Durrës, bllokohen 23 tonë qumësht, nuk kishin analizën e aflatoksinës

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


Ditën e sotme në doganën e Durrësit janë bllokuar 23 tonë qumësht i importuar dhe dy kontenierë me miell dhe niseshte.

Kontenierët janë bllokuar, pasi nuk kanë pasur analizën e aflatoksinës, për të cilën Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë në fillim të marsit një urdhër që detyron importuesit e qumështit dhe nënprodukteve të tij të pajisen me këtë analizë.

Produktet e qumështit vinin nga Italia e Gjermania dhe pritet t’i nënshtrohen kontrollit.

Ndërsa sasia e miellit dhe niseshtesë së bllokuar shkon deri në 250 tonë, për të cilat nuk dihet ende origjina, por që edhe këto produkte do t'i nënshtrohen analizave për aflatoksinë.

Urdhri i Ministrisë ka ardhur pas konstatimit të aflatoksinës 2 herë mbi normë në disa lloje të qumështit që tregtohet në vendin tonë.

/Shekulli Online/Përgatiti: B.M./
 
Titulli: Durrës, bllokohen 23 tonë qumësht, nuk kishin analizën e aflatoksinës

Eh po mallet e skaduara cojn ne Shqiperi se ca..
 
Titulli: Durrës, bllokohen 23 tonë qumësht, nuk kishin analizën e aflatoksinës

Ta dij lopa cbehet me qumeshtin, shteron gjinjt :P
 
Titulli: Durrës, bllokohen 23 tonë qumësht, nuk kishin analizën e aflatoksinës

Ku do behet testi ne shqiperi hahahah a ca lek atij qe do bej testin dhe del cdo gje ne rregull pffff.
 
Titulli: Durrës, bllokohen 23 tonë qumësht, nuk kishin analizën e aflatoksinës

Mos u merzisni se ka qen ndonje Doganier "i shkolluar" qe esht i varur nga "ligji".
Se nuk e lejn bobat te shkoi malli dem...

Un kete artikull e solla qe te lexoni cfare konsumoni dhe ushqimi nuk esht me i sigurt,jo vetem ne Shqiperi po as ne vendet shtylle te Europes.
 
Titulli: Durrës, bllokohen 23 tonë qumësht, nuk kishin analizën e aflatoksinës

Qumshtin e bllokojne,,, kurse droga kalon kshu per qejf, freely fare :D
 
Back
Top