Duaja e hatmes se Kur’anit

Ghost

Anëtar i Nderuar
Falenderimi eshte vetem per Allahun, Zotin e boterave.
Perfundimi eshte per te devotshmit dhe armiqesia vetem mbi tiranet.
Paqja dhe shpetimi qofte mbi te derguarin tone Muhammedin, mbi familjen e tij dhe mbi shoket e tij ne pergjithesi.
Zoti yne! Prano kete lutje prej nesh se me te vertete Ti je qe degjon dhe di.
Na fal ne o Zoteria yne se me te vertete Ti je Fales dhe i meshirshem.
Na udhezo neve te e verteta dhe rruga e drejte per hir te Kur’anit te madherueshem dhe per hire te atij qe e dergove meshire per te gjith boterat.
Na fal neve o Fisnik.
Na fal neve o Meshirues.
Na i fal mekatet tona me miresine dhe me bujarine Tende o Bujar i bujareve.
O Zot! Na zbukurop me hijeshine e Kur’anit.
Na fisnikero me fisnikerine e Kur’anit, na vesh me rrobat e Kur’anit.
Na fut ne xhennet me ndermjetesimin (shefatin) e Kur’anit.
Ne ruaj prej te ligave (belave) te kesaj bote dhe denimit te botes se amshuar per hire te Kur’anit.
meshiroj te gjithe ummetin e Muhammedit, o Meshirues, o Meshireberes.
O Zot! Kur’anin na e ben te aferm ne kete bote, ndihmues per ne varr, shpetues ne diten e gjykimit, drite ne rrugen e Siratit, mbulese dhe mbrojtje nga zjarri.
Ne te gjitha miresite Kur’anin na e ben udherrefyes dhe prijes per hire te meshires, bujarise, fisnikerise Sate o Bujar.
O Zot! Na udhezo me udhezimin e Kur’anit, na shpeto prej zjarrit me fisnikerine e Kur’anit, na i ngrit gradat me miresine e Kur’anit.
Na i mbulo te keqijat me leximin e Kur’anit, o pronar i miresive.
O Zot pastroi zemrat tona, mbuloj te metat tona, sheroj te semuret tane, lai borxhet tona, shendriti fytyrat tona dhe ngriti derexhet tona, meshiroj baballaret-eterit tane, fali nenat tona, rregulloje fene dhe jeten tone.
Shkaterroj grupacionet e armiqeve tane.
Na e ruaj familjen tone, pasurine tone dhe atdheun tone nga çdo e lige, semundje ose fatkeqesi.
Na i perforco kembet dhe na ben ngadhenjyes ndaj popullit jobesimtare per hir te Kur’anit madheshtor.
O Zot! Dergoe sevapin e kesaj qe lexuam dhe kete drite qe e kenduam mbi shpirtin e zoteriut tone Muhammedit, shpetimi dhe paqja qofte mbi te dhe mbi shpirterat e te gjithe vellezerve te tij prej pejgambereve qe ishin te derguar paqja e Allahut dhe shpetimi i Tij qofte mbi te gjithe ata.
Dhe mbi shpirterat e familjes, femijeve, grave, shokeve, ndjekesve dhe te gjithe pasardhesve.
Mbi shpirterat e baballareve tane, nenave tona, vellezerve tane, mbi shpirtrat e femijeve tane dhe shokeve tane.
Mbi shpirtrat e mesuesve dhe dijetareve tane dhe mbi shpirterat e te gjithe atyre qe iou kemi hak.
Mbi te gjithe besimtaret dhe besimtaret, mbi muslimanet dhe muslimanet qe jane te gjalle prej tyre dhe te vdekur o caktues i nevojave dhe i pranues (pergjigjes) i lutjeve.
Te lutemi na i prano lutjet tona me meshiren Tende, o meshirues i meshiruesve.
Shpetimi qofte mbi te derguarin, falenderimi i qofte Allahut, Zotit te boterave.

(El-Fatiha)
Nqoftese tema eshte e hapur me par mbylleni.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top