Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Duke kujtuar mesuesin-en

Pe: duke kujtuar mesuesin-en

MESUESIT
Kur kërkoj ti jap trajta mirësisë njerëzore. Ajo ka ngrohtësinë e gjoksit të simemë e siluetën e imët të mësuesit tim Shefqet Kelmendi. E kujtoi mësues Shefqetin si oazë ku ndalej të pushojë shpirti i trazuar i fëmijës së ndrydhur nga pesha e mjerimit dhe e njerëzimit. E kujtoj duke ecur, me një tufë gazetash nën sqetull e tek lexonte gazetën “Drita”. E afronte shumë gazetën për shkak të miopisë e shkonte ngadalë nën hijen e plepave përbri asfaltit, në rrugën që nga posta çonte drejt lagjes së “familjareve” që ishte “qyteti” i fshatit tim. E kujtoj kur u ndreqte fëmijëve kamishat e leckosura ne pantallonat mjerane. E kujtoj tek i bije mandolinës e me një zë kadifeje këndonte këngën e pesë heronjve të Vigut. E kujtoj kur tregonte parabolën e të dënuarit me vdekje që në sajë të besës e dhembshurisë se gardianit kishte shkuar të përshëndeste familjen një natë para ekzekutimit e që moti i keq e kishte penguar të arrinte në kohë. Me dorën e ngritur e zërin e çjerrë vraponte drejt trekëmbëshit të vdekjes ku në këmbë të tij, po ekzekutohej gardiani i ndëshkuar për njerëzinë e shfaqur e besimin tek besa e shqiptarit. E kujtoj kur na i bënte të bukura edhe himnet ozanuese të shkrimtareve oborrtare. Kujtoj hartimet e diktimet plot shenja te kuqe sidomos mbi q-hat e ç- hat te cilat i ngaterroj edhe sot. Shënimet e gjata që bëntë me laps të kuq në fund e notat që ishin gjithmonë bujare. E kujtoj shikimin e tij ngjyrë qielli tek më jepte libra në bibliotekën e shkollës duke më thënë që megjithëse kisha zgjedhur libra qe duhej ti lexoja ndonjë vit me vone, un mund t′i lexoja. Kjo me jepte krahë. E kujtoj tek priste ne heshtje tek radha e bukës e u përgjigjej me dashamirësi përshëndetjeve pak servile të fshatarëve që ktheheshin nga puna në fushe e prisnin me ore që të arrinte gazi i kooperativës nga furra e Shënkollit të ripagëzuar “Ylli i Kuq”. E kujtoj kur gjatë shpjegimit, për të na zgjuar nga përgjumja e unshme na lëshonte zinxhirthin e çelësave nën jakat e lyrosura në zverkat tanë fëmijërore. Kur i klithte Dardanit të pabindur të kthehej në shtëpi për të bërë detyrat. Tek qortonte Shpëtimin gjaknxehtë që i kishte thyer hundët ndonjë shoku i cili i kishte thënë kryemadh të njëjtën shprehje që un po mësohesha ta duroja.
Arrestimi i tij ka qenë për mua një zgjim i trembur nga inkubi komunist. U mallëngjeva kure pashe ne google fotografinë, mu zgjat jeta nga mbijetesa e tij. Penda e mprehtë e gjaknxehtë e Shpëtimit, djalit të mësues Shefqetit, me ndaloi të publikoja disa përsiatje letrare për fatin e mirë të lexuesve. Nga zilia e duke përfituar nga distanca gjeografike që na ndanë, Shpëtimit po i them “kryemadh, kryemadh, kryemadh …hë”
Kure mësova vetëmohimin burrëror të mësues Shefqetit në gjyqin komunist u mbusha me një krenari të pashoqe. Vuajtjet e tija në burgjet çnjerëzore e dënimin me vdekje i përjetova me një dhimbje therëse e më bënë të harroj përndjekjet e arrestimet që me bënin shefat e sigurimit në ministrinë e mbrojtjes.
Mësues Shefqeti nuk është mësuesi i parë që të gjithë kujtojnë me mallëngjim. Ai është për mua njeriu i parë që kam takuar në shkretëtirën shoqërore të realitetit socialist.
Desha të shkruaj “të rroje sa malet mësuesi im Shqfqet Kelmendi” por ky urim është zvetënuar nga destinatari monopolist i tij, Enver Hoxha. Atëherë i sigurte që do të më lejonte ta merrja ngrykë e ta kacarroja fort, po i them “TE DU FORT MثSUES”

