Dridhje e tokes ne Prishtine

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Para 8 minutash Prishtinen e lekundi nje termet qe ne dukje duket se ka qene i lekundjeve te vogla. Nga dukja e pare nuk verehet se ka patur deme, vetem se nga friga kemi leshuar vendet e punes dhe jemi dale ne oborre. :ciaoo:Shpresojme te mos kete bere pasoja.
 
Titulli: Dridhje e tokes ne Prishtine

Urojem mos kete te tjera ,,, boll katastrofa kemi kaluar ne shqiptaret nje termet do ishte i tepert,,,,,
 
Titulli: Dridhje e tokes ne Prishtine

hahahah Tucanat :p

mu ma ka dridh krevetin kejt :p po kejt dulen jasht un sdola :p e fala dreken , edhe Ikendin :p haha
 
Titulli: Dridhje e tokes ne Prishtine

Nje tjeter paska pas dhe ne Tetove ne 14:38...Qofte e kaluar dhe urroj te mos perseritet me :(
 
Titulli: Dridhje e tokes ne Prishtine

Nje tjeter paska pas dhe ne Tetove ne 14:38...Qofte e kaluar dhe urroj te mos perseritet me :(


qaj i tetoves u kon edhe te na :p se ne qat ore ka ndodh edhe te na , edhe nuk ka ndodh veq ne PR. po nkejt Kosoven .
 
Titulli: Dridhje e tokes ne Prishtine

Doli fjala qe tha Yellow Redhead para disa ditesh qe kish lexuar se sizmologet Serb kishin parashikuar nje termet te madh ne Ballkan me qender Prishtinen ....:( vertet frike
 
