"Држава" dhe Flamuri

Ado

FISEBILIL-LAH
Gëzim Mekuli

- Retorika dhe Politika-

Nëntori! Muaji Identitet është afër. Afër dhe shumë kërcënues për ata që e duan ta kenë shumë larg. Disa sikur nuk e ndien këtë afërsi. Këta e duan largësinë e tij.

Në njërën anë këta njerëz, përmes mediave që i kanë nën kontroll, duan ta zbehin nëntorin Identitet, e, në anën tjetër, mediat, që i kanë nën kontroll po këta njerëz, duan që flamurin kombëtar ta zbehin e ta largojnë nga hapësira mediatike. Këto media (TV, radio, gazeta dhe interneti) pak lansojnë apo s'lansojnë flamurin kombëtar: këto media pak botojnë apo s'botojnë e nuk publikojnë fare fotografinë e ngjyrat e flamurit kombëtar. Këto media sikur i frikohen fuqisë shumëndikuese të flamurit kombëtar. Përpos mediave, në Kosovë, ka goxha shumë njerëz që i frikohen flamurit tonë kombëtar, shashtrisen nga frika, bash si prej dreqit.

Përse kështu?

Këshilltarët e këtyre njerëzve e dinë se identiteti është prodhim i retorikës dhe se retorika krijon subjektin politik dhe identitetin kolektiv. Pra fotografia, fjala e shkruar dhe filmi janë kryefaktorë retorik në ndërtimin e identitetit kombëtar të një kombi. Prandaj, jo rastësisht, largohet, nuk shkruhet e nuk xhirohet shumë flamuri kombëtar; ky "duhet" sa më pak të jetë i gjallë për syrin, veshin dhe shqisat e shqiptarëve të Kosovës. Këta njerëz, kanë edhe shumë "detyra shtëpie". Flamurin duhet ta keqreklamojnë, pakbotojnë dhe ta idhësojnë, e, në anën tjetër, këta njerëz kanë për "detyrë shtëpie" që flamurin e vizatuar nga UNMIK-u ta reklamojnë, shumëbotojnë, dhe ta ëmbëlsojnë.

E kemi thënë jo pak herë se monopoli i mediave në lajmin dhe fotografinë është aparati kontrollues më efikas i mendimit dhe debatit të lirë. ثshtë thënë sa e sa herë se, shumë intelektual të mendimit kritik nuk lejohen të marrin pjesë dhe të ndikojnë në zhvillimin e debatit kritik. Edhe pse për vet faktin, Kosova, vetëquhet "shoqëri demokratike", ky vend, sot, shumë, tepër shumë po i përngjanë një sistemi politik totalitar.

Pse e them këtë e pse mendoj kështu?

Dallimi i madh në mes të një sistemi totalitar dhe atij demokratik është se, në sistemet totalitare është shteti ai që vendosë se cili mendim, flamur, simbol dhe opinion "duhet" të dominoj në media, në hapësirën dhe vendimet publike. Pra, është "Држава" ajo që i tregon shqiptarëve se cili mendim e flamur duhet të pranohet e të mirërespektohet. Ndërkaq, në sistemin politik demokratik veprohet ndryshe, ama krejt ndryshe; Opinioni, vendimet politike, emblemat kombëtare e shtetërore si dhe mendimi lirë; mendim "që duhet" të dominoj në hapësirën publike, asnjëherë nuk paravendoset e nuk imponohet nga "Држава".
Opinioni dhe flamuri në "Држава" është punë e përkryer dhe nënkuptohet si opinion e si akt juridik e politik i përfunduar dhe i përkryer. Populli nuk dëgjohet nga këta njerëz; janë tjerët ata që dëgjohen e pyeten: është sistemi feudal.

Si të veprojmë në muajin Identitet?

Si kundërpërgjigje ndaj këtyre njerëzve e ndaj kësaj censure të rëndë, por të sofistikuar mediatike, dhe si mospajtim me këtë sistem feudal - sistem që të detyron të harrosh e të shlyesh nga kujtesa historike pjesët e identitetit të kulturës sate - do të ishte pikë së pari obligim qytetar dhe human, që për 28 nëntorin, muajin Identitet, të kujtohet me dinjitet elementi qenësor i shqiptarëve; Flamuri kombëtar:

- Le të vendoset ky flamur në të gjitha institucionet e popullit (e jo në pallatet e Qeverisë dhe të UNMIK-ut).
- Këta flamuj le të dukën në çerdhe të fëmijëve, në shkollat fillore, të mesme e në fakultete.
- Le të freskohet, së pakut le të nderohet, me flamurin tonë varri i ushtarit të UCK-së.
- Po, me flamuj kombëtar të freskohet varri i civilëve të vrarë nga "Држава".
Vetëm kështu e në këtë mënyrë do të parandalojmë tentimfshirjen e kujtesës sonë. Vetëm me 28 Nëntor thyerja e kësaj të keqe është më efikase se herëve tjera. Kështu, ne, shqiptarët e Kosovës, do të shërojmë harresën e imponuar nga këta njerëz e nga unmikgazetaria.

