ضtzi - Njeriu i ardhur nga akulli

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Nje zbulim sensacional
oetzi_mannausdemeis_0.jpg

‘Njeriu I ardhur nga akulli’ ndodhet ne museum arkeologjik ne Bolzano ( Itali ) ,eshte nje prej mumjeve me te njohur dhe me te rendesishem ne bote.Gjetja e tij eshte unike per kete burre sepse eshte I konservuar ne gjendje pothuajse perfekte me gjithe veshjet e asaj kohe.


Zbulimi
oetzi_fundumstaende.jpg


oetzi_dieentdeckung.jpg

E enjte 19 shtator 1991 ,ora 13:30
Alpet Venoste –Tisa – 3210 m lartesi
Ne nje dite me diell Erika dhe Helmut Simon, 2 turiste nga Norimberga (Gjermani) kishin organizuar nje eskursion ne kuoten e Alpeve Venoste.Ne fund te majes se Tises moren nje rruge per shkurt.Ne te ata verrejten nje pjese te mbushur pak me uje dhe ne uje dicka te erret.Ne fillim menduan per mbeturina por kur arriten me ne afersi u tremben se kishin gjetur trupin e nje njeriu.Ne akull ose me mire ne pjesen me uje dukeshin qarte shpina dhe pjeset e kraheve te nje njeriu.Permbys me gjoks te mbeshtetur ne nje gure dhe me fytyre ne uje.Para se te largoheshin I bene nje foto per te dokumentuar gjetjen,me mendje se kishin gjetur ndonje alpinist qe kishte humbur jeten vite me pare.




Transportimi I trupit

oetzi_die_bergung.jpg

E premte 20 shtator 1991
Diten pas zbulimit te trupit nje skuader zbulimi austriak filloi kerkimet per trupin e pajete.Skuadra e perbere nga austriaku Anton Koler dhe Markus Pirpamer, duke kerkuar te lironin trupin nga akulli ,duke punuar ne temeratura shume nen 0 dhe me nje kohe shume te keqe dhe duke u munduar ta nxirrnin trupin te sakte matrapiku u thye dhe u detyruan te linin punen.
E shtune 21 shtator
Diten tjeter nuk ishte e mundur te rikuperohej trupi pasi nuk kishte helikopter te disponueshem, megjithate Hans Kammerlander e Reinhold Messner arriten ne vend duke vezhguar vendin perreth
E djele 22 shtator 1991
Te djelen Alois Pirpamer dhe Franz Gurschler shkojne ne Tisa per te liruar trupin nga akulli duke e pergatitur per transportimin e tij te henen.Te dy mblodhen sendet perreth dhe I vendosen ne nje qese plastike per mbeturinat.Me pas Alois Pirpamer kthhet ne hotel ne Vent me qesen te hedhur mbi shpine..
E hene 23 shtator 1991
Te henen definitivisht trupi transportohet.Pergjate nates trupi kishte ngrire perseri.Transportimi u be nga Rainer Henn I institutit mjekesor te universitetit te Innsbruck dhe e filmuar nga kamera qe ende sot ato imazhe thone shume pasi ne gjetje sndodhej asnje arkeolog.Nga uji dolen disa objekte qe I referoheshin trupit:pelice,litar, shigjeta prej druri etj.Trupi u transportua per ne ’ضtztal (Austri).Mbetjet e gjetura u depozituan ne nje kase druri.M e tej per urdher te prokures se shtetit nje makine varrimi e transportoi ate ne institutin e mjekesise legale ne Innsbruck.


Ceshtja e kufirit

oetzi_die_grenzfrage.jpg

Pas pak gjetjes se mumjes dolen zera se mumja u gjend ne territor Italian e jo ne ate austriak.Traktati I St. Germain-en-Laye ne 1919 ndermjet Rep.Austriake dhe fuqite qendrore dhe ato fituese nga Lufta e Pare Boterore,kufiri ndahej ne Alto Adige dhe ne ‘Inn,Por ne zonen e Tises kishte shume bore dhe qe beri te mundur pengesen per realizimin e kufirit.Gjithsesi ne vitin 1991 kjo u qartesua dhe ne 2 Tetor ’91 autoritet qendrore dekretuan se vendi I gjetjes fikse ishte ekzaktesisht 92,56 metra Brenda ne kufirin Italian.Sot ne vendin e gjetjes se mumjes ndodhet nje piramide guri e gjate 4 metra



