Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

DSH kritikon diskriminimin në tablonë greke të të drejatve të njeriut

Qeveria greke "përgjithësisht respektoi" të drejtat e njeriut të shtetasve të saj më 2008, por mbeten probleme në disa fusha, sipas raportit vjetor të të drejtave të njeriut të Departamentit të Shtetit te SH.B.A dalë muajin e kaluar.

Raporti vuri në dukje në veçanti një rritje në rastet e trajtimit mizor të emigrantëve pa dokumenta, azil-kërkuesve dhe anëtarëve të komunitetit rom nga zyrtarët e zbatimit të ligjit. Ai vuri në dukje gjithashtu diskriminimin ndaj pakicave etnike, shfrytëzimin e fëmijëve, përpjekjet për të frenuar lirinë e shprehjes e fesë dhe mbrojtjen e papërshtatshme dhënë viktimave të dhunës brenda vendit.

Organizata të të drejtave të njeriut dokumentuan se si "azil-kërkuesit dhe migrantët ishin rrahur rregullisht gjatë arrestimeve dhe ndërsa ishin në paraburgim". Shitësit e huaj në rrugë gjithashtu vuajtën abuzime "pothuajse të përditëshme".

Korruptimi i policisë me mënyra të ndryshme mbetet problem. Në shumicën e rasteve, policët morën "ndëshkime të lehta", dënime të pezulluara ose gjoba të vogla -- ose edhe shfajësime.

Numri i të burgosurve u rrit më 2008, duke mbërritur në 11,800 në shtator, shumë mbi kapacitetin e sistemit prej 7,500. Burgjet, shpesh të mbipopulluar dhe të vjetëruar, "vazhdojnë të mbajnë të miturit në të njëjtën qeli me të rriturit", pohoi raporti.

Ndonse ligji ndalon diskriminimin bazuar në racën, gjininë, paaftësinë apo statusin shoqëror, qeveria "nuk i mbrojti këto të drejta vazhdimisht në praktikë", tha raporti. Ai përmendi "gra e fëmijë ... homoseksualë dhe pakica etnike, veçanërisht romë dhe emigrantë pa dokumenta" si grupet veçanërisht më të prekur.

Më tej ai deklaroi se shtetasit grekë me origjinë jo-greke përgjithësisht nuk mund të marrin njohjen si "pakica" apo "pakica gjuhësore". Athina historikisht ka njohur vetëm një pakicë fetare "muslimane" dhe ndalon shoqatat nga përdorimi i termit "turk" në emrat e tyre, vuri në dukje studimi.

Komuniteti rom vazhdoi të ndeshet me diskriminimin e gjërë qeveritar dhe të shoqërisë, duke përfshirë abuzimin sistematik policor, të tillë si bastisje, dëbimin e paligjshëm dhe shkatërrimin e shtëpive të tyre, tha raporti.

"Qeveria greke nuk ishte e angazhuar vazhdimisht ndaj të drejtave dhe mirëqënies së fëmijëve," tha raporti, duke thënë se shtetasit më të rinj të vendit "ishin të prekur nga mungesa e strehës dhe shfrytëzimin në punë". Raporti përmendi gjithashtu përfundimet e studimit se gati dy të tretat e fëmijëve romë nuk ndiqnin shkollën; 90% janë analfabetë.

Trafikantët transportuan një numër të madh grash e fëmijësh dhe disa burra për në vend dhe brenda vendit "për qëllime të shfrytëzimit tregtar seksual dhe punë të detyruar", tha raporti. OJQ-të llogaritën se trafikantët patën 13,000 deri në 14,000 viktima në çdo kohë të caktuar.

Probleme të tjerë të përmendur përfshijnë dhunën brenda vendit dhe ngacmimin seksual. Raporti vuri në dukje se shumica e gjërë e punonjësve gra të ngacmuara u larguan nga punët e tyre në vend që ngrinin padi.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back