Durrës: Djali vret babanën dhe nënën

Guest2

Antarë i Respektuar
auto_649395__original1498719177.jpeg

Një krim brenda familjes ka ndodhur në Xhafzotaj mëngjesin e sotshëm: Djali ka vrarë babanë dhe nënën e tij në derën e shtëpisë . Vrasja është kryer me çifte rreth orës 8:00.

Dyshohet se djali ka probleme mendore dhe ka qënë i dehur.

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin dhe ka nisur hetimet për tragjedinë. Autori është marrë në pyetje ndërkohë në Komisariatin e Durrësit.

Njoftimi i Policisë

Më datë 29.06.2017, rreth orës 7:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. rreth 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Dyshohet se autor është djali i tyre, shtetasi L.N. I cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, në sqarimin e plotë të saj.
Syri.net
 
Ne fakt s'ka dite mos lexoj ne webe dicka tek kronika e zeze persa i perket Shqiperise dhe nga dy tre raste ne dite,por si sjell...imagjinoni dy tre ne dite qe publikohen po sa raste te tjera nuk publikohen ne te njejten dite qe do te thote nr eshte shume me i madh...Vetem ideja te frikeson se sa vlere ka jeta e nje njeriu atje!
 
Gjynah , po i dehur dhe i mete thoshin portalet....

Mendja mendja , kokerr gruri thuj....
 
Me sa kujtoje vetem brenda viteve te fundit ka pas disa krime familjare brenda familjes nga persona qe konsiderohen se kane probleme me shendetin mendor. E kam parasysh se mentaliteti yne se kerkone ndihmen nga shteti dhe fqinjet ne keso raste por eshte e pafalshme per nje shtet qe meton me qene shtet te mos kete institute te vecanta per trajtimin dhe kujdesin ndaj ketyre personave. E njejta gje eshte edhe ne Kosove.

Pra, si qytetar, ti, secili nga ne perballet ne mes te dites dhe ne mes te rruges me nje njeri qe ka probleme me shendetin mendor dhe qe nuk e di e as je i sigurte se si do perfundoje ky takim.
 
Problemi qendron fillimisht tek pacienti dhe familja qe nuk pranojne dhe e fshehin semundjen per ceshtje opinioni.
Me pas eshte edhe shteti duke mos patur struktura te posacme (shtepi rehabilitimi) per kete grup pacientesh.
 
Me duhet me te kundershtu Moni.

Eshte e vertete se familjet e mbajne ashtu te izoluar nga rrethi por eshte e vertete qe 95% e tyre gezojne pension nga shteti per gjendjen qe kane. Pra shteti eshte i vetdijshem per egzistencen dhe gjendjen e tyre dhe ne nje situate te tille nuk do duhej te pyeste familjen por te largonte kete rrezik potencial nga qytetaria.

Pra une kujtoje qe nje investim 5-6 milion euro kjo ceshtje do zgjidhej dhe per kaq pak euro shtetet tona rrezikojne qytetarin e vet apo edhe lejojne te humben jete te pafajshme.

Por ne kemi faj se i votojme keta debille qe realishte jane me te semurit e kesaj shoqerie.
 
Hajde kundershtojme njeri tjetrin

Si mund ta dije shteti se nje njeri mund te kete kaluar nje traume dhe per pasoje eshte i paqendrueshem menderisht? Nuk ka filluar ende census mbi gjendjen psikologjike te njeriut!
Shteti mund te kete info mbi personat qe jane invalid, me semundje fizike , mendore ata qe jane qe ne lindje te tille ose ata per te cilet prinderit marrin ndihme dhe ilace, pra kane sinjalizuar shtetin!
Ky nuk eshte rasti....
Une i meshoj se fillimisht problemin duhet ta shohim brenda nesh.
 
Detaje të reja kanë dalë për krimin brenda familjes i cili tronditi qytetin e Durrësit, që në orët e para të mëngjesit.

Gazetari i Shekullit, Llambi Kaço, raporton se autori i krimit nuk ka pranuar asgjë në polici deri në këto momente dhe ndodhet në një gjendje shoku psikologjik.

Ndërkohë nga të njëjta burime mësohet se shtetasi Leo Nika, i cili, mëngjesin e sotëm qëlloi mbi prindërit e tij duke u marrë jetën atyre, është i martuar dhe ka një vajzë të vogël, ndërkohë që bashkëshortja dhe vajza nuk kanë qenë në shtëpi në momentin e krimit.

LLambi Kaço raporton se Leo Nika, rreth një muaji më parë ka shfaqur shenja të problemeve mendore si dhe ka qenë në depresion.shekulli
 
Kjo dmth me mire mos beni femije :p
Se e nis per mire dhe iken fare nga kjo bote Haha
 
Po merr fund kjo bote...ka fillu ha njeriu njeriun. E frikshme!
 
