Dritan Dajti: Do flas pas 23 qershorit, Duçkallarin nuk e vrava unë

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


timthumb.php


Anxhela Tato

- I akuzuari për vrasjen e katër efektivëve të policisë u bën presion gjyqtarëve. I pandehuri Dritan Dajti u është drejtuar ditën e djeshme togave të zeza duke i paralajmëruar që të mos i prekin familjarët dhe të afërmit. Me ton mjaft të qetë Dajti iu ka kujtuar gjyqtarëve që të mos harrojnë se kanë të bëjnë me të dhe jo me dikë tjetër. Ai ishte i pakënaqur nga shoqërimi në polici i kushëririt të tij. “Nëse shoqërimi i kushëririt tim një javë më parë, është bërë me urdhrin tuaj, zotërinj gjyqtarë, po ju paralajmëroj se kjo është personale dhe mos ta përsërisni. Ju kujtoj se keni të bëni me Dritan Dajtin. Shoqërimi i tij është një presion dhe kërcënim ndaj familjes time. Edhe unë do të merrem me ju dhe familjarët tuaj në të njëjtën mënyrë, nëse ky kërcënim përsëritet”,ka reaguar Dajti. Ndërkohë që relatori i çështjes, Idriz Mulkurti, i ka bërë me dije të pandehurit se gjykata nuk ka asgjë personale me të dhe se nuk ka urdhëruar ndalimin dhe shoqërimin e të afërmit të tij. Por, kjo përgjigje nuk ka mjaftuar për të pandehurin, i cili nuk ka kursyer kërcënimet. “E kam unë personale me ju tashmë. Unë i njoh mirë ligjet, mos harroni se unë jam Dritan Dajti dhe po flisni me Dritan Dajtin”. Ndërkaq, Dajti nuk ka harruar që edhe në këtë seancë të fajësojë gjykatën për zvarritjen e procesit të tij, duke pohuar se pas zgjedhjeve të 23 qershorit do të rrëfejë të vërtetën. I pandehuri është shprehur se kjo gjykatë për gati dy vjet ka zhvilluar një proces të mbyllur në mënyrë që publiku të mos marrë vesh të vërtetën e masakrës më 2009. “Ju po më detyroni të hap kutinë e Pandorës. Nëse ju doni që unë të flas, atëherë prisni pas 23 qershorit dhe do të mësoni të vërtetat”.

Shoqërimi në polici

Vetëm para një jave, kushëriri i Dritan Dajtit u shoqërua në polici fill pas përfundimit të seancës gjyqësore. Lulzim Muça ishte paraqitur për të ndjekur seancën gjyqësor, ku i pandehur është i afërmi i tij. Ndërsa gjyqi nuk u zhvillua për shkak të dorëheqjes së dy avokatëve kryesisht të radhës, makina policie morën Lulzim Muçën dhe e shoqëruan në polici. Menjëherë pas përfundimit të seancës, i afërmi i Dajtit ka dalë jashtë dyerve të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku është marrë nga një makinë policie “Shqiponja”. Mësohet se ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.3, ndërsa mbeti enigmë motivi. Fillimisht u hodhën dyshime se urdhri i ndalimit të tij ishte dhënë nga togat e zeza të gjykatës, të cilët e mohuan këtë fakt. Ndërkohë që nga uniformat blu nuk u dha asnjë shpjegim për këtë shoqërim. Vetëm brenda pak orësh Lulzim Muça u la i lirë.





PROCESI

Dështon seanca e 228, asnjë avokat për Dajtin

ثshtë shtyrë edhe seanca e 228 kundër të pandehurit Dritan Dajti. Dosja Dajti është misioni i pamundur për gjykatën, e cila prej muajsh tashmë nuk mundet që të zhvillojë një seancë normale. Procesi gjyqësor ndodhet në fazën e prezantimit të provave shkresore të organit të akuzës. Ndërsa është ezauruar edhe lista e ofruar nga Ministria e Drejtësisë me emra avokatësh kryesisht, të cilët janë dorëhequr nga kjo dosje me motivacione të ndryshme. Nuk do të harrohet lehtë emri i avokatit Ndue Pjetra, i cili kërkoi një pagesë prej 200 mijë eurosh për të marrë përsipër dosjen Dajti. Avokati u pëlqye edhe nga vetë i pandehuri, i cili i ka kërkuar gjykatës që ta pranojë. Dritan Dajti akuzohet si autor i masakrës së Durrësit në vitin 2009, ku mbetën të vrarë katër efektivë policie.//Shekulli
 
Back
Top