Në këtë mënyrë, ne edhe dëshmojmë se nuk jemi komb që vuajmë nga "kompleksi i vlerave të vogla".

Kontakto autorin:
Mekuli Press
[email protected]
 
I Ndjeri Ibrahim Rugova .. ka qen dhe dot jet Llegenda e Politikes ne Kosov .. aj e ka dit se qka dot ndodh me von se ka qen i aft per ket send e jo si kta tjert Hashim Thaqi etj etj qe nuk shohin ma larg se hunda e tyre .. se skan aftesi per Politik .. i Ndjeri Rugova .. ka then " TASH SDO E PRANONI POR ME VON DO E KERKONI " mduket kshto disi ka then .. dhe ajo po del tash po e kerkojm at Flamur qe e pat propozu Ibrahim Rugova po nuk mund ta kemi edhe i gjithi eshte faji i ktyre Patriotav T'Luftes si Hashim THaqi eh disa .. tjer .. qe nuk e pranojshin n'at koh sepse nuk kan njohuri per ket send .. sepse vetem nje njeri jo i aft sdo e dinte qe nese dojm Pavaresi duhet te ndrrojm dhe Flamurin dhe Hymnin .. dhe kur Ibrahim Rugova na i la me flamur dhe me hymn .. nuk deshem te i pranojm tash i kem pasojat .. kemi nje flamur me yje dhe nje hymn si te lozte nje femi dhe me i mir dot dilte ... :D por qfar te bejm tash ja ngulem vetes .. tash dohet ti mbajm pasojat .. :D
 
Eshte e vertete qe po zhvillohet (jo vetem pas 17 Shkurtit, por edhe me heret) nje "kampanje" e kosovarizimit disi te detyrueshem te shoqerise ne pergjithesi. Normalisht qe te qenit shtet te obligon te kesh simbole te caktuara qe te dallojne nga shtete tjera (ne kete rast nga ai shqipetar), por asesi nuk te detyron qe te harrosh ate qe ke ndertuar si identitet per shekuj me rradhe.
Po me duket qe ata qe po i fryjne ketyre ererave te instalimit te termit "kosovar" ne gjithcka qe gjallon ne Kosove, i kane disa arsye, qe ne fund te fundit i konvenojne atyre personalisht.

Po e prek vetem njeren...

Ne te gjitha fushat, qofte politike, kulture, gazetari, sport, etj. normalisht eshte me e lehte qe te jesh "me i miri" ose "i mire" ne nje treg 2 milionesh, sesa ne nje treg 7-8 milionesh. Ri-integrimi i kombit shqipetar ne te gjitha trojet (e them "ri" sepse jam i vetedijshem per ndarjen e detyruar qe e kemi pasur gjate shumices se shekullit te kaluar) do te levizte shume vlera te cilat ne Kosove jane forcuar aq shume, saqe eshte shume e veshtire te kontestohen. Pikerisht bartesit e ketyre vlerave, te cilat jo gjithehere jane pozitive, jane ata qe me se shumti e perkrahin procesin e kosovarizimit dhe de-shqiptarizimit.
Per aspektin politik te gjithe kesaj (parandalimi i forcimit te faktorit shqiptar ne Ballkan) e qe inkurajohet nga shume faktore te jashtem, po ja le dikujt tjeter...

