Dubai, prezantohet avioni më i madh në botë, ‘Airbus A380-800’ me 615 vende

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Dubai, prezantohet avioni më i madh në botë, ‘Airbus A380-800’ me 615 vende

avioni1-640x403.jpg


Në sallonin aeronautik të Dubait, ‘Emirates’ prezantoi këtë javë ‘Airbus A380-800 me 615 vende’; avioni i pasagjerëve më i madh në botë.

avioni11-640x345.jpg


Falë eliminimit të klasit së parë, shpjegojnë eksprtetët, është bërë i mundur ripërcaktimi i hapësirave në bord, duke siguruar 130 vende më shumë në klasin ekonomik, të rregulluar në trembëdhjetë rreshta, me dhjetë vende secili.

avioni12-640x345.jpg


Kompania nga Dubai siguron se sediljet e klasit ekonomik do të kenë shumë më tepër hapësirë për këmbët në krahasim me më parë dhe pasagjerët do të kenë mundësi të shijojnë udhëtimin duke parë një film nga katalogu prej 500 titujsh në ekranet e vegjël të vendosur në secilën sedilje përpara tyre.

avioni2-640x396.jpg


Risi edhe në klasin biznes, ku sediljet do të kenë mundësi të shndërrohen në krevate të vërtetë me gjatësi 2 metra.

avioni3-640x407.jpg


Avioni i ri do të përdoret për herë të parë në linjën Dubai-Kopenhagë më 1 dhjetor, ndërsa bileta vetëm vajtje, në klasin ekonomik do të kushtojë 540 dollarë.

avioni4-640x412.jpg


b.g.shqip
 
Back
Top