DUAM MBRETERIi: Pasardhësit e Skënderbeut kërkojnë referendum

Lauri

Anunnak
Nga Standard

Ja pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut deri më sot Pasardhësi i Skënderbeut ka “kërkuar” një referendum popullor për vendosjen e monarkisë në Shqipëri dhe shpalljen mbret. Giorgio Maria Castriota Scanderbeg, trashëgimtari i fronit mbretëror shqiptar – kështu shkruhet në web-in, ku prej një jave qarkullon njoftimi se “është bërë kërkesë për mbajtjen e një referendumi popullor mbi vendosjen e Monarkisë Kushtetuese në Shqipëri, me mbret Lartmadhërinë e tij George Maria Castriota Scanderbeg”. Për mediat njoftimi është marrë përsipër nga shoqata “Mbrojtja e të drejtave civile”, ku theksojnë se “pas një emigrimi të detyruar 650-vjeçar, familja Mbretërore Shqiptare Kastrioti të kthehet në Shqipëri dhe të gëzojë të drejtën e fronit mbretëror, pronat dhe detyrat shtetërore që rrjedhin nga froni”. Kur do të ketë një datë apo afat kohe për referendum nuk saktësohet as në njoftimin për mediat, por as në web-in zyrtar, që, si duket, përfaqëson dinastinë Skënderbeg.

Pasardhësi i Skënderbeut ka “kërkuar” një referendum popullor për vendosjen e monarkisë në Shqipëri dhe shpalljen mbret. Giorgio Maria Castriota Scanderbeg, trashëgimtari i fronit mbretëror shqiptar – kështu shkruhet në web-in, ku prej një jave qarkullon njoftimi se “është bërë kërkesë për mbajtjen e një referendumi popullor mbi vendosjen e Monarkisë Kushtetuese në Shqipëri, me mbret Lartmadhërinë e tij George Maria Castriota Scanderbeg”. Për mediat njoftimi është marrë përsipër nga shoqata “Mbrojtja e të drejtave civile”, ku theksojnë se “pas një emigrimi të detyruar 650-vjeçar, familja Mbretërore Shqiptare Kastrioti të kthehet në Shqipëri dhe të gëzojë të drejtën e fronit mbretëror, pronat dhe detyrat shtetërore që rrjedhin nga froni”. Kur do të ketë një datë, apo afat kohe për referendum nuk saktësohet as në njoftimin për mediat, por as në web-in zyrtar që si duket përfaqëson dinastinë Skënderbeg. Kjo kërkesë mund të lidhet edhe me vizitën që Giorgio pati këtë fillim viti në Shqipëri. Ai, pas 55 vjetësh, ka shkelur për herë të parë në tokën shqiptare, që njihet si pasardhës i heroit kombëtar nga linja e Napolit. Ky pinjoll jeton në Kazerta, afër Napolit, së bashku me gruan, Stefania, dhe dy djemtë.

Ka zbritur fillimisht në Durrës, si simbolikë prej nga 500 vjet më parë është larguar familja e Skënderbeut, e më pas ka vizituar Krujën, vendlindjen e heroit. Ndërsa ka udhëtuar edhe drejt Peshkopisë, pritja e të cilit është shoqëruar me festime pranë shtatores së Skënderbeut në këtë qytet, të realizuar dy vjet më parë nga artisti Sadik Spahiu me mbështetjen financiare të Zaim Korsit. Një qëndrim në fshatin e diskutuar të vendlindjes së paraardhëse në Sinë, duke takuar zyrtarë lokalë e duke u kthyer në Tiranë me takime me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme.

Zyrtarisht, siç ka pohuar dhe vetë Giorgio, njihet edhe linja e Leçes, ndërsa është debatuar mjaft në mediat shqiptare për këtë emër, debat që trashëgimtari i Skënderbeut e vlerëson mjaft abuzuese. “Pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468, familja (Gjoni me të ëmën, Donikën) u transferua në Mbretërinë e Napolit. Falë marrëdhënieve të mira dhe ndihmës që Skënderbeu i kishte dhënë kësaj mbretërie, mbreti Ferdinand i Aragonës i ktheu respektin familjes. Si në çdo familje tjetër, në vitet që pasuan, lindën shumë fëmijë, disa prej të cilëve zgjodhën rrugën e tyre për të mos qëndruar në Napoli. Ne jemi trashëgimtarë nga Achille Scanderbegh (Akili). Ne jemi linja e Napolit. Ekziston edhe linja tjetër trashëgimtare e Leçes me Alessandro Scanderbegh (Aleksandër Skënderbe) nga Pardo. Ne nuk e mohojmë. Të dy jemi Kastrioti Skënderbe, të dy jemi krenarë që jemi përfaqësues të heroit të madh”, – shkruhet si historik i shkurtër në web-in të theksuar tashmë fjalë për fjalë “Historiku i Familjes Mbretërore Shqiptare”.

