Të shumtën e kohës jeta na servir, të tjera "pjata" nga ato që ne porosisim. Dhe jo rrallë herë "kamarieri" me emrin fat ose rastësi, të servir komplet të kundërtën, ose dicka krejt bazike sa për të mbajtur gjallë frymën. Paçka se ti ke bërë gjithçka sipas protokollit të "restaurantit". Madje si për ironi, ngjitur me ty një klient që ka hyrë pa radhë pa respektuar asnjë kod veshjeje dhe etike etj, me një zë të tmerrshëm porosit çfarë do, dhe ka një shërbim ekselent rreth tij.
Kjo gjë s'ka se si të mos ju bezdisë dhe nis i bën pyetje vetes ku gabove? Ndjen një lloj zhgenjimi të pa pëshkrueshëm.
Dhe kjo ndikon jo thjesht ne humorin tuaj, por edhe në karakter. Ashtu ngadalë si pa e kuptuar. Nisni edhe beheni gjithnjë e më gërnjar, xhelozia nis e zë rrënjë (ndjenjë e pa njohur dhe e përbuzur deri ate çast) tek ju.
U mundova ta ilustoj disi faktin që jeta jo rrallë herë ka një axhendë tjetër nga ajo jona. Dhe një ditë, e gjen veten në një moshë të caktuar me familje të krijuar me përparësi tashmë prej kohësh aspak individuale, aq sa harron cili je ti si individ. Ate që shumë e cilësojnë si krizë të mes moshës etj. Dhe që shpesh ju atribuohet burrave.
Por në opinionin tim modest, them se ketë e vuajnë më tepër femrat.
Femrat nga natyra janë disi më të lidhura më natyrshëm me sensin e përgjegjësisë, dhe rregullave. Ose më saktë e pervetsojnë më shpejt dhe më herët se meshkujt. Dhe në një botë burrash, kjo e ben femrën më vulnerabël në ndryshimin e humorit. Aq sa nis e shendrrohet në një tjetër karakter (nis të grindet etj etj) që nuk e njeh.
Por pa dashur të zgjatem, pyetja ime është kjo :
Duhet të luftoni për të arritur ato objektiva personale. E para duke patur kundër faktorin kohë, dhe riskun e të etiketuarit si egoistë, madje qesharakë (pasi jetojmë në një shoqëri paragjykuese) paçka nëse jeni një prind i vetëm ose i/e martuar?
Ose keto ëndrra duhet të përpiqeni ti jetësoni tek fëmijët?
Apo thjesht duhet të pajtohemi me rrjedhen e jetës, pa nderrmarë rrisqe të panevojshme?
Ose?!
Cili është mendimi juaj?
Diskutim të mbarë!