Si ka ndenjur I pa prishur?

oetzi_warum_blieb_er_unversehrt.jpg

Seria e koicidencave eshte vertet e pabesueshme
Trupi duhet te jete mbuluar me bore e me pas me akull direct pas vdekjes se tij.Vetem kjo eshte me e besueshme qe mumja mos te dekompozohej.Nuk perjashtohet mundesia se ne kalimin e mijevjecareve bora qe e mbulonte ate te jete shkrire.Demtimet tregojne se kishte faza te ngrohta ne mesin e mijevjecarit te 3 para krishtit ne epoken romane.



Antikiteti I mumjes
oetzi_das_unglaubliche_alter.jpg

mumie129_0.jpg

Pas 6 ditesh pasi e kishin zbuluar mumjen vjen nje arkeolog nga universiteti I Innsbruck
Qe ekzaminon trupin e tij.Ai daton rreth 4000 vjet shprehet .Sede te ndryshme jane ekzaminuar ne 4 vende te ndryshme dhe kane dale rezultate te njejta.
Njeriu I ardhur nga akulli ka jetuar rreth 3350-3100 para krishtit
Pra njeriu I ardhur nga akulli ka jetur rreth 5000 vite me pare.Kur faraoni egjiptian ndertonte piramiden e tij me te njejtin emer Otzi kishte 600 vjet qe ishte mbuluar nga bora,gjithashtu dhe Stonehenge ne Angli daton pas disa shekujsh pas vdekjes se tij.



Metoda C14


Metoda shkencore me I njohur per te gjetur vjetersine e materialeve organike eshte zbuluar nga W.F.Libby ne 1946.Eshte nje izotop radioaktiv qe hyn ne pjeset e organizmave te gjalle nepermjet atmospheres.Kur organizma vdes fluksi I c14 nderpritet dhe me pas zhduket fare.Gjysma e C14 daton pas 5730 vjetesh (periudha e pergjysmimit).Me nje spectrometer me acelerim mase AMS ben te mundur sasin e izotopit c14 ende prezente ne trupin e organizmit dhe ben kalkolimet e momentit te vdekjes.




ضtzi dhe mass media

oetzi_und_die_medien.jpg

Asnje zbulim arkeologjik ska bere kaq buje ne media.Linden dyshime ne emisione te ndryshme se trupi ishte thjesht nje vjedhje ne vend tjt egjipt apo peru.Ne fillim ishte e veshtire ti vihej nje emer,zakonisht emrat vihen nga vendi ku gjenden ose dicka e tille.Por para se ti vihej nje I tille gazetaret kishin gjetur 500 te tille.Otzi vjen nga ضtztal lugina ne austri qe ia vendosi gazetari nga Vjena ,Karl Wendl dhe u miratua nga Provica e Alto Adige- Der Mann aus dem Eis-njeriu I ardhur nga akulli.




Mallkimi I ضtzit
Gletschereis2_0.jpg

Personat qe gjeten dhe zbuluan mumjen kane vdekur nga semundjet ose nga incidente te ndryshmeMedia ka lidhur keto fakte me ‘’ Mallkimin I ضtzit’’




C’pamje kishte ضtzi?

oetzi_wie_sah_er_aus.jpg

Pas ekzaminimesh te ndryshme mumja rezulton te jete 1.54 m dhe 13 kg.Shkencetaret kane mundur te zbulojne se cpamje do kishte ai:Behet fjale per nje burre me qartesi,nga strukrura e kockave rezulton te jete rreth 45 vjec.Ne jete ishte rreth 1.60 m duhet te kete peshuar rreth 50 kilogram.Floket te rena ne procesin e mumifikimit ishin te errata dhe te gjata te pakten deri ne shpatulla.Mund ti mbante te palidhur.Ne vendndodhjen e tij u gjenden dhe qime nga mjekra e tij.Ne brendesi te globeve te syrit jane gjetur syte te konservuar gje qe tregon se syte mund ti kete pasur bojeqielli.Fytyren e kishte te deformuar pasi ka ndenjur ne nje kohe te gjate me fytyre te mbeshtetur ne akull.