Ndërsa Giorgio vazhdon shënimin brenda historikut të “familjes mbretërore” se linja e tyre, pra ajo e Napolit, nuk ka ndërtuar marrëdhënie aq të ngushta me degëzimin familjar të Leçes, “por s’ka vend as për aludime të tjera”, – thekson Giorgio. Më tej shkruan: “Më duket e parëndësishme të thuash që unë jam trashëgimtar direkt e tjetri indirekt. Sipas dokumenteve që ne zotërojmë, të thuash që unë jam direkt apo indirekt më duket e parëndësishme. Por për të shpjeguar këtë rast, po marr një shembull të thjeshtë. Unë kam dy djem: Filipo Maria Kastrioti Skënderbe dhe Aleksandro Maria Skënderbe. Nëse djali i madh, Filipo, nuk do të mundet të ketë fëmijë ose nuk do të ketë fëmijë meshkuj, të drejtën e pasardhësit do ta gëzojë Aleksandri. Ne rrjedhim nga një familje së cilës më 1945, me vdekjen e trashëgimtarit direkt Françesko, i kaloi nderi për të përfaqësuar Skënderbeun. Në këtë linjë, unë jam i fundit trashëgimtar derisa kjo t’i kalojë djalit tim, Françeskos. Të gjitha këto që po them, janë të dokumentuara në Arkivat e Romës, lehtësisht të verifikueshme”.

Giorgio Maria Skanderbeg reagon dhe ndaj debateve mbi historinë e prezantuar në Shqipëri për familjen e tyre. Ai tregon se përmes internetit ka nisur të lexojë pasaktësi sa i përket familjes Kastrioti Skënderbe dhe “filloi të rebelohej”. Në web, në fakt, shkruan: “Ne nuk kërkojmë asgjë, por historia duhet të respektohet. Unë përfaqësoj trashëgiminë aktuale direkte të heroit shqiptar. Shpresoj që vetëm në nivel emri të jemi të nderuar që i përkasim atij dhe të tregojmë se i përkasim”. Për këtë arsye në vizitën e tij në Tiranë, Giorgio ka sjellë me vete një broshurë që përmbante tri dokumente: pemët gjenealogjike të familjes, njëra prej tyre e njohur më 1910 edhe nga Arkivi i Këshillit të Konsultës Araldike (familjet fisnike), të cilat sipas trashëgimtarit të Skënderbeut duhet t’ia ketë dorëzuar Arkivit Qendror Shtetëror.

Mundësinë për të ardhur zyrtarisht në Shqipëri, e kanë pasur, – këtë ka shprehur për mediat Giorgio duke treguar konkretisht se familja e tij është përfaqësuar nga xhaxhai, së bashku me kushërirën e tij, Maria Luisa, kanë ardhur me Urdhrin e Maltës për të sjellë ndihma në ditët e vështira të ‘97-s!

Kjo, në fakt, u ka shërbyer për t’i paraprirë një vizite të ardhshme zyrtare dhe siç është shprehur Giorgio në ditët e vizitës së këtij viti: “Të vegjël mendonim se nuk do të mund ta vizitonim kurrë këtë vend. Na dukej se ishte i ndaluar për njerëz normalë, e jo më pastaj për ne që mbanim këtë mbiemër. Ndiheshim si në ekzil, por tani ndihem si në shtëpinë time. Unë vij nga një familje që nuk ka kërkuar asnjëherë të shpërfaqet. Ne nuk duam gjë tjetër, veçse të themi se ekzistojmë”.

اfarë trashëgojnë nga familja, Giorgio e ka shprehur në një intervistë për mediat shqiptare gjatë vizitës së tij se ruan një pikturë të Skënderbeut, të vendosur në shtëpinë e nënës së tij në Napoli, që si pronë i përket atij. Ndërsa ka rrëfyer mbi disa tekste të ‘800 që dëshmojnë për vazhdimësinë e dinastisë Skënderbe.

Por në Tiranë, Giorgio ka zbuluar një lloj idealizmi për idenë e vjetër se si princat jetonin në një botë plot luks – në fakt jeta e tij ka treguar se është krejt normale.

