Dukës nuk i vjen mirë që kosovarët e braktisën Kombëtaren

legjenda

Tetova
Armand Duka, presidenti i FSHF-së, nuk e ka pritur mirë largimin e disa lojtarëve nga Kombëtarja shqiptare në drejtim të Kosovës

Milot Rashica, Herolind Shala, Amir Rrhmani, Alban Mhea dhe së fundit Mërgim Vojvoda e kanë braktisur Kombëtaren shqiptare për t’iu bashkuar ekipit të Kosovës. Por, kreu i FSHF-së, Armand Duka nuk e ka pritur mirë largimin e këtyre lojtarëve nga Kombëtarja shqiptare.

“Nuk mund të thuash që na vjen mirë për nga pikëpamja sportive. Futbollistë që u përgatitën nga ekipet e moshave në Shqipëri dhe ne prisnim një lloj rezultati me ekipin A, vendosin për të luajtur për një kombëtare tjetër, shqiptare, le të themi. T’i kishim do të ishte më mirë, por gjithsesi, OK, do të kontribuojnë për Kosovën, sikurse ndoshta ka ndodhur edhe e kundërta”, ka deklaruar Duka, përcjell Panorama Sport.

“Futbollistët që janë aktualisht në ekip nuk kanë ndonjë plan për të lëvizur. Ndoshta lojtarët që lëvizën kanë menduar ose… kanë marrë hak për mospjesëmarrjen në Europian. Nuk duhet të ishte ky objektivi. Nëse vendimi i tyre ka qenë se e ndiejnë obligim për të kontribuuar për skuadrën e Kosovës, është vendim i drejtë. Nëse për hakmarrje, është gabim”, ka shtuar ai. /Express/
milot-untitled_1473415096-2135198.jpg
 
Titulli: Dukës nuk i vjen mirë që kosovarët e braktisën Kombëtaren

me fal a mos vall iku ndonje lojtar qe ka qen ne formacionin e shqiperis apo iken ata qe filluan me qajt pse nuk u grumbulluan ne europian
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top