Korriku po numëron 15-ditëshin e dytë të pushimeve, çka tradicionalisht përbën kulmin e sezonit turistik. Por kjo gjë nuk mund të thuhet sivjet për Durrësin, Golemin dhe plazhet që pasojnë më tutje këtë rivierë, pasi vërehet një rënie drastike e numrit të pushuesve dhe ata që e thonë më së shumti këtë janë drejtuesit e bizneseve në plazh.
"Sezoni turistik është shumë i dobët në krahasim me vitin e shkuar, është 50 për qind më dobët. Na duket sikur nuk jemi në verë me këtë kërkesë të ulët", thotë një punonjes.
Moti këtë vit nuk ka qenë shumë favorit për një nisje të mbare të sezonit turistik.
Por çfare e ka demtuar se tepermi, Durresin, Golemin dhe plazhet perreth eshte perkimi i ketij sezoni pushimesh me muajin e Ramazanit. Tashme eshte fakt qe frekuentuesit me besnikë te kesaj riviere janë kosovarët, të cilët njihen gjithashtu për besimin e fortë në islam.
"Ndoshta kriza dhe moti i keq ka ndikuar në numrin e ulët të pushuesve. Po ashtu ka ndikuar edhe muaji i Ramazanit, për shkak se pushuesit kosovarë e respektojnë këtë traditë", thonë përfaqësuesit e bizneseve.
Ndersa bizneset jane gati te shpallin falimentin per kete vit, frekuentuesit e tjere te ketij plazhi duket se po e shijojne kete situate. Bregu eshte me i qete, uji me i paster dhe rera po ashtu me pak e ndotur se ne vitet e shkuara.
"Eshtë hera e parë që vijmë dhe më pëlqen shumë. Këtu është shumë bukur, shumë pastër", thotë një pushues.
"Këtu vij për herë të tretë dhe shoh që është shumë pastër, me nivel të mirë shërbimi dhe me njerëz të mirë", thotë një tjetër pushues.
Ky sezon turistik nuk ka nisur shume mbare per nje pjese te rivieres shqiptare. Bizneset kane nje shprese te vogel qe situata te ndryshoje pas 10-diteshit te pare te gushtit, gjithmone nese moti do te perkoje me pritshmerite e tyre.
/ Top Channel
[video=youtube;gwoRrDhEo-4]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=gwoRrDhEo-4[/video]