dr_toli
 
I Ndjeri Ibrahim Rugova .. ka qen dhe dot jet Llegenda e Politikes ne Kosov .. aj e ka dit se qka dot ndodh me von se ka qen i aft per ket send e jo si kta tjert Hashim Thaqi etj etj qe nuk shohin ma larg se hunda e tyre .. se skan aftesi per Politik .. i Ndjeri Rugova .. ka then " TASH SDO E PRANONI POR ME VON DO E KERKONI " mduket kshto disi ka then .. dhe ajo po del tash po e kerkojm at Flamur qe e pat propozu Ibrahim Rugova po nuk mund ta kemi edhe i gjithi eshte faji i ktyre Patriotav T'Luftes si Hashim THaqi eh disa .. tjer .. qe nuk e pranojshin n'at koh sepse nuk kan njohuri per ket send .. sepse vetem nje njeri jo i aft sdo e dinte qe nese dojm Pavaresi duhet te ndrrojm dhe Flamurin dhe Hymnin .. dhe kur Ibrahim Rugova na i la me flamur dhe me hymn .. nuk deshem te i pranojm tash i kem pasojat .. kemi nje flamur me yje dhe nje hymn si te lozte nje femi dhe me i mir dot dilte ... :D por qfar te bejm tash ja ngulem vetes .. tash dohet ti mbajm pasojat .. :D
me mira e se mires eshte te mos i fusim hundet ne politik sepse po te hyme ne te dikujt do ti dukej absurde dhe ndoshta edhe qesharake
sepse vlerat e askujt nuk mund ti shlyej askush dhe as ti di e sidomos njerez qe flasin vetem ne bindjen c'fare kan.
po te hyme thell ne historin e ketyre dy politikanve qe i theksove ,kan shume dallim njeri me tjetrin e nese me pyet perse
shkurt do isha pergjigjur dhe duke marruer vetem nje fakt
kosova ishte ne lufte e tere bota po i ndihmonte kurse presidenti yne i ndjer
larg larg kosoves kerkonte te ndalen bombardimet
pastaj nuk donte te pranote se kishte lufte por mohonte ket gje duke then se nje grup njerzish jane te frustruar .
eshume e shume gjera qe prap populli ia fali
kurse sa i perket flamurit kombetar nuk e di se te cili shqipetar nuk eshte thell ne zemer pamvarsisht se kemi simbolet e shtetit te te ri
 
Ngojeni plakun, :gjujpeshk::gjujpeshk: grahni bythes e punoni token e mos mirri me punet qe sju takojne :gjujpeshk:se so politika per fukara :gjujpeshk: se vetem nder shqipe bene vaki qe shitesi i djathit te beje analiza ekonomiko-politike :motor::motor: demek asnje ne profesionin e vet :dance: bacaloko ma mir osht me mbajt naj pule, lope, me mbjell naj peme , perime besa edhe grunin se drithi u bo xeher :dance::dance: hajt u past baca shtrini komt sa e keni jorganin :gjujpeshk:
 
Po,kitra ne nji fare mase ka llogjikisht te drejte kur shkruan"shtrini kembet sa keni jorganin".Tani jorganin e kemi te ri dhe te vogel.Ate e kemi te kushtezuar.Keshtu jane rethanat tona te rilindjes "Kosove".T'ja leme te ardhmes,le te punojme vete qe ta zmadhojme kete jorgan.Sa per flamurin,ai nuk harrohet kollaj.
 
I nderuari Zt. Orakulli

Flamuri eshte plaga jone e perbashket, por ja qe une ne ata pak rreshta nuk kisha te beje fare me flamurin. Dhembja ime eshte diku tjeter gje qe besoj se po ta analizoje kuptimin e fjalis: ''se vetem nder shqipe bene vaki qe shitesi i djathit te beje analiza ekonomiko-politike'', edhe do e kuptoje fare mire. Une jam i pajtimit qe ne katunaria me shume te mirremi me token qe kemi lene batall se na iken leket duke eksportuar. Pra thjeshte jam per nje ndarje funksionesh qe ne trevat shqipe i ka humbur fija dhe eshte bere lemsh. Bujku le te merret me aren e mjeku me ordinancen se mesa shoh une kemi perzi kompetencat dhe kush qohet me i pari ne mengjes thure nje analize politiko - ekonomike me barkun bosh. :gjujpeshk:
 
Po,asht e drejte.Eshte teme e gjate kjo.
Sejcili duhet te zeri pozicionin e punes,kryesore kjo,dhe ne ate "pun" te zeri vendin qe i takon si profesion.Shume merren me politike ne shqiperi.Por politika,Gjuha Shqipe,demokracia etj nuk behen ne boshllek.Ato kerkojne pune e cila te con ne fuqizimin ekonomik mbareindividual.Pa pune nuk ka prone,nuk ka atdhe,nuk ka flamur,nuk ka gjuhe.Nese ne vazhdojme keshtu do vije nje dite qe ne do te shkombtarizohemi.Armiqte tane na e dine kete difekt dhe ketu na sulmojne qe te na shperbejne perfundimisht.
 
