Molekula kundër AIDS, vaksinë kundër antraksit, dhe madje edhe antitrupa kundër dëmtimit të dhëmbëve. Tashmë zgjidhja është tek duhani, i modifikuar në laborator, i cili mund të jetë i aftë të prodhojë molekula me një interes të madh nga mjekësia dhe si rezultat edhe për shëndetin tonë.
Përfundimi vjen nga studimi më i fundit në Beneveto të Italisë, në ‘Ditën e Inovacionit në Bujqësi”.
Studimet po përqëndrohen në molekulat e duhanit, që sipas studiuesit Manuela Rigano, të Universitetit “Federico II”:- “duhani kultivohet lehtë dhe mund të transformohet nga inxhinieri gjenetike”.
Ja cfarë mund të përfitojmë nga duhani i modifikuar në laborator:
Molekulat kundër AIDS-it- Hulumtuesit në Këshillin Kombëtar Kërkimor (CNR) dhe të Institutit Pascale kanë marrë bimën e duhanit dhe i kanë injektuar një gjen nga ADN e virusit HIV për të prodhuar një proteine të quajtur Gag. Aktualisht po përdoret si eksperiment kundër virusit HIV, ndërkohë që rezultatet parapake kanë rezultuar pozitive.
Vaksina kundër lisë- Edhe pse lija ka kohë që është zhdukur, studiuesi Rigano, i Universitetit Federiko II, shpjegon se hulumtimi eshte kryer “sepse ajo është një sëmundje që konsiderohe shumë nga bioterrorismi.”
Vaksinat kundër prishjes së dhëmbëve- Shtetet e Bashkuara janë duke testuar projekte të përparuara duke përdorur bimë të duhanit të modifikuar për të prodhuar vaksina antivirale, të antraksit, si dhe antitrupa kundër prishjes së dhëmbëve dhe kancerit.
Përfitimet e gjetjes së vaksinave nga bimët, sipas studiuesve janë dy: për shkak se vaksinat bimore janë më pak të shtrenjta dhe nuk kanë efekte anësore të dëmshme për njerëzit.
/toplajm/