Durrës, gjendet i vrarë në makinë biznesmeni, u qëllua me 15 plumba

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Durrës, gjendet i vrarë në makinë biznesmeni, u qëllua me 15 plumba

vrasje-shkoder.jpg


Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Nr. 13, Durrës. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë është regjistruar në plazh, në një rrugicë.

Kalimtarët e rastit kanë njoftuar policinë se në mjetin tip “Volsvagen” me targa AA 086 HJ, është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Shpëtim Shala 39 vjeç, banues në Durrës. Dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje.

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me vrasjen. Sipas policisë, Shpëtim Shala është qëlluar me 15 plumba kallashnikov. Ekspertiza mjeko-ligjore është kryer në spitalin e Durrësit.

Policia ka ndërtuar skenë e krimit dhe rezulton se autori e ka ndaluar viktimën dhe dyshohet se ata kanë debatuar me njëri-tjetrin. Më pas ai është qëlluar. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të gjithë plumbat janë qëlluar në krahun e majtë të shoferit. Vdekja e Shalës qenë e menjëhershme.

Policia e Durrësit ka shoqëruar 15 persona, të cilët do të merren në pyetje në lidhje me vrasjen e ndodhur. Mësohet se 39-vjeçcari është baba i tre vajzave.

Në vendngjarje ndodhen efektivat e policisë, të cilët po punojnë për zbulimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas policisë, Shala është një emër i njohur për policinë, pasi ishte me precedentë të mëparshëm kriminalë dhe rezulton i skeduar më herët për posedim lëndësh narkotike. Ndërsa, disa ditë më parë ai ka pasur një konflikt me një tjetër person, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
g.shqip
 
Titulli: Durrës, gjendet i vrarë në makinë biznesmeni, u qëllua me 15 plumba

Sikurse e kam thene me dhjetra here ne forum qe ku kane depertuar deri ne gjirin e parlamentarizmit njerez te inkriminuar, cfar mendon se behet poshte.

Tani korrupsioni, hajdutlliku, krimi e paligjshmeria jane bere menyre jetese dhe institucionalizuar ne ate fare shkalle sa askush se ben dot me dallimin se cfare eshte e moralshme dhe cfare eshte e pamorlashme. Shtoi kesaj dhe atrofizimin e trurit dhe rritjen e nivelit te budallallikut dhe plotesohet ekuacioni.

E thene thjeshte jetojme ne epoken e bandave.

hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top