Droga nga Shqipëria, alarmohen autoritetet italiane

Darius

DENY IGNORANCE
80823.jpg

ITALI- Autoritetet policore italiane në alarm për drogën që vjen nga Shqipëria dhe zbarkon në brigjet pulieze. Në një intervistë për “La Gazeta de Mezogionio” në Itali Komandanti i Operacioneve Detare Ajrore të Guardia di Finnacës në Bari, Mauricio Muskara thotë se nuk gjen dot fjalë për të përshkruar fenomenin që po përhapet në gjithë territorin italian, fenomen që sipas tij ka nisur vite më parë.

Ai thotë gjithashtu se rritja e këtij fenomeni ka forcuar monitorimet dhe kontrollet nga ana e policisë italiane për të zbuluar rrugëtimin e trafikantëve nga dy vendet. “Nuk e përcaktoj dot ngarkesat dhe sasinë në një muaj që arrijmë të kapim, por janë të shumta”- thekson Kolonel Muscara. Sipas tij marijuana vjen kryesisht natën përmes skafeve, gomoneve të fuqishme por dhe me anije të mëdha.

Madje arrijnë të udhëtojnë dhe në kushte moti të vështira dhe të pavaforshme. Substancat narkotike në tonelata shkarkohen në brigjet e Barit dhe Foxhias me gjithë bregun e Pulias që është më pranë bregut shqiptar për tu shpërndarë më pas në gjithë Italinë duke synuar veçanërisht veriun e Italisë Lombardinë, Veneton, Emilia Romagnën dhe Toskanën. Por gjithçka sipas tij duhet të hetohet dhe në nivel ndërkombëtar.

(a.n/BalkanWeb)
 
Titulli: Droga nga Shqipëria, alarmohen autoritetet italiane

Mos tja hedhin fajin gjithmone Shqiperise.... s'eshte faji saj qe Italia eshte plote me perdorues droge.... jane kerkesat e medha te italjaneve qe vijne keto oferta nga Shqiperia
 
Titulli: Droga nga Shqipëria, alarmohen autoritetet italiane

Ne vend se te frikesohemi nga keto dukuri negative qe po e shkaterrojne rinine tone dita dites, disa nga ne mirem me video te hoxhallareve ne youtube, dhe me perralla te gazetareve. Ketu deshmohet se sa interesohemi per te miren e njerezve.
 
Titulli: Droga nga Shqipëria, alarmohen autoritetet italiane

Se mos jane me te mire vet italianet...
 
Titulli: Droga nga Shqipëria, alarmohen autoritetet italiane

Po luftuam drogen e Lazaratit, ku ti gjejne socialistet parate per te blere votat e shqiptareve ne zgjedhje? Po Top Channel kush do ta financoje? Po "industrine e ndertimit" me te cilen Rama punoi ngushtesisht si kryetar bashkie ne Tirane per nje dekade kush do ta financoje?

Rilindasi yne Edi Rama nuk erdhi ne pushtet duke premtuar qe te luftoje Lazaratin dhe trafikantet e droges. Ai u premtoi shqiptareve qe do ti "rilindi nga rrenimi" dhe do te "luftoje analfabetizmin e shqiptareve" ne gjithe vendin. Ai prandaj ka zgjedhur nje qeveri te mbushur plot me rilindesa, dhe detyra e tyre dite e nate eshte qe te rilindin shqiptaret, nje per nje. Dhe vetem pasi te gjithe shqiptaret analfabete, ti dhe une, te kemi rilindur, pastaj qeveria do te kete kohe te luftoje Lazaratin dhe drogen.

hajduti
 
Titulli: Droga nga Shqipëria, alarmohen autoritetet italiane

Skandaloze, dhe kur e mendon se kjo drogë vret me qindra , mijëra të rinjë të shtyn të reagosh dhe të protestosh ashpër.
Do ishte mirë të pergaditëshin masa të ashpëra të shtetit shqiptar për keto çeshtje dhe të lihet njeherë e mirë anash interferimi i politikës në biznesin e jashtëligjshem të drogës.
 
Titulli: Droga nga Shqipëria, alarmohen autoritetet italiane

Po luftuam drogen e Lazaratit, ku ti gjejne socialistet parate per te blere votat e shqiptareve ne zgjedhje? Po Top Channel kush do ta financoje? Po "industrine e ndertimit" me te cilen Rama punoi ngushtesisht si kryetar bashkie ne Tirane per nje dekade kush do ta financoje?

Rilindasi yne Edi Rama nuk erdhi ne pushtet duke premtuar qe te luftoje Lazaratin dhe trafikantet e droges. Ai u premtoi shqiptareve qe do ti "rilindi nga rrenimi" dhe do te "luftoje analfabetizmin e shqiptareve" ne gjithe vendin. Ai prandaj ka zgjedhur nje qeveri te mbushur plot me rilindesa, dhe detyra e tyre dite e nate eshte qe te rilindin shqiptaret, nje per nje. Dhe vetem pasi te gjithe shqiptaret analfabete, ti dhe une, te kemi rilindur, pastaj qeveria do te kete kohe te luftoje Lazaratin dhe drogen.

hajduti

Po se patrioti Berisha e luftoi me të gjitha mjetet jo vetëm Lazaratin por dhe krimin e organizuar.
 
Titulli: Droga nga Shqipëria, alarmohen autoritetet italiane

Te jemi realist si qeveria me pare dhe kjo e dyta njesoj jane , te gjithe e dim qe historikisht shqiperia ka qen pjese e ketij rrjeti ....e madje ka qen nga te vetmet menyra te mbushjes se xhepave te shqiptareve.
Italia nuk ka pse te alarmohet per sasine qe shkon drejt saj, te alarmohet e shqetesohet per sasine e rinis italjane qe perdorin droge , per numrin e te rinjeve qe rritet me hapa te medha ndaj varesise se droges.
 
Titulli: Droga nga Shqipëria, alarmohen autoritetet italiane

ku eshte ministri ai qe luan bondin hhahahah qe me ve syzet edhe del drejton trafikun hahah
 
Back
Top