Anatomia e nje mumjeje
oetzi_anatomische_besonderheiten.jpg

Per analizat jane perdorur metoda te ndryshme nder tyre dhe ato me modernet.Burrit I mungon cifti I 12-te te kockave te brinjeve,nje gje shume e rrale kjo por qe per te sbente problem.Ne pjesen e gjoksit ne krahe te majte I jane gjetur disa shenja te cilat me kalimin e kohes I ishin sheruar ndersa ne pjesen e djathte kishte shenja te cilat s’ishin sheruar.Mbase kjo ka te bej me momentin e ndalimit te udhes ne maj te malit.Ndoshta presioni I akullit ka bere punen e vet.Persa I perket dhembeve I kishte te demtuar.Ushqimet e marra jane trazuar me rere e gure gje qe ka bere prishjen e tyre.Edhe pjesa ballore e nofulles eshte shume e konsumuar,ndoshta sepse ajo ishte pjesa me e mire per te bere dhe mjetet e gjuetise




Gjendja shendetesore e ضtzi-t

Me moshen rreth 45 vjec,ai ishte nje prej me te vjeterve te grupit te tij. ضtzi vuante nga tricocefalosi (Trichuris trichiura),mjeket kane gjetur ne stomakun e tij nje parazit.Analizat ne floket e tij kane zbuluar se kishte nje perqindje me pak te plumbit,ndersa arseniku eshte me I larte,gje qe tregon se ai mund te kete marre pjese ne perpunimin e metaleve apo te nxjerrjes se tij.Analizat te marra nga thoi I tij zbuloi se vuante nga nje semundje kronike ende e paidentifikuar.Tre ‘linee di Beau’ ‘momente stresi’ kane goditur sitemin iminitar rreth 8,13&16 jave perpara se te vdiste.Ataku I fundit ishte me I rendi.



Udhetim ne trupin e ضtzi-t
oetzi_blick_in_den_koerper.jpg

Pjese te organeve te brendshem kane humbur volumin e tyre dhe perberjen origjinale ne brendesi te trupit.Mushkerite jane nxirre,pjese karboni jane depozituar ne brendesi te tyre.Ne trurin e tij eshte verejtur nje kalcifikim alterial.Permbajtja e stomakut tregon se cka otzi ka ngren ne momentet e fundit te jetes:qull,perime,mish si dhe drithera qe mund te jene ngrene ne formen e bukes.Ende sot e kesaj dite ekzaminohen keto mbetje.Sipas analizave te ADN-se burri I ardhur nga akulli I perket popullit neolitik te europes qendrore.



Tatuazhet
oetzi_die_taetowierungen.jpg

Ne trupin e tij gjenden mbi 50 tatuazhe qe konfigurojne linja(vija)dhe kryqe.Ndryshe nga tatuazhet qe behen sot tatuazhet e tij jane bere duke perdorur karbon vegjetal duke e ferkuar ate mbi pjese trupi.Vija dhe linja te ndryshme ne shpine ne pjesen e majte dhe te djathte jane bere tatuazh,ne pjesen e pulpes,ne kembe e ne pjese te tjera te trupit.2 vija gjenden ne pulsin e dores se majte,2 kryqe ne gju dhe ne thember.Pra ضtzi nuk e kishte per here te pare qe e vendoste veten ne situate te tilla.Eshte interesante fakti se tatuazhet e tij ndodhen ne pikat e presionit te agopuntures.



Mumifikimi (procesi I te berit mumje)
oetzi_die_mumifizierung.jpg

Se si ka ndodhur procesi I mumifikimit te njeriut te ardhur nga akulli edhe sot perben nje diskutim ndermjet kerkuesve te ndryshem.Disa hedhin hipoteza se trupi I tij dhe rrobat e tij jane mbuluar nga nje cipe akulli duke e beret e paperkueshem nga ajri.Sipas kesaj teorie akulli ka mberthyer mumjen vite me vone pas vdekjes duke perfunduar procesin e mumifikimit.




