Dreqi fle mbi… licencat

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Dreqi fle mbi… licencat



Fadil Lepaja


E pse pikërisht te licencat, do të pyesni ju, edhe pse kot! Unë nuk do t’ju tregoj. Nuk do ta lë as për në fund, se ju do ta ktheni gazetën mbrapsht ose do ta lëvizni “miushin” nga fundi. Kështu jemi ne. Nuk kemi durim. Do ta lë nga mesi diku, në mes të metaforave. Politika jonë, krejt e qëndisur me metafora! As edhe një shprehje shkencore apo profesionale nuk e përmbledh dot kuptimin e saj.

Edhe pse qysh po duket, koha e metaforave po ikën. Duhet me u përshtat me teknokratët, të cilët po shpresojnë t’i shtyjnë tutje oligarkët! Po luajnë lojën e fëmijëve: “Shtyju edhe pak, edhe pak, edhe paaak”! Po shpresojnë të bien vetë. Nëse u mbijetojnë detajeve, natyrisht. Se, oligarkia mbahet me detaje … ups, në licenca.

Po e “ristartoj” shkrimin, e po e nis me një pyetje të madhe: “Ku fle dreqi”? Ngadalë more burrë, do të thoshte një miku im, sa herë që ia filloj kështu me vrull! Pse po e nis ditën ters: me dreq e me gjumë? Po ku punon shteti, do të thotë pa një pa dy ai? Mos kanë zënë vend nëpër Ministri për të punuar?! Për ashtu, gjysma e shtetit do ta punonte tokën, edhe hambarët do të ishin plot. Por, te ne gjërat shkojnë ndryshe: gjinkalla bëhet ministër i Bujqësisë, e milingonat... zyrtarë për gjithçka. Nuk punojnë as milingonat. As nuk këndojnë. Kjo është situata. Populli punon për shtetin. Parakalon nëpër shesh. Sikur ajo seria: “Zyra për gjithçka.” Nejse, si e pate hallin? E ku fle... shteti?

Fle, fle, qysh nuk fle! Por, ti prit pak, e na thuaj njëherë se kush është dreqi në këtë tregim, e pastaj të tregojmë ne se ku fle “ai/ajo”! Se, që ta dini ju, dreqi mund të ketë edhe gjini, por duke marrë parasysh “censusin”, “drequa” te ne mund të jetë vetëm 30 për qind femër. Pra, “Ai”! Ku fle?

E pra, ti si gjithnjë drejt e në temë, po më thoshte ky miku! Ku fle, me kë fle, si fle? Të dukemi gjë “paparacë” ne të merremi me këto gjëra?! Pastaj, ata që flenë s’janë edhe aq... dreqër! Interesant desha të them, por e lashë.

Fillimisht duhet përmendur thënia e famshme, mbase edhe shkencërisht të vërtetuar, se dreqi nuk fle! Do të thoni se disa këtë shprehje e përdorin kot, më shumë për armikun apo hasmin, thënë ndryshe. Por, a nuk do të duhej të kishin të njëjtin kuptim këto? E keni parasysh thënien: “Uji fle e hasmi nuk fle”?! Kjo ka kuptim, sikurse kur themi “ne jemi të mirët e ata të këqijtë”. Kjo punë dihet. E armiqtë i kemi armiq, sepse ne jemi të mirët e ata janë të këqijtë. Ec e rrëzoje këtë logjikë të çeliktë! “Ah dreq, dreqi”, të do thotë ëmbël e dashura, gruaja, prindi apo kushdo tjetër që të do, kur t’i bën ndonjë të pabërë, të cilën ta falin aty për aty. E kur je me ata, ti je qoftëlargu. Edhe po të jesh i bardhë si gëlqere, do të thonë “dreqi i zi”.

Nejse, kështu thuhet në popull, se populli lexon edhe përshtat. Po licencat? Licencat i merr i “yni”... por, çfarë hyjnë këtu licencat, ne po flisnim për dreqin?! Të mirët, pra tonët, i licencon e “atyre” u gjen behanen. Kështu, ti je peng i shtetit! Punon për shtetin! Shteti bëhet “shpi”!

Nuk është se kjo është lojë e zbuluar nga pushteti ynë meritor. Edhe librat e shenjtë kanë qasje të tillë, pra sipas llojit të dreqit. Në rend të parë është shumë me rëndësi se i kujt është dreqi. I yni apo i atyre? Por, mos e neglizhoni rëndësinë e pyetjes nga titulli: E ku fle pra ky dreqi?

Dreqi fle në detaje, do të thoshin juristët. Por, çka të bësh në një shtet ku juristët janë dekor, se ligjin e bëjnë ata? Kush, ata?

Por, të ndalemi edhe pak te metafora për dreqin dhe (sh)përdorimin e saj politik! Dikur një njeri i kapur në grackë nga shteti, pat thënë: “Këtu një dreq i madh është”, sepse i ngrati nuk e kuptonte se kah vinte fuqia e tyre. Ai shikonte ligjet, Kushtetutën, por jo! Nuk i përfillte kush. اdoherë një “babë” është në Kushtetuese, edhe një “nënë” në Prokurori. Kështu e kanë shtetet, që u “grahin” shërbëtorëve të tyre, pra qytetarëve. Duke pasur parasysh luftën që po zhvillohet për kryeprokurorin, do të mund të ishte edhe e kundërta.

Por, sot nuk po flasim për dreqin e tij. Ai ka ikur. Jo se edhe ai nuk e dinte se “bash një dreq i madh ishte aty, në detajet e ligjeve... por, atë vetë e hëngri dreqi.

Dreqi për të cilin do të flasim sot, fle. Madje nuk fle mbi detaje. Ky fle mbi licenca. ثshtë dreq modern, sepse fle mbi ligjet më moderne në botë. Kurrqysh nuk e kupton qysh i merr vendimet. E sheh atë të bardhin, me licencë? Atë të ziun me licencë? Ia kanë bërë hyzmetin shtetit. Gara më tej është brenda familjes. Licenca është veç biletë me hip në autobus. Aty fillon gara për.... gjithçka. Shteti të bën shpi, e shteti të fik!

Përndryshe, ministrat janë engjëj. Më të mirët i zgjedh partia. Si nuset në ditë të grave. E, zëvendësministrat janë shumë. Ata nuk mund të jenë të gjithë të mirë. Ata edhe mund të jenë të përzier, kështu që përfaqësojnë kompromisin.

E kush përbën fuqinë? Kush fle mbi licencat? Askush nuk e di. Dihet se... jo bre, asgjë nuk dihet! Janë të lidhur si zorrët në bark. Mos i shih nga ngjyra! Nuk dihet. Dihet vetëm kush i nënshkruan.

I madh, po se po dreqi! Askush se kap dot. As të huaj, as vendorë. Në këtë shtet ku nuk të lejohet të punosh, të gjithë jetojnë nga licencat. Por, si të kapet filli? Ndoshta derisa të kuptohet se kush fle aty, mbi licencat, fillimisht do të duhej që dikush të merret me nënshkrimet.


teleg.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dreqi fle mbi… licencat

Per cf licencash e ke fjalen? Ti rrime larg te pakten. Zot na ruaj hehe
