Duhet me pas mik ne qeveri per te fituar nje pencion?

Guest2

Antarë i Respektuar
Nga data 1 prill e këtij viti familjarët e Dr.Florit, këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare i cili u nda nga jeta pak kohë më parë, përfitojnë një pension të posaçëm prej 50 mijë lekësh.

Ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe është botuar në fletoren zyrtare.

Florjan Kondi i njohur për publikun shqiptar si “Dr.Flori” u ndaj nga jeta në nëntor të 2014-ës si pasojë e mbidozës.

Flori la pas bashkeshorten e tij dhe vajzen Kaltrina, si dhe nje djale i cili erdhi ne jete pak para se kengetari te ndahej nga jeta. Shuma është 500 mijë lekë të vjetra në muaj.
Gazeta Panorama.
 
Titulli: Duhet me pas mik ne qeveri per te fituar nje pencion?

ncncnc.....................
 
Titulli: Duhet me pas mik ne qeveri per te fituar nje pencion?

Nje tjeter hipokrizi Shqipetare...
Po mire ky keshilli i ministrave mblidhet per Dr.Florin edhe i lidh nje pencion,po per ate burrin nga veriu qe e kish len gruaja me nje foshnje te vogel,e cila qante me ore te tera sepse babai dilte per pune sa edhe fshati ishte tmerruar,apo per njerez te tille nuk mbildhen keta sepse nuk jane vipa edhe nuk meritojne te kene pencion.Turp e per faqe te zeze jemi bere si shtet.
 
Titulli: Duhet me pas mik ne qeveri per te fituar nje pencion?

Nese eshte e vertet, s'habitem, se keshtu shkojn edh eketu punet... ai qe ka, ka..ai qe skaper ate ska... mjere ato njerez qe perfitojn nga nevojtari.
 
Titulli: Duhet me pas mik ne qeveri per te fituar nje pencion?

Tani ky është pension tjetër mbi atë që merr për fëmijën që e ka me sindromën down, apo si? Në bazë të cilave kritere ësht lidh ky pension? Sa familje shqiptare që vërtetë meritojnë pensione dhe s'ja u jep shteti duke ju nxjerr yçkla, e sa e sa të tjerve ja u përgjysmon pa të drejte (çështje të trajtuara nga Fiksi kto). Na u bë ky Dr Flori si hero kombi tani!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top