Si ka vdekur?
oetzi_wie_starb_er.jpg

Duke egzaminuar radiografi te reja kane verejtur nje trup te huaj ne pjesen e majte te shpatulles se tij.Fale testeve eshte fshire cdo lloji dyshimi.Bhet fjale per nje maje shigjete stralli,pra Otzi ka vdekur nga nje goditje ne shpatull me shigjete.Atje shigjeta ka bere nje vrime me diameter rreth 2 cm duke perfunduar ngjitur me mushkerite.Nuk ka kapur organte jetesore por plaga ka qen e madhe dhe kishte kapur arterie gjaku.Prerja e tyre duhet te kete shkaktuar nje hemorragji te menjehershme dhe paralizen e dores.Ai mund te kete vdekur I mbytur ne gjak Brenda pak minutave.Ne njeren dore jane gjetur dhe te prera te tjera qe derivojne nga ndeshjet trup me trup qe mund te kishte ndodhur para se te vdiste.




Kur ka vdekur?

Ne baze te polenave ( Gjethe ) te ngrena ne momentet e fundit botaniket mendojne se njeriu I ardhur nga akulli ndodhej ne Val Venosta (jug I alpeve italiane) 12 ore para se te vdiste.Faza e lulezimit te disa polenave eshte e ndryshme,pra ne stomakun e tij jane gjetur polena qe lulezojne ne pranvere(mars-qershor).Nga keto te dhena botaniket nxjerrin se Otzi ka vdekur ne pranvere duke ardhur vera.




Veshja


Fale objekteve qe kishe me vete ai mund te riparonte ose te modifikonte pajisjet e tij.




Pelicja

Ne momentin e kerkimeve ne vendngjarje jane gjetur 3 pjese te medha me bar e punuar me nje lloj bari alpin.Ne fillim kjo eshte inerpretuar sin je mantel pa duar qe vishej mbi pelice.Kjo gje eshte diskutuar se tepermi sepse manteli nuk perputhej me staturen e trupit.Me vone doli se ajo ishte thjesht nje mbajtese shiu per koken e tij ( tip kapeleje), qe perdorej nga pastoret atehere.




Perizoma
oetzi_lendenschurz.jpg

Perizoma eshte nje pjese drejtkendore prej lekure e gjate 33 cm,me lidhese te buta me lekure dhie te qepura se bashku.Filli eshte marre nga fibra tendinesh kafshesh .Nga pjeset e gjetura mund te themi se perizoma e tij ishte rreth 1 meter e gjate dhe vendosej mes kembeve dhe shkonte deri ne bark ku lidhej ne forme rripi.




Kapuçi me lekure ariu

oetzi_baerenfellmuetze.jpg

Ne vendgjetje te Otzi-t pak me tutje kokes se tij eshte gjndur dhe kapuci I tij.Ashtu si veshjet e tjera edhe kjo eshte bere me lekure kafshesh te qepura.Vendosen ne menyre qe qimet e kapucit te ishin nga brenda duke mbajtur koken ngrohte.Kishte dhe dy lidhese ne menyre qe te shtrengohej fort poshte gushes por ishin keputur para se te vdiste.








 
Titulli: ضtzi - Njeriu i ardhur nga akulli



Gambalet
oetzi_beinkleider.jpg

Ne momentin e zbulimit ai kishte te veshura ende gambalet e tij,te realizuara me rripa prej lekures se dhise.Te qepurat jane te qepura me kujdes,filli qe ka perdorur eshte I perbere me tendina kafshesh te ndryshem.Behet fjale per gambalet me te vjetra te botes nje lloj “leggings” qe mbulonin vete kofshet dhe pulpat.Pjesa e poshtme ne forme harku ishte e riforcuar me lekure qe kishte dhe disa te cara te barabarta mes tyre.Kishte vendosur dhe dy lidhese per te lidhur me rripin.Poshte gambaleve ishte vendosur lekure dreri e forcuar ne menyre qe kur levizte te mos I ikte lekura siper.Gambalet tregojne shenja evidente qe jane perdorur dhe jane riparuar shume.



