Duhani, pesë herë më i dëmshëm për femrat

Arfenilla

Themelues i Forumit
Dihet tashmë se fenomeni i përdorimit të duhanit nga ana e femrave ka marrë përmasa të gjera. Por, sipas një studimi italian, efektet e duhanit nuk janë të njëjta, si për meshkujt, ashtu dhe për femrat.

Sipas studimit, ku morën pjesë rreth 4,000 persona, duhani është pesë herë më i dëmshëm për femrat, në krahasim me meshkujt.lajmi
 
Pe: Duhani, pesë herë më i dëmshëm për femrat

Kurse une sapo lexova kete
[h=1]Tymi, alkooli dhe droga, burrat me ne rrezik[/h]Një stil jo i rregullt i jetës, në veçanti duhani, alkooli dhe drograt, i vendos burrat më në rrezik për jetën apo sëmundje të tjera, në krahasim me gratë. Përfundimin e ka nxjerrë një studim i drejtuar nga Brukseli që ka analizuar një seri faktorësh, përfshirë edhe kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare. Përdorimi i duhanit është shkaku kryesor i vdekjes së parakoshme në Evropë: 15% e vdekjeve në të gjithë BE-në mund t’i dedikohet duhanpirjes. /Shqiperia


Sido qoft, duhani eshte nje ves i poshter qe nuk sjell asgje pozitiv, mbase vetem ILUZIONIN se te qetcon....
 
Titulli: Duhani, pesë herë më i dëmshëm për femrat

shum mir thua veteM iluzionI eshte ne koken e tyre se vertet te qetson cigarja,sikur te hipte ligjي ne fuci kush te zehet me cigare te gjobitet sa mir do ishte :D
 
Pe: Duhani, pesë herë më i dëmshëm për femrat

Arfe, eshte e drejta e tyre te pine duhan nqs kane deshire...Fundja te gjithe e dine qe ben dem, jane pronar te jetes tyre keshtu qe kane te drejte te zgjedhin si duan ta jetojne ...
 
Titulli: Duhani, pesë herë më i dëmshëm për femrat

Cigarja nuk esht e demshem vetem per ata se pin po edhe per ata se rrin aty ne ate ambijent e posaqerish ne vende te mbylluar. Nje shoqe ima ka nje djal 7 muajsh; tANI ai vun nga asma, sepse babi dhe gjyshi i djalin jan duhan-pires kjo i ka shkaktu femies shum problem! pra duhani me mir te parandalohet me gjoba se ndryshe veshtri ?
 
Pe: Duhani, pesë herë më i dëmshëm për femrat

Po gjobat te vihen ne vendet publike, se nuk vete njeri dot ne shtepine e tjetrit ti thone "na gjobe se pive cigare"/....
Nuk eshte zgjidhja tek gjobat, por duhet te kuptojne vete duhan-pirset se ca demi ben, ata duhet ta lene se duan jo se ja imponon njeri....
Gjerat e imponuara nuk bejne gje tjeter pervec se te nxisin te hecesh me tej me sjelljen tende ( ne kete rast me duhanin)
 
Pe: Duhani, pesë herë më i dëmshëm për femrat

Një cigare e konsumuar nga një femër, e barabartë me pesë të një mashkulli
Duket se duhani i urren aq shumë femrat sa dëmin e një cigareje ua bën të barabartë me atë që shkaktojnë 5 të tilla tek një burrë. Ky është rezultati i një studimi të Universitetit të Milanos, i prezantuar në Kongresin e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë në Paris. Organizmi femëror është aq vulnerabël ndaj efekteve të cigares, pavarësisht nga faktorët e tjerë si mosha, presioni i lartë i gjakut apo obeziteti.

Pavarësisht se gratë janë më të mbrojtura në mënyrë natyrale se burrat nga sëmundjet kardio-vaskulare, të cilat shkaktojnë çdo vit 4,3 milionë të vdekur në Europë, kohët e fundit është vënë re një shtim i numrit të femrave mes të sëmurëve.

Studimi ka ekzaminuar 1694 meshkuj dhe 1893 femra në 5 vende (Finlandë, Suedi, Vendet e Ulëta, Francë e Itali) dhe ka arritur në përfundimin se çdo cigare e konsumuar nga një femër është e barabartë me 5 të tilla të konsumuara nga një mashkull. Përllogaritja është bërë në bazë të numrit të cigareve të konsumuara dhe përparimit të sëmundjeve kardiovaskulare, pavarësisht nga faktorët e tjerë të riskut si kolesteroli apo presioni i lartë i gjakut.
Shekulli!
 
Titulli: Duhani, pesë herë më i dëmshëm për femrat

Te ne thon kur te djega gjell i fryn kosit(jogurtit)nese gjobitet ne vendet publik ,kur esht ne pron private do i djeg edhe kosi
 
Pe: Duhani, pesë herë më i dëmshëm për femrat

Arfe, eshte e drejta e tyre te pine duhan nqs kane deshire...Fundja te gjithe e dine qe ben dem, jane pronar te jetes tyre keshtu qe kane te drejte te zgjedhin si duan ta jetojne ...

E morem vesht, tani na le rehat :P lol
 
Pe: Duhani, pesë herë më i dëmshëm për femrat

E morem vesht, tani na le rehat :P lol
Kush ste la rehat?? Jeni te lire te zgjidhni rrugen qe ju duket me e mbare:P
Ja bente dikush " mos i thoni duhan-pirsave te lene duhanin, se perndryshe do ngelim pa pune":P
 
Pe: Duhani, pesë herë më i dëmshëm për femrat

Me preket tani me gjithe kete ''propagande''....Per pak me bindet mos ta pi me....
 
Titulli: Pe: Duhani, pesë herë më i dëmshëm për femrat

Me preket tani me gjithe kete ''propagande''....Per pak me bindet mos ta pi me....

propaganda thua!e ke lexu ca shkrun ne pakon e cigarve?
 
Pe: Titulli: Pe: Duhani, pesë herë më i dëmshëm për femrat

propaganda thua!e ke lexu ca shkrun ne pakon e cigarve?

Cigarja vret:P...Se dua veten,por me cigare une i bej nje ''nder'' vetes...Eshte me shume se kaq per tu shpjeguar,aq me shume nje jokonsumator i saj sja di ku qendron ''pika'' e cigares...
 
Pe: Titulli: Pe: Duhani, pesë herë më i dëmshëm për femrat

cigarja ben dem nga te dy si mashkull dhe ne femra, gjithsesi mendimi im eshte se meshkujt pin me shume se femrat .
 
Back
Top