Durrës, 8 fëmijë humbin çdo ditë në plazh

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
plazhi-Durres.jpg


Humbja e fëmijëve në plazhet e mbushura me pushues është një prej problemeve më shqetësuese të këtij sezoni. Në mungesë të rojeve të plazhit, barra për gjetjen e tyre, përveç familjarëve të alarmuar, bie mbi policinë dhe qytetarët. اdo ditë raportohen në polici 6-8 raste personash të humbur, kryesisht fëmijë, në plazhet e Durrësit.
Prindërit pranojnë se, ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm, po kërkojnë dhe praninë e mbështetjen e rojeve të plazhit, që këtë sezon veror mungojnë.
Pavarësisht masave të marra për rritjen e sigurisë për pushuesit, Policia e Durrësit apelon për më shumë kujdes nga prindërit. Përveç kujdesit që duhet të tregojnë prindërit apo shoqëruesit e tyre në plazhe, për të mos i humbur ata nga sytë, duhet dhe t’i edukojnë në rast se ndodh shkëputja, që të mos përfshihen nga paniku, por të kërkojnë ndihmë. Madje, t’u mësojnë numrin e tyre të telefonit, ose për fëmijët më të vegjël ky numër t’u shkruhet në veshjet e tyre. Një tjetër këshillë për prindërit është të mos humbasin kohë, nga momenti që konstatojnë humbjen e fëmijës, pasi kjo e bën më të vështirë gjetjen e tyre. Mungesa e rojeve bregdetare këtë vit ka krijuar mjaft probleme.
ثshtë bërë thirrje herë pas here për vënien e tyre, por asnjë masë nuk është marrë në këtë drejtim. Kullat e vrojtimit ndërkohë qëndrojnë në plazhe, edhe pse janë të gjitha bosh. Nevoja më e madhe për roje bregdetare është në plazhin e Durrësit, për shkak edhe të fluksit të madh të turistëve që kanë këtu.
g.shqip
 
Titulli: Durrës, 8 fëmijë humbin çdo ditë në plazh

A gjinden pastaj? Kjo ka rendesi
 
Back
Top