Kepucet

oetzi_schuhe.jpg

Ashtu si gambalet edhe kepucet jane me te vjetrat ne bote.Keto kepuce te perbera prej nje kepuce te jashtme dhe nje te brendshme eshte fryti I nje punimi te rafinuar.Kepuca e brendeshme-formuar me litare vegjetal-mban te tiruar barin qe izolonte kemben nga I ftohti.Eshte e perbere me lekure dreri ashtu si edhe rrjeta vegjetale,eshte e qepur me lidhese me lekure ariu.Ne kepucen e pare qimet jane vendosur nga jashte ndersa tek kepuca e dyte nga brenda.Pjesa lart kepuces lidhej tek kavilja me fibra vegjetale.Poshte kepuces dukej nje vije e qepure qe te mundesonte kapjen e kembes me terrenin per te mos rreshkitur neper terrene te ndryshme.Kepucet te mbajne ngrohte por jo kur bie shi pasi nuk jane anti uji.



Rripi me xhep
oetzi_guerteltasche.jpg

Rripi eshte I perbere me lekure vici rreth 4-5cm.Duhet te ishte e gjate te pakten 2 metra.Ishte e mundur qe te rrotullohej 2 here perms belit dhe ta lidhje me nje nyje.Tek rripi ishte dhe nje si xhep I bute qe mbahej nje pjese e nje shigjete.Ne brendesi te xhepit eshte gjendur tjeter dhe nje cope kocke e gjate 7.1 cm.Ajo ishte multifunksionale pasi sherbente per te kruajtur dhembet,per te qepur ose per te bere tatuazhe.Pjesa me e madhe e xhepit ishte e zene me nje lloj kerpudhe (Fomes fomentarius) qe sherbente per te ndezur zjarrin.Duke gjuajtur strallin kunder sulfurit ndizej zjarri.





Pajisjet


Sepata
oetzi_peil.jpg

Objekti me domethenes I njeriut te ardhur nga akulli eshte patjeter sepata e tij.Eshte e gjate rreth 60 cm.Lama eshte e gjate 9.5 cm dhe eshte e punuar me baker.Lama shfaq shenja te perdorurash.Ajo ishte ne gjendje per te prere pemet,eksperimentet arkeologjike deshmoje se mund te prihej nje peme bersheni per rreth 35 minuta pa e mprefur perseri lamen.Duhet marre parasysh fakti se ne vitet 3000 P.k sepatat ishin si nje symbol dhe nje arme shume e kerkuar.Per kete motiv Otzi mund te kete qene nje lider ne grup ose nje luftetar.




Kama (thika)
oetzi_dolch.jpg

Kama e tij rreth 13 cm eshte e perbere nga nje lame ne strall,ne forme trekendeshi e lidhur me nje cope druri.Lama eshte fiksuar mire ne dru dhe eshte lidhur me tendina kafshesh.Ne fund te bishtit prej drurit eshte lidhur nje litar.Thika eshte e punuar ne strall nga mallet Lessini ne very te Verones.Fale kualitetit te saj te shkelqyer stralli ishte nje mjet kembimi shume I kerkuar ne Europe ne periudhen Neolitike.Thika ishte e future ne mill(kellef) e gjate 12 cm.E realizuar me nje nderlidhje mes fibrave vegjetale ne forme drejtkendore e mbuluar me to dhe me pas e mbyllur me qepje dyshe.Ajo vendosej te rripi qe ta kishte te gatshme.


Retushuesi
Retushuesi eshte një mjet i vogël në formë lapsi që është përdorur për të punuar në strall.
Gjatësia e tij është rreth 20 cm. Ai përbëhet nga një dorezë prej druri gelqeror – me fund të mprehtë - dhe ne fund me nje bri dreri e punuar ne zjarr e gjate rreth 6 cm. Briri eshte ngulur direct me drurin . Retushuesi pastaj mund t'i japë formën e dëshiruar, duke shkëputur fragmente te vogla prej guri.
Duke përdorur të njëjtën teknikë mund të sqaroj blades të bëhet shumë i mprehtë.
oetzi_dier_retuscheur.jpg


Harku
Otzi kishte nje hark me vete I gjate 1,82 m. Menjehere arritur ne maje ai duhet te kete ngulur harkun ne toke pasi kur eshte gjetur harku ka qen ende I ngulur.I bërë me dru bërsheni, harku nuk ishte teresisht I mbaruar. Gjurmët e tregojnë përpunimin e pambaruar,gdhendjet e dhena me mjeshteri ne te gjithe siperfaqen e tij .Pasi te përfundohej, harku duhej të merrte ende .
oetzi_bogen.jpg



Vijon...
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top