CoNNecT
Administrator
“Atlas” hoteli superluksoz i ndërtuar në ishullin artificial në formën e palmës në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe hap dyert. Hoteli me 1539 dhoma ofron pamje të mrekullueshme të një parku ujor dhe ka kushtuar mbi 1 miliardë euro. Për klientët suita superluksoze mes të cilave “Bridge suite” 900 metra katrorë. Një natë në “Bridge suite”, nga mund të admirosh parkun e mrekullueshëm ujor me mbi 65 mijë peshq, kushton 18.500 euro në natë. Adminstratorët e hotelit janë optimistë për suksesin e ”Atlas”. Prenotimet kanë filluar që në shtatorin e kaluar dhe për disa muaj tashmë janë zënë rreth 50% e dhomave. Hoteli krijoi jo vetëm admiruesit e tij por edhe kundërshtarët. Ambientalistët thonë se ishulli artificial mbi të cilin është ndëtuar “Atlas” ka dëmtuar seriozisht barrierën korale. Gjithsesi ambientalistët nuk trembin investitorët e mëdhenj. Donald Tramp pranon se do të ndërtojë një hotel të tijin, ndërsa në 2011 është planifikuar ndërtimi i në teatri me 1800 vende.
Balkanweb
Balkanweb