Titulli: Dridhje e tokes ne Prishtine

Istogu, epiqendra e tërmetit që u ndje në Kosovë dhe në rajon

Prishtinë, 10 mars (E plotësuar)- Sot, rreth orës 14 e 40 minuta, në Prishtinë dhe në mbarë Kosovën u ndje një dridhje e theksuar e tokës, e cila shqetësoi kryeqytetasit. Dridhja u ndje sidomos në ndërtesat e vjetra dhe në shumëkatëshe. Në disa shkolla të kryeqytetit dhe të rrethinës kanë ndërprerë mësimin. Ndërsa, sipas njoftimeve, edhe punëtorët e ministrive të vendosura në ish-ndërtesën e Pallatit të Shtypit janë larguar nga objekti.
Një orë pasi ndodhi tërmeti, me një komunikatë zyrtare Rjeti Zizmologjik i Kosovës ka njoftuar se sot, në orën 14:38 minuta, sipas kohë lokale, sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, detektuan tërmet me epiqendër 6 kilometra në juglindje të Istogut. Magnituda e tërmetit ishte M=5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër VII ballë sipas MCS-64 thellësia 5.2 km. Tërmetin e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Burimit dhe tërë territori i Kosovës. Sipas kësaj komunikate, ende nuk dihet për dëme eventuale në njerëz dhe materiale.
Entit sizmologjik i Beogradit, fillimisht, vetëm pak çaste pas tërmetit ka njoftuar se epiqendra e tërmetit ishte në rajonin e Zubin Potokut, 15 kilometra në veriperëndim të Mitrovicës. Fuqia e tërmetit që u ndje në qytetet e Kosovës dhe në rajon, në epiqendër ishte 5 shkallë Rihter, njoftuan mediet serbe. Edhe Enti Sizmologjik nga beogradi në ndërkohë ka njoftuar se epiqendra e tërmetit është në rajonin e Istogut.
Po në të njëjtën kohë, dridhja e tokës, siç ka njoftuar korrespondenti i Koha Ditore në Pejë, është ndje edhe në Dukagjin. Kjo lëkundje ka shkaktuar panik në mesin e dukagjinasve, ndërsa punëtorët e shumë institucioneve kanë lëshuar objektet.
Tërmeti i intensitetit të ulët është rëgjistruar të mërkurën
rreth orës 14:40 edhe në një pjesë të madhe të territorit të Komunës së Malishevës. “Brenda shtëpisë vërehej qartazi lëvizja e papritur e gjësendeve nga vendi i vet”, thotë Bajram Morina nga fshati Drenoc. Edhe banorë të tjerë të këtij fshati e konfirmojnë fenomenin shqetësues, ka njoftuar korrespondenti i Kohës Ditore. Disa nga banorët kishin ikur me të shpejtë jashta shtëpive. Aty thuhet se edhe drunjtë janë hetuar duke lëvizur me të madhe në kohën e tërmetit. Edhe Brahim Morina nga Lubizhda ka konfirmuar dridhjen. “Ndodhi ajo që ma kujtoi dikund fundin e viteve të shtatëdhjeta dhe duke kujtuar tërmetet aktuale nëpër botë druajtja ishte normale”, ka thënë ai. Një banor i Kijevës, fshat në jug-perëndim të Malishevës, ndërkaq ka folur për një dridhje më të fuqushme krahasuar me vendet tjera të komunës. “”Krejtë orenditë gati u rrëzuan”, ka thënë ai. Edhe qendrën komunale të Malishevës, e ka trandur tërmeti i papritur, sado që ka qenë i intensitetit të ulët. “Në katin e dytë të ndërtesës ku isha unë tavolina lëvizte bukur shumë”, ka bërë me dije një punëtor i administratës komunale të Malishevës ku një numër i madh të punësuarish kanë dalë jashtë me të hetuar dridhjet. Përveç panikut që ka përhapur nuk ka informacione për ndonjë dëm të cilëdo natyrë.
Sipas njoftimeve, edhe pse epiqendra e Termetit ka qenë në Istog, ku sipas njoftimeve të korespondentit të gazet të Koha Ditore, “është shënuar dridhje të fuqishme e Tokës”, në këtë rajon nuk ka pasur dëme materiale në objektet e banimit dhe as në njerëz. Megjithatë, shumë banorë të qytetit dhe të fshatrave për rreth nga frika , për një çast, kanë dalë jashtë ndërtesave të banimit dhe këtë ngjarje e kanë përjetuar keq. ” Dridhja ka qenë e fuqishme dhe nga frika kemi dalë jashtë me të gjithë punëtorët “ thotë Zeqir Mehmetaj nga Istogu
Sipas informacioneve, tërmeti është ndje edhe në Shkup dhe në rajonet veriore të Maqedonisë. www.koha.net
 
Titulli: Dridhje e tokes ne Prishtine

ishalla sdo kete te tjera ........
 
Titulli: Dridhje e tokes ne Prishtine

Shpresojme te mos kete me te tjera vuajtje per shqiptaret.....
 
Titulli: Dridhje e tokes ne Prishtine

Une isha ne gjume, aty rreth 5-6 sekonda me thane se ka zgjatur...! Se kam ndegjuar fare.
 
Titulli: Dridhje e tokes ne Prishtine

Doli fjala qe tha Yellow Redhead para disa ditesh qe kish lexuar se sizmologet Serb kishin parashikuar nje termet te madh ne Ballkan me qender Prishtinen ....:( vertet frike
Yellow e kish fjalen per nje termet te madh ( si ai i Haitit), ky ne KS ska qen me intensitet te madh...
Mos u trembni me kaq shpejt
 
Titulli: Dridhje e tokes ne Prishtine

Yellow e kish fjalen per nje termet te madh ( si ai i Haitit), ky ne KS ska qen me intensitet te madh...
Mos u trembni me kaq shpejt

Po komunikoj me nipin jasht vendit dhe me pyeti: Ka deme materiale nga termeti?

Perveq ca pshurrje e dhierje nder veti ( nese munde te mirren si deme ) tjeter nuk pat - ja ktheva :ciaoo:
 
Titulli: Dridhje e tokes ne Prishtine

eh qe me ka trollu pak :bum
 
Titulli: Dridhje e tokes ne Prishtine

Ngjum valla jum kan mami erdh um tha qu se u dridh toka , Pritova mu qu , Qysh e ka shkru zoti bahet :D po 5.2 shkall te rihterit i vogel :D :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top