes aksidentale të tyre, i cili ka ndodhur ne prezencë të njërit prej vëllezërve të Elsonit, Bledarit, si dhe të një shoku tjetër pasi sipas dëshmisë së tyre në vendin e ngjarjes kanë qenë 4 vetë. Vendi ku po kërkonin ka qenë një grumbull me hedhurina të mbledhura nga vërshimi i lumit dhe kur të rinjtë kanë qenë sipër tyre është shembur grumbulli dhe kanë përfunduar të dy në lumë. Menjëherë janë nisur për në vendngjarje grupi hetimor i policisë dhe se në kërkim janë mobilizuar si forcat e rendit ashtu edhe banorë të zonës së Ishmit, në zonë mjaft kompakte kjo në solidarizimet në raste fatkeqësisë të banorëve të cilët janë të mendimit se trupat e viktimave mund të ndodhen nën shtresat e llumrave ku kanë rënë. Në kontaktimin telefonik me banorë të zonës mësohet se për shkak të ujërave të turbullta si dhe natës komandanti i trupave polumbare ka urdhëruar që të ndërpriten kërkimet, të cilat sipas tyre do të fillojnë në orët e para të mëngjesit, rreth orës 06:00.

B: Vizion +
 
Titulli: Durrës, mbyten dy te rinj

Ngushtllime per familjaret! Ndjeje keqardhje per shume familje per te cilat buka e gojes ne jo pak raste eshte buke e gjakosur.
 
Pe: Durrës, mbyten dy te rinj

Ngushellime familjareve...
 
Titulli: Durrës, mbyten dy te rinj

Na vjen keq por fajin e kan pasur vet personat, kur e din qe esht me rrezik skan pse shkojn aty, megjithse kriza per lek kohet e fundit po mer shum jete, disa bin ne lum me kanace e disa ngelin neper tela duke vjedh bakerr:(.
 
Titulli: Durrës, mbyten dy te rinj

Sa tmerr ,gjynah ...pasojat e varferise
Ngushellime familjarve
 
Back
Top