Druri i mollës

Kresha

A pretty face can never trick me
Fëmiu e donte pemën, por edhe pema kishte dëshirë të lozte me të. Koha kalonte dhe vogëlushi u rrit...




(Prindërit dhe fëmijët)


Dikur ekzistonte një pemë e madhe e mollës. Një vogëlush dëshironte çdo ditë të luante rreth kësaj molle. Ngjitej deri te maja e pemës, hante frutet e saj dhe pushonte nën hijen e saj.

Fëmiu e donte pemën, por edhe pema kishte dëshirë të lozte me të. Koha kalonte dhe vogëlushi u rrit. Nuk luante më për çdo ditë te pema. Një ditë djaloshi erdhi te pema i mërzitur.

Pema i tha djaloshit: "Eja të luash me mua."

Djaloshi u përgjigj: "Nuk jam më i vocërr që të luaj me ty. Dëshiroj lojëra, dhe më nevojiten të hollat për t'i blerë."

Pema i tha: "Më vjen keq, por nuk kam të holla! Por, ti mundesh t'i marrësh mollat e mia t'i shesësh dhe të fitosh të holla sa të duash."

Djaloshi u gëzua pa masë, hypi në pemë dhe i vjeli të gjitha mollat dhe shkoi i kënaqur. Pas kësaj, djali nuk erdhi te pema, dhe kjo ishte e mërzitur.

Një ditë djali kthehet te pema e mollës, por tani njeri i rritur. Pema u gëzua me ardhjen e tij dhe i tha: "Eja të luajmë sëbashku!" Djali, tani i rritur tha: "Nuk kam kohë për të lozur me ty, jam rritur dhe jam përgjegjës për familjen time."

Dhe vazhdoi: "Më nevojitet shtëpia për t'u vendosur, andaj a mund të më ndihmosh në këtë?"

Pema tha: "Mund t'i presësh degët e mia dhe të ndërtosh shtëpinë." Kështu njeriu ia preu degët të gjitha dhe u largua i gëzuar. Pema e vjetër u gëzua nga lumturia e njeriut, por ky nuk u kthye më te pema. Pema e mollës përsëri mbeti e vetmuar dhe e pikëlluar.

Një ditë të bukur vere, njeriu u kthye dhe pema u gëzua pa masë. Pema i tha: "Eja të luajsh me mua."

Njeriu tha: "Jam shumë i lodhur dhe kam filluar të plakem. Dëshiroj diku të lundroj dhe të pushoj. Mund të më japësh një varkë?"

Pema u përgjigj: "Nga trungu im (trupi) mund të ndërtosh varkën dhe të lundrosh kudo që dëshiron." Dhe kështu njeriu e preu trungun e mollës duke bërë varkën. Lundroi dhe nuk u kthye më.

Më në fund, njeriu tani i plakur u kthye pas shumë viteve. Pema i tha: "Më vjen keq, djali im, por nuk kam më çfarë të jap. Nuk kam fruta."

Njeriu tha: "Nuk ka rëndësi, nuk kam dhëmbë për t'i kafshuar."

Pema tha: "Nuk kam trung as degë që të ngjitesh dhe të ulesh."

Njeriu tha: "Për këtë jam shumë i moshuar."

Pema duke lotuar tha: "Vërtetë, nuk kam çfarë të jap. Por, kanë mbetur vetëm rrënjët e thara të mia."

Njeriu tha: "Tani nuk më duhet asgjë, por më nveojitet vetëm një vend për të pushuar. Jam lodhur pas tërë këtyre viteve."

Pema e vjetër tha: "Mirë! Rrënjët e mia të vjetra janë të mira për të pushuar ti. Eja dhe ulu pranë meje dhe pusho."

Njeriu u afrua, u ul, ndërsa pema e vjetër e mollës nxorri lotë gëzimi.

A e di kush është kjo pemë e mollës, e kush është ky njeri?

Njeri je ti, ndërsa pema prindërit e tu.

Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
 
Titulli: Druri i mollës

He he :D shum domethenes , prandaj duhet perkushtuar e dhen sa me shum dashuri , per aq koh sa jan me ne sepse kur mos te jen me :( do jet shum von per pendimet ..
 
Titulli: Druri i mollës

Me shume kuptim, ju lumt.
 
Titulli: Druri i mollës

He he :D shum domethenes , prandaj duhet perkushtuar e dhen sa me shum dashuri , per aq koh sa jan me ne sepse kur mos te jen me :( do jet shum von per pendimet ..

Po pra, nganjehere ca pendime nuk vlejne fare, sado qe t'jene t'sinqerta.
 
Pe: Druri i mollës

Shume e bukur Loverdjali e me shume kuptim...Vertet qe prinderit bejne shume per femijet dhe eshte e vetmja dashuri qe ska interes ne mes,e vetmja qe eshte dashuri e perjetshme...Ndonjehere edhe sillemi ne menyra pak jo te rregullta por edhe mesojme nga eksperiencat tona gjithashtu dhe keshillat e tyre...E dime qe tek ato do kemi gjithmone nje mbeshtetje pasi fundi i fundit si i/e mir si i/e keq per prinderin mbet femija i tij...Vertet qe ndoshta ne disa situata apo pas shume kohesh njeriu mund te pendohet edhe nqs ndodh kjo pendimi mund te mos kete vlere por te pakten e kupton,sot ka njerez qe sdine ca eshte pendimi...
 
Pe: Druri i mollës

Super e bukur
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top