Dukesha heq dorë nga miliardat… për tu martuar

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Ajo është nga gratë më të pasura në Spanjë. Ka disa kështjella. Megjithatë, Dukesha e Albës ka vendosur të heqë dorë nga pasuria për tu martuar me një punonjës të shërbimit civil.
Sipas Ginesit, Dukesha e Albës ka më shumë tituj se çdo fisnik në botë, është dukeshë shtatë herë, konteshë 22 herë dhe markezë 24 herë.
Pasuria e saj arrin deri në 3.5 miliard euro. Por fëmijët e saj ia kishin bllokuar deri më tani planet 85-vjeçares për tu martuar me Alfonso Diez, 24 vjeç më të ri. Ndaj ajo ka vendosur që tua japë të gjithë pasurinë fëmijëve, duke mos mbajtur asgjë për vete, në mënyrë që të martohet me Diaz. “Alfonso më do vetëm mua, asgjë tjetër,” tha ajo. E në këtë mënyrë gjashtë fëmijët e tetë nipat e saj kanë përfituar nga një kështjellë e me mijëra hektarë tokë në Spanjë secili.dukeshaaa.jpg
 
Pe: Dukesha heq dorë nga miliardat… për tu martuar

Ishalla si nderrohet mendja Alfonsos....
 
Pe: Dukesha heq dorë nga miliardat… për tu martuar

do e le ke pragu kishesh lol e do ket humb dhe milionat ahahhahhaha
 
Pe: Dukesha heq dorë nga miliardat… për tu martuar

Po ai per milionat po e merr...
 
Back
Top