Marjan Bunaj 2011
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: duke kujtuar mesuesin-en

Teme e lezetshme :)

Mesuen e pare e mbaj mend te shendoshe te ashper ne fytyre
qe me dha nja dy shuplaka ne fillore sa kam pare xixa me sy,
qe me la ne pushim brenda te mesoja
pastaj mesuesja tjeter ne 8 -vjeqare para se te me fuste nje tj shpulle
me pa faqen ma solli ne nje ane pas tj kthehu unazat e medha me gur nga pellemba, e me gjysem zeri i thashe
o mesuese e kam mesuar gjysmen e pjeses, edhe tha ulu.
Dhe nje prof qe kishte nje vizore hekuri e me kuqi duart
Ia keto zyshat e mia vec se me vjen keq se pika tu bie :P
Tani per tani sme vijne kujtime te bukura here tj ndoshta po
 
Pe: duke kujtuar mesuesin-en

kujtoj mesuesen qe kisha ne fillore; mbaj mend kur me tha keto fjale : "me fal ..ela por do filloj pun ne tirane ne nje shkoll tjeter. Nuk mund te te ndihmoj dhe me vjen shum keq."

kujtoj pedofilin.. ashtu sic kujtoj racistet ... kujtoj manjaken seksuale...
por mes tyre kujtoj dhe nje mesuese qe e kam dashur si nje nene te dyt.... akoma sot eshte prezente ne jeten time dhe e du fort
 
