Dreri dehet me mollë, ngujohet në pemë

Një dre i dehur suedez mbeti i ngujuar në një pemë molle pasi kaloi natën duke ngrënë frutat.
Ky dre budalla pësoi atë që shumë njerëz të alkoolizuar e pësojnë pas një nate me pije të forta – dhe u gjend në një pozitë vërtetë të turpshme dhe të sikletshme, shkruan Metro.Policia beson se dreri u fut në një pronë dhe filloi të hajë molla të fermentuara, dhe u ngujua derisa po përpiqej të mbërrinte një frutë në degë të pemës.

Kafsha pijanece arriti disi të ngatërrohet në degët e pemës derisa të katër këmbët i preknin në tokë. Ekipet e zjarrfikësve u detyruan të presin pemën për ta liruar kafshën nga degët.

Me t’u liruar, dreri pijanec ia mësyu malit aty pranë, me siguri për ta bërë një sy gjumë për t’i hequr efektet e pijes.

Dreri shpëtoi pa kurrfarë lëndime nga ky incident por me siguri do të përballet me marramendje dhe me kujtime jo shumë të mira. /Telegrafi/
moose.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top