Drogë dhe prostitucion me "app", pranga 10 shqiptarëve në Itali

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Drogë dhe prostitucion me "app", pranga 10 shqiptarëve në Itali

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Përmes një aplikacioni të instaluar në celularët e tyre kontrollonin lëvizjet e prostitutave dhe më pas fitimet e grumbulluara investoheshin në prodhimin e marijuanës.

Ishin këto aktivitetet e një bande të përbërë nga 10 shtetas shqiptarë në Itali, që është shkatërruar nga karabinierët e Torinos.

Siç raportojnë mediat italiane, shtetasit shqiptarë akuzohen përveç shfrytëzimit të prostitucionit dhe drogës edhe për dhënie parash me fajde e gjobëvënie.

Falë një hetimi disamujor, karabinierët e lokalitetit Torino Oltre Dora kanë zbuluar kultivimin e kanabisit indian në pyjet e thella, në zona posaçërisht të shpyllëzuara.

Sipas burimeve, janë mbi 4 mijë bimët narkotike të sekuestruara nga karabinierët, të cilat kapin vlerën e disa miliona eurove. Parcelat ku ato ishin të kultivuara janë zbuluar nga hetuesit përmes dronëve.

/ Top Channel
 
Titulli: Drogë dhe prostitucion me "app", pranga 10 shqiptarëve në Itali

C'lloj applicationi ish??? Dhe si u gjurmuan?
 
Back
Top