Durrës, gjendet i vetëvarur 37-vjeçari

braziljania

Anëtar i Nderuar
Durrës- Një person është gjetur i vetëvarur në një ndërtesë të braktisur në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1 të qytetit dhe ai është parë nga kalimtarët të rastit, të cilët kanë njoftuar policinë. Sipas burimeve të policisë, trupi ka qenë i varur pas shtyllës së mesit të katit të parë të një ndërtese dhe është dashur kohë që të identifikohej. Pas hetimeve, policia ka njoftuar se ai është banor i Durrësit dhe quhet Lavdërim Ganeja, 37-vjeç. Ekspertët dhe psikologët kanë konstatuar se zgjedhja e këtij vendi që realisht mund të konstatohej nga rruga, mund të interpretohet edhe si një dëshirë për t’u gjendur nga dikush dhe që ta largonte nga akti që kishte planifikuar të kryente. Për të realizuar vetëvarjen viktima kishte përdorur një nga kabllot e furnizimit me energji elektrike, të cilën ekspertët e policisë shkencore kanë konstatuar se e kishte shkulur nga muret e prishura, ku ato vareshin lirshëm. Të dhënat e para të grumbulluara, sipas ekspertëve janë vetëvrasje në kushte depresive.

g,shekulli*
 
Dyshoj se mund te kete qene vetevrasje ,por cfaredo qe ka qene me vjen shume keq qe cdo dite gdhihemi e ngrysemi me dhimbje :(
Edhe sa akoma,deri kur akoma ???:(
 
si shume vetvrasje po ndodhin keto kohe......
 
Back
Top