Dridhet sërish toka

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 14:26 / 18.11.2013

dridhet-s-euml-rish-toka_hd.jpg


Qytetarët e Kosovës në ora 14:15 kanë ndier dridhjet e tokës. Kjo është hera e tretë që qytetarët e Kosovës po ndiejnë dridhjet e tokës që nga e shtuna.
Tërmeti ishte me magnitudë 4.5, ndërsa epiqendra ishte 8 km në verilindje të Vushtrrisë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Tërmeti është konfirmuar edhe nga Instituti sizmik i Kosovës. /Telegrafi
 
Titulli: Dridhet sërish toka

Vushtrrinë e godet edhe tërmeti i dytë brenda ditës

Bota Sot | 20.11.2013 11:33


largea_g1384943628.jpg


Tërmeti i orëve të hershme të ditës së sotme, është përcjellë edhe me një tërmet tjetër në Vushtrri. Në ora 10:24, një tërmet me 2.5 shkallë të riterit e ka goditur këtë komunë.

Këtë e vërteton kjo foto e siguruar nga Qendra Evropiane Sizmologjike të Mesdheut, ku thuhet se tërmeti ka ndodhur 22 km në veri-perëndim të Prishtinës, përkatësisht 7 km në veri të Vushtrrisë.

Tërmetet në komunën e Vushtrrisë, si duket nuk kanë të ndalur. Edhe sot në orët e hershme të mëngjesit, një tërmet e ka goditur pjesën veriore të këtij qyteti.

Tërmeti prej 2.8 shkallë të Rihterit, sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike të Mesdheut, e ka pasur epiqendrën 10 km në veri të Vushtrri dhe ka ndodhur në ora 05:31 minuta me kohën lokale.

Kujtojmë se prej datës 16 të këtij muaji e deri më sot, Kosovën e kanë goditur 18 tërmete, kryesisht të lehta, ku shkalla më e madhe e tyre e tyre ka qenë 4.8 shkallë të riterit. Epiqendra e shumicës së këtyre tërmete ka qenë në Vushtrri.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top