polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
Policia e Kosovës dhe Maqedonisë kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi. Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës thonë se mes dy policive duhet të firmosen edhe disa protokolle për të thelluar këtë bashkëpunim.
Siç mëson agjencia e lajmeve INA, nevoja e thellimit të bashkëpunimit është shfaqur, pas rastit të Radushës, ku u vranë katër shqiptar, ndërsa lidhur me aksionin e MPB-së maqedonase, Prishtina zyrtare shumë pak kishte informacione.
Ambasadori i Kosovës në Shkup, Skender Durmishi për agjencinë e lajmeve INA thotë se, mënyra e komunikim dhe shkëmbimit të informacioneve mes dy vendeve nuk funksionon si duhet.
“Sa i përket zhvillimeve të fundit, nga Prishtina janë shprehur shqetësime për faktin se nuk ka patur informacione me kohe për aksionin e Policisë së Maqedonisë në afërsi të brezit kufitar kur dihet se incidentet në njërin vend kane reflektim edhe në vendin tjetër. Në të shumtën e rasteve jemi informuar nga mediat dhe jo përmes kanaleve zyrtare. Pra bëhet fjale për efikasitetin e komunikimit dhe shpejtësinë e komunikimit ndërmjet institucioneve përkatëse të të dy vendeve”, thotë Durmishi.
Edhe për rastin e Radushës ne i kemi ngritur shqetësimet tona dhe jemi informuar me versionin zyrtar të ngjarjes, thotë Durmishi.
“Kjo ka qenë teme e bisedimeve tet-a -tet ndërmjet ministrave ,edhe ne takimin e delegacioneve ku është shtruar rëndësia e informimit reciprok. Ky do te jetë kurs i veprimit dhe bashkëveprimit në të ardhmen . Nëse do të këtë mungesë informacionesh apo dyshime të natyrave të bazuara mund të kërkohen edhe sqarime në interes të zbatimit të marrëveshjes se nënshkruar dhe në interes të stabilitetit”, theksoi ai.
Deri më tani më shumti bashkëpunim mes policisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë ka posaçërisht në shkëmbimin e informacioneve për ngjarjet që zhvillohet në vendkalimet kufitare. (Ardian Mehmeti/INA)