Hajde kundershtojme njeri tjetrin

Si mund ta dije shteti se nje njeri mund te kete kaluar nje traume dhe per pasoje eshte i paqendrueshem menderisht? Nuk ka filluar ende census mbi gjendjen psikologjike te njeriut!
Shteti mund te kete info mbi personat qe jane invalid, me semundje fizike , mendore ata qe jane qe ne lindje te tille ose ata per te cilet prinderit marrin ndihme dhe ilace, pra kane sinjalizuar shtetin!
Ky nuk eshte rasti....
Une i meshoj se fillimisht problemin duhet ta shohim brenda nesh.

Mon,

Pervoja ime me ka mesuar nje gje se ne siu qytetare ikim ndaj cdo obligimi por sa u perket te drejtave ato i perfitojme ne maksimum.

Pra, e kam thene dhe me larte dhe prape e mbeshtese se 95% e ketyre rasteve gezojne pensione dhe kete pension e kane te perfituar nga gjendja qe kane. Kete perfitim nga shteti shqipet nuk e lene tu ik doresh madje jo pak gezojne edhe pension si percjelles i te semuarit.

Pra, nisur nga kjo situate shteti eshte shume i vetdijshem per gjendjen ne teren e mos flasim me per Shqiperine ku struktura e shtetit eshte e shtrire deri ne Kryeplak them se eshte me e lehte.

Megjithate krimi ne familje ne Shqiperi per mua eshte shqetesues.
 
Pension gezojn ato te lindurit..sepse ne Shqiperi nuk eshte e lehte te deklarosh qe nje person i familjes vuan nga shendeti mendore.ketu,vetem nje vizite te besh tek psikiatri,te etiketojn si te "cmendur" ..ndaj shume shume radhe behen deklarime te tilla,nga frika se mos opinioni i gjykon.dhe rastet e tilla fshihen.

Por une per rastin ne fjale,mendoj qe ka qene i droguar.te droguarit jane me keq se te semuret mendore ndonjehere!
 
Ore Abis,

Me kohe e kam thene une qe ne nga opinioni e ruajme por sherbimin shtetrore e fitojme sepse nuk le shqiptari pa shfrytezuar beneficionin edhe sikur 1 leke te jete.

Jane te dhena qe ruhen se jam i bindur sikur ne Kosove, edhe atje ka persona qe jane shume normal, por qe marrin pension si te semure mendore. Pra shteti eshte shume ne dijeni per keto gjera por thuj ti se ne nuk kemi shtet fare dhe jeta e njeriut ne kete shtet eshte shume e parendesishme. :yep:
 
ka persona qe jane shume normal, por qe marrin pension si te semure mendore.

Kete desha te theksoj edhe une,madje njoh dhe raste te tilla nga afer.....

Pervec tjerash po kapemi mbas nje rasti konkret si ky qe thuhet se vuan nga te meta mendore,sipas lajmeve te portaleve gjithmone ....por ne nje vend ku krimi ne familje apo dhe jashte saj ndodh perdite madje po te flasim per shifra eshte frikesuese si fenomen, atehere me mire te flasim per nje popull te semure i cili vuan menderisht edhe pse ne dukje te pare "gezojne shendet te plot mendor"
 
649515__BJAhuc74Z.jpeg

Zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit Leo Nika i cili mëngjesin e së enjtes vrau me çifte prindërit e tij.

Ai ka thënë para uniformave blu se gjatë gjithë natës ka qenë pa gjumë, pasi ishte i stresuar.

“U kërkova para për të ikur në Itali, ata nuk më dhanë. Aty nisëm të debatonim. Nuk mbaj mend, nuk di si i qëllova”, ka thënë i riu në polici.

Leo Nika vrau me çifte prindërit e tij Ali Nika 70 vjeç dhe nënën Junije Nika 66 vjeçe, në banesën e tyre.

Të moshuarit, ishin konfliktuar me djalin pak para krimit, çka duket se është pasuar me aktin fatal. Mësohet se në momentin e ngjarjes i riu ishte në gjendje të dehur, çka duket se ka ndikuar në krimin e rëndë duke shkrepur armët mbi prindërit.

Pas kësaj ai doli në rrugë me armën në dorë, ku fqinjët e terrorizuar lajmëruan policinë, për të zbuluar më tej krimin e dyfishtë.

Leo Nika prej pak kohësh ishte kthyer nga Italia ku qëndronte si emigrant. Ai e kishte çuar gruan dhe fëmijët te vjehrrit, në mënyrë që të qëndronin disa ditë tek ta.

Por se çfarë ndodhi mes tij dhe prindërve të ndjerë mbetet mister, pasi çiftin Nika e morën të vërtetën me vete, ndërkohë që djali i tyre është në gjendje të rëndë psikologjike.

Mësohet se ai kurohej prej kohësh për depresion, pasi kishte shfaqur çrregullime mendore. /a.y/noa.al
 
Gjendja e rend psikolgjike pas krimit ajo kuptohet...se mos duhet patjeter te mbaj ate te mjer edhe 29tjera..Prandaj duhet te themi cdo here..falna zot femi te hajrit(mbare)e jo veq fmi.
 
ju te Shqiperise varferine e keni ne kulm,... ama edhe nga Zoti jeni te largum shum....... Prandaj po shkojn keshtu punet neper familje e popull edhe me vrasje.

Sinqerisht me vjen shum keq e rande kur lexoj keshtu per ju.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top