Duhanpirësit humbin një të tretën e memories

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
736260870lajmetari736260870.jpg


Shkencëtarët tërheqin vërejtjen se njerëzit që pinë duhan mund të humbin rreth një të tretën e kujtesës së tyre të përditshme.

Sipas një studimi të Universitetit Northumbri, cigaret mund të dëmtojnë madje një të tretën e memories së njeriut.

Nëse duhanpirësit heqin dorë nga vesi i tyre, atëherë mund ta kthejnë aftësinë e të mbajturit mend në nivel pothuajse të njëjtë me personat që nuk konsumojnë duhan, thonë shkencëtarët.

Në studim kanë marrë pjesë mbi 70 studentë të moshës 18 deri 25-vjeç.

Doktori Tom Heferman, i cili ka kryer hulumtimin, beson se rezultatet do të jenë të dobishme në fushatat kundër pirjes së duhanit.

“Duke pasur parasysh se në Britaninë e Madhe ka 10 milionë duhanpirës, ndërsa në SHBA madje 45 milionë, është e rëndësishme që të kuptohet ndikimi i pirjes së duhanit në funksionet e përditshme, prej të cilave potenciali i memories është shembull i mirë. Ky është studimi i parë që ka hulumtuar nëse braktisja e pirjes së duhanit ndikon në memorie”, ka thënë Heferman.

Ai thotë se nëse duhanpirësit heqin dorë nga pirja e duhanit, një gjë e tillë do të ndikojë në kthimin e funksionit kognitiv, e cila është aftësia për të mësuar gjërat e reja, për të mbajtur mend dhe për të përpunuar informacionin e marrë.

Ekipi i shkencëtarëve të udhëhequr nga Heferman do të vazhdojë të studiojë ndikimin e pirjes pasive dhe ndikimin e nivelit të tretë, i cili nënkupton toksinën e cila mbetet në perde dhe mobilie si rezultat i pirjes së duhanit./ko/

B:gjuha shqipe
 
Pe: Duhanpirësit humbin një të tretën e memories

jepini jepini postoni kunder duhanit, mua per momentin s'ka burre nene e as gru babe qe ma prish mendjen ta le :P :P :P
 
Pe: Duhanpirësit humbin një të tretën e memories

jepini jepini postoni kunder duhanit, mua per momentin s'ka burre nene e as gru babe qe ma prish mendjen ta le :P :P :P

Nuk eshte kunder thjeshte jane info qe jane mire te dihen :)
 
Pe: Duhanpirësit humbin një të tretën e memories

Morena,jane studime,hulumtime,gje qe do te thote sjane te provuara shkencerisht....Dicka qe ska prove ekzakte une thjesht si jap rendesi ose e lexoj per dicka me shume....Pastaj keta studimet behen per nje pjese te njerezve,per nje numer te caktuar...Dhe ky studim ska asnje vlere te pakten per mua jo,sepse duhani eshte dicka qe te relaxon per momentin,te ul nje tension emocional apo nervor,ka ane negative mbi shendetin(spo ja mohon askush),por memorien e kam ok une...Madje ndonjeehre e kam me shume sec duhet,edhe ne disa detaje apo gjera qe ndoshta duhen harruar...Varet tek njeriu dhe rendesia qe i jep disa situatave...Pasi ka raste qe disa gjera i kujtojme mire disa te tjera hic fare...Mesa di une njeriu ka memorje te shkurter(afat shkurter te kujtoje gjerat dhe ti ruaje ne kujtese) dhe memorje afatgjate(qe i ruan ne tru per shume kohe)...Keshtu e patem mesuar dikur mos qofsha gabim....Kjo memoria afat gjate me reziston shume mua,difekt ky...
 
Pe: Duhanpirësit humbin një të tretën e memories

Njeres qe njoh une jo nuk i ka ikur memorja por i eshte forcuar mban mend dhe cfare presje i vura nje fjalimi 5 faqor LOL LOL
 
Pe: Duhanpirësit humbin një të tretën e memories

Morena,jane studime,hulumtime,gje qe do te thote sjane te provuara shkencerisht....Dicka qe ska prove ekzakte une thjesht si jap rendesi ose e lexoj per dicka me shume....Pastaj keta studimet behen per nje pjese te njerezve,per nje numer te caktuar...Dhe ky studim ska asnje vlere te pakten per mua jo,sepse duhani eshte dicka qe te relaxon per momentin,te ul nje tension emocional apo nervor,ka ane negative mbi shendetin(spo ja mohon askush),por memorien e kam ok une...Madje ndonjeehre e kam me shume sec duhet,edhe ne disa detaje apo gjera qe ndoshta duhen harruar...Varet tek njeriu dhe rendesia qe i jep disa situatave...Pasi ka raste qe disa gjera i kujtojme mire disa te tjera hic fare...Mesa di une njeriu ka memorje te shkurter(afat shkurter te kujtoje gjerat dhe ti ruaje ne kujtese) dhe memorje afatgjate(qe i ruan ne tru per shume kohe)...Keshtu e patem mesuar dikur mos qofsha gabim....Kjo memoria afat gjate me reziston shume mua,difekt ky...

Gloom po i perzien gjerat ketu me duket...
Une nuk thashe qe eshte dicka shkencore ama i besoj, dihet qe sjellin demtime tek neuronet.
Nese tek nje studim qepare doli qe ne shqip vdisnin 3 mil persona nga duhani, une po permend vdekjen jo te tjerat.

Ok per mom mund te jete relaksues si thua ti,te marrim thelle thelle edhe gjerat e tjera jane qetesuese por jo te mira :)

Pastaj sbesoj se flitet per kujtime (disa momente) apo per kujtesen si perberje, por per memorie, ndoshta thjeshte fakti gjera te vogela te perditshme.
 
Pe: Duhanpirësit humbin një të tretën e memories

Mua vetem po ma shton memorien :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top