Pe: Duke kujtuar mesuesin-en

sa her i kujtoj ato koh,me mall per ndonje mesuese e me 'inat' per ndonje tjeter..njs e di pa filluar qe do shkruaj gjat e kush do mar mundimin ta lexoj ndoshta dhe do e merz :D mesuesja e klases 1-4 ishte shum e mir ne menyren si shpjegonte po ne syt ton ishte 'shtrig' se ishte sh e eger sidomos me ata qe smesonin,ne kishin vajzen e saj ne klas me ne e merzitej me ne e rrihte ate,,,i punonte zbor me sakt mbaj mend qe qaja e thoja me vete -me mir tme rrihte mu se ate se me dhimbsej..me kishte ven kujdestare te pasterstis,kujtoj ato kontrollet qe ju beja nxenesve e nje rradh kisha harruar shamin vet kisha mar facoleta e me ra me nje unaz me gur qe mbante gjithmon ne dor..koka qull nje jav,sa e urreva,me vinte te mesoja nxenesit e dobet dhe me ulte ne bang me to e me thoshte po smesuan rrife e un qefi madh mu dukte vetja sikur ca jam,sa ika nshpi i thash mamit mka then mesuesja kshu tha beje prov po mos me hajde me ne shpi..e frikaaa ka dal nga xhehneti :D..ne klas te katert organizuam nje fest dhe kam recituar kercyer kenduar dhe aktruar,e mora shum komplimenta nga drejtori dhe mesuesit e tjer prezent,i bera te qanin e qe aty deshira ime me e madhe ishte te behesha aktore dhe merja pjes ne konkurset e letersis dhe ne teatrin e qytetit..me pas ne klas te 5 mesuesja qe kam dashur me shum nga te gjitha ishte mesuese zenepja qe vllai shpesh her me tallte me therriste zenepe :D..me jepte histori-gjeografi,ishte mbi 55 vjece ishte me syze me shum me therriste bukuroshe sesa ne emer (apo se skam qen e bukur un,si fuci uthulle e shendetshme gjithmon me faqet e kuqe:D),ngrihesha perdit ne mesim me te ngrija doren e kur skisha lexu se isha si 'trimja' klases shpetoja te tjeet kur skishin mesuar,lexoja 2 rreshtat e par e nje sy ne liber nje sy te mesuesja e kur ngecja me thoshte te kam then mos i meso gjithmon permendesh :D..ne klas te 8 isha ne kokursin e historis me shkolla dhe isha zedhensja e grupit e fituam ne shkalle rrethi..mesuese babeta mesuesja e edukimit fizik,aaaa vdisja per kete or me luti te mar pjes ne atletik po sme linin prindrit se mos lija pas dore mesimet,e me lan vetem te shkoj ne stervitje volejbolli deri ne vit te 2..profesor covi nn-drejtori shkolles na jepte gjuh-letersi ngrihesha ne mesim se kishte mendjen fare ca them e po te flisja per mesimin para smbante mend gje shum mir me thoshte te ai mjaftonte te ishe e rrjedhshme ne te folur e merje 10 (vendosem me 2 shoqe te vendosim nota ne regjister,pun kalamajsh un kisha ngaterruar e kisha ven te gjuha ne semestrin e par,2 te tjerat i kapen,ufff sa skam vdekur kur than jan ven nota ne regjister,donim te dilnim me te zgjuar ne:D)pastaj gjimnazi ferri im..mesuesja kujdestare bukuria (qe vec e bukur nuk ishte,shtrig pa '' fare )me mori inat qe ne vit te par se nuk isha ne kurs me te e ma ka nxir jeten 4 vite..po dhe un sja lija mangut jo ajo me tkeq un me te keq,perdit do zihesha me te,zysh drita zysha fizikes qe pothuajse nuk egzistonte per ne ne klas ishim secili ne qejfin ton..zysh darina qe vinte te bente parad mode e shum ironike me vajzat,po i haste sharra ne gozhde me mua skam qen tip qe jepja konfidenca mesuesve..prof limani qe ne vit te par me beri te qaj se u ngrita me deshir ne mesim i thash mesimin e atij mesa duket si pelqeu se me quajti drejtoresha e te futurit kot..loool gjith nxenesit duke qesh po nga ajo dit deri ne vit te 4 ja nxorra nga hundet..me ngriti ne mesim pas asaj here e me tha flit per x shkrimtar..i thash po cpun kam un me jeten e tjetrit ok me tha me flit per kte tjetrin i thash sjam tip qe merem me thashetheme ok me tha ulu 4,deri ne fund sma hoqi 4 nga inati se doja tbeja si e 'zgjuar' :D..kam qen tip qe luftoja shum per noten kisha vdekje ata qe hiqeshin te mir me mesuesit vetem per tmar nje not te mir,kam qen pak si shum kokfort po kur ne fund fitova ate deg qe doja me than e dinim qe do ja dilje mban vetem se duke par tipin tend 'luftarak' te shtynim te mesoje me shum duke tu ven kunder..eh po sa e vuaja un njs se e bera roman :D
 
Pe: duke kujtuar mesuesin-en

kujtoj mesuesen qe kisha ne fillore; mbaj mend kur me tha keto fjale : "me fal ..ela por do filloj pun ne tirane ne nje shkoll tjeter. Nuk mund te te ndihmoj dhe me vjen shum keq."

kujtoj pedofilin.. ashtu sic kujtoj racistet ... kujtoj manjaken seksuale...
por mes tyre kujtoj dhe nje mesuese qe e kam dashur si nje nene te dyt.... akoma sot eshte prezente ne jeten time dhe e du fort
Te paren akoma e kam in my heart ? sado qe me lendoi. Ne fakt kam dhe ca te tjere ne zemer me te cilet vazhdoj kontaktet dhe interesohen si jam ? kam pas karakter goxha pesante... por me to kurre sepse sme kan gjykuar por kam qen te rrept dhe te drejte. Falas tyre fitova dhe burset.
Te tjeret skan nevoj per komente.
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top