Ngojeni plakun, :gjujpeshk::gjujpeshk: grahni bythes e punoni token e mos mirri me punet qe sju takojne :gjujpeshk:se so politika per fukara :gjujpeshk: se vetem nder shqipe bene vaki qe shitesi i djathit te beje analiza ekonomiko-politike :motor::motor: demek asnje ne profesionin e vet :dance: bacaloko ma mir osht me mbajt naj pule, lope, me mbjell naj peme , perime besa edhe grunin se drithi u bo xeher :dance::dance: hajt u past baca shtrini komt sa e keni jorganin :gjujpeshk:

bash me vend kjo thenja "Se vetem nder shqipe bene vaki qe shitesi i djathit te beje analiza ekonomiko-politike"!!!

Kshtu po ndodh edhe ne politiken e Kosoves e kan pushtetin ne dor ata te cilet duhet ti grahin bythes edhe ti punojn arat e tyre se ju meten batall.
ehh Akademiket po qendrojn ne shtepi njerezit e shkollur per politik po qendrojn ne shtepi. kurse analfabetet qe skan lidhje me politik. qe mbas luftes me pare i kan marr diplomat tash po na udheheqin vendin.
 
plotsisht pajtohem me ju kitrra, por qti besh, kur dikush ta nzjerr gjuhen edhe ti nese nuk don.
"ishte kan nje her nje i shkooluar dhe shkoj ne nje ndej,aty ishte edhe nje hoxhe, posa hyne i riu ne ode te gjith ata qe e njihnin por edhe i zoti i shtepis e kapen per krahu ti japin nje vend me te mir ta qesin ne ball te ogjakut siq ishte zakoni, u ul dhe menje her kerkuan te fliste diqka.
mirpo kryehoxha i ati fshati filloi nje mesele...
ishte shkuar njeri ushtar dhe pasi kishte treguar suksese i kishin dhen si shperblim te dal ne qytet, dhe ushtari pregaditet per te dalur por nga ngutia harron kapelen dhe ne dalje takon eprorin e tij dhe don ta pershendet por kur e shef se nuk e ka kapelen e len at pun,
dhe eprori duke njohur kush ishte i thot lere se mendet nuk te rrin pa kapel"
por djali i menqur nuk beri ze
pas disa dite perseri i qellon fati te jen ne nje ode burrash qe te dy edhe i riu edhe hoxha
dhe posa deshi hoxha te fliste ,djaloshi itha prit sepse ate dit nuk desha te flas
dhe filloi "kishte pas shkuar nje her nje mashkull i nje shtepie ushtar por nuk dinte shkrime lexim dhe letrat qe i dergonte ne shtepi ia shkrunte nje maqedon ,ai i diktonte e maqedoni i shkrunte , por ate qe shkruante e shkruante ne germa cirilice, dhe kur mberriti letra ne shtepi
prap nuk dishin ta knojn letren dhe i zoti i shtepis niset te shkoj te hoxha sepse vetem ai dinte te lexonte , mirpo kur shkoi ja dhe letren hoxhes per ta lexuar por hoxha i tha se tybe ket leter nuk di ta lexoj
qysh more nuk din ti hoxhe e mos me dit me kapuq ne kry
hoxha i zen ngusht e mori kapelen e hoqi nga koka dhe iu kthye plakut
o migj po met nuk rrin nen kapuq jo."
 
Redaktimi i fundit:
bash me vend kjo thenja "Se vetem nder shqipe bene vaki qe shitesi i djathit te beje analiza ekonomiko-politike"!!!

Kshtu po ndodh edhe ne politiken e Kosoves e kan pushtetin ne dor ata te cilet duhet ti grahin bythes edhe ti punojn arat e tyre se ju meten batall.
ehh Akademiket po qendrojn ne shtepi njerezit e shkollur per politik po qendrojn ne shtepi. kurse analfabetet qe skan lidhje me politik. qe mbas luftes me pare i kan marr diplomat tash po na udheheqin vendin.
po nese keta analfabet qe po i quan ti nuk e kan mire puno ti dhe te tjeret qe po kritikojne dhe benu ma te mire se ata.dhe te behin shembull per te tjeret e te mos behemi sikurse gjate luftes:kur nje plak i degjonte lajmet me familje e vet dhe i thot tjetrit valla mire thane lajmet sot.e pyet tjetir qka thane bre e ky ia kthen : valla qka tha se di veq mire foli.nuk eshte mire me vet se qka po ben shteti per neve por me pyet veten qka une po punoj per shtet.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top