ثshtë drejtor i Bankës së Kazertës, sigurisht që jeton mirë dhe bashkëshortja e tij Stefania merret me administrimin e familjes.



Fisniku dhe pasardhësi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, me rastin e Jubileut të revistës, na ka drejtue urime dhe nji pemë Gjenealogjike të Familjes Kastrioti, të cilën po e botojmë në këto dy shtylla. Fisniku mban emrin Giorgo Castriota Scanderbeg, si emni i stërgjyshit, Heroit tonë Kombëtar, dhe banon me familje në rrethe të Napolit. Rreth familjes së Kastriotëve dhe brez-nive, të njimbasnjishme, gjtë shekujve, kemi pasë dijeni të përcipta e të errta, dhe për këto arsye jemi interesue me gjetë vërtetime dhe dokumenta sqaruese, drejtë për së drejti nga vetë Familja e Kastriotëve, me të cilën që në kohën e pagëzimit të Sheshit Skëndërbej, në Paris, qemë ndërlidhë. Siç dihet, Familja e Skëndërbeut, mbas vdekjes së tij dhe pushtimit Otoman të Shqipërisë, emigroi dhe u vendos në Italinë e Jugut, ndër pronat që u qenë dhurue dhe njoftë nga Mbreti i Napolit, Ferdinanti i Arragonës, për ndihmë ushtarake që Skënderbeu i dha kur zbriti në Itali, në Gusht të vjetit 1461, kundër Princit të Tarantos Giacomo Piçinino-s dhe Baronëve aleat të cilët kishin rrethuar në Trani dhe përkrahshin Derën Franceze d’ Anjohu, të sundonte mbi Mbretërinë e Napolit. Pasardhësit e Skëndërbeut mbasi dështuen në përpjekjet e tyre me lirue vëndin nga pushtimi otoman, me shkarkime në Shqipëni, tue kërkue ndihmën e Venedikut dhe tue nxitë popullin në kryengritje, edhe pse nuk pushuen kurrë të interesohen për fatet e atdheut të Arbërit, u stabilizuen njëherë e mirë në Itali. Nga Pema Gjenealogjike e Kastriotëve del se në Itali gëzuen tituj Fisnikërije (Nobilare) të ndryshme dhe të shumta, që u vijshin nga krahinat, katundet dhe qytetet që ata zotnojshin. Njikohësisht, si Bulerë (Bujarë-Fisnikë që ishin, u martuen me gra familjesh aristokrate me pajë (prikë pasunish të tundshme dhe të patundshme, simbas traditës së kohës të cilat forcuen pozitën e tyne. Nga këto martesa, Kastriotëve, në Itali, patën shumë djelm dhe vajza, me të cilët sigueruen, me breznitë e vijueshme, Derën dhe Emnin e Kastriotëve deri në ditët tona. Në pemën Gjenealogjike të Kastriotëve, pasardhësit direkt të Skënderbeut, janë marrë për bazë, simbas traditës sonë kanunore, trashëgimtarët mashkuj, për këtë shkak disa vëlla-zëni,gjatë breznive, tue mos pas lanë mashkuj pasardhës, barqet janë shue.

Në Pemën Gjenealogjike të Kastriotëve, si aneks, gjindet dhe ajo e Topiajve, të Islamizuem, Toptanve, për arsye, motra e Skëndërbeut, Mamica me 1445, u martue me Karl Muzhak Topinë, dhe pat tre dejlm: Gionin, Gjergjin dhe nji tjetër që i Islamizuem, pat marrë emnin Ali Bej Toptani. Këto shënime Gjenealogjike lanë me kuptue se familja e Toptanëve të sotëshëm kanë prejardhjen nga i pari Ali Bej Toptani, djalë i motrës së Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Në Pemën Gjenealogjike të Toptanave, sigurisht për mungesë kontaktesh shekullore, shënimet angrafike, në breznitë e pasardhësit e tyne, janë të meta dhe gjenerike. Si po shifim, dera e Toptanëve asht shekullore, e përmëndun dhe rrjedh nga i Pari Karl Topija, Prine i Arbërisë, (i Shqipnisë së Mesme) i cili për të përballue kërcënimin e Balshës së II-të dhe të Venedikasve, iu drejtue për ndihmë ushtrisë turke që kishte mbrri deri në Maqedoni. Më 1385, ushtrija turke nën komandën e Hajredin Pashës mundi ushtritë e Balshës, në Jug të Lushnjes ku u vra edhe vetë Balsha i II-të. Ishte hera e parë që turqit hynin në Shqipni, por edhe u duk qartë se ky fakt do të kishte pasoja të randa, tue konsiderue se se Turqit kishin fillue pushtimet në Ballkan. Për arsynat të pushtimit të gjatë shekullor të osmanëve në Shqipni, po ashtu ndeja aq e gjatë në Itali, të pasardhësve të Skënderbeut, nuk u erdhi mbarë Kastriotëve të nxjerrin përfitime, për një rivendosje të Derës në Fronin e Shqipnisë, aq sa u preferue një i huej, Princ Vidi, i cili tue abdikue vdiq tue lanë një dinasti fantazëm, me Skënder ثied-in. Kastriotët e kohve tona, sidomos Ferdinant Kastriotin (15-1-1893 -18-7-1978) janë interesue për manifestimet dhe ngjarjet shqiptare. Në prill 1968, kur zhvilluen kremtimet kastriotiane të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në Romë, i Pari i Derës së Ferdinantit muer pjesë me Familjarë të tjerë. Pasardhësit e tij Filipi, vdiq më 1984 dhe Gjergji (1928) përfaqëson derën e Kastriotëve, por ka vetëm dy vajza Marien) 4-2-1958) dhe Maria Luisa-n) 30-41963). Për vijimin e Derës dhe të Emnit të kastriotëve Filipi ka lanë mbrapa dy vajza dhe një djalë Gjergjin 92-8-1958). Kur u inagurue Sheshi Skandërbeg në Paris, Filipi i pat drejtue zotit Chirac telegramin që po botojmë. Kurse Gjergji asht ndërlidh me ne, ashtu si e do tradita e Familjes së Kastriotëve. Si po e konstatojmë nga Pema Gjenealogjike e Kastriotëve, për çdo brez janë përjetësue emnat e të parëve zambëdhenj: Gjon dhe Gjergj. Për mirënjoftje ndaj Aragonezave emnat Ferdinat Alfons. Si emna historik, Pirro dhe Akil: me Pirron, Skënderbeu mburrej, ndaj Kontit Picinino, tue thanë se ai dhe shqiptarët e tij rrjedhin nga një racë dhe kanë të njëjtën gjak. Për femnat janë përjetësue Donika, Maria, Mara.

Paris/ Nandor 1986
 
Pe: DUAM MBRETERIi: Pasardhësit e Skënderbeut kërkojnë referendum

Paris 1986??? I bie para 25 vjetesh..
[MENTION=45]Lauri[/MENTION] po cne qe e vure si lajme kete?

Keta kerkojne referandum per vendosjen e mbreteris pas 500 vjetesh.. hajde mendje hajde..
 
Pe: DUAM MBRETERIi: Pasardhësit e Skënderbeut kërkojnë referendum

Si familje dhe ne saje te respektit si nje familje me rendesi te madhe historike per popullin tone kam pershtypjen se institucionet shtetrore, ne radhe te pare Akademia, duhet me merret me gjenealogjine e saj per te anashkaluar te gjitha dyshimet e mundshme.

E dyta, legjislativi, si rezultat i rendesise se familjes dhe vlerave te saj historike, munde te nxjerre nje ligj te vecante, me te cilin ti ndaj nje vend ku do qendronte dhe bente aktivitetin e saj si familje, dhe mundesishte nje pension komod per egzistimin e saj si familje. Jam i bindur se kjo nuk do i kushtonte aq shume shtrenjet shtetit dhe per kete munde te gjendet zgjidhje.

Per mbreteri, kam pershtypjen se eshte kerkese demode dhe ndoshta pak e tepruar, megjithate me kete ceshtje duhet te merret spektri akademike pa frustrime dhe pa anime.
 
Pe: DUAM MBRETERIi: Pasardhësit e Skënderbeut kërkojnë referendum

Paris 1986??? I bie para 25 vjetesh..
[MENTION=45]Lauri[/MENTION] po cne qe e vure si lajme kete?

Keta kerkojne referandum per vendosjen e mbreteris pas 500 vjetesh.. hajde mendje hajde..

Duken qe jane pjese te mbledhura nga vende te ndryshme nga autori i keti shkrimi tek Standart. "Paris 1986" duhet ti riferohet te dhenave te fundit....!
Une nuk mund te modifikoj shkrimet e te tjerve, artikulli eshte i shoqeruar nga nje burim...;)
 
Titulli: DUAM MBRETERIi: Pasardhësit e Skënderbeut kërkojnë referendum

Sa miliard e kan pasurin keta qe duhet te behen mbreter !!!
Apo mos shohin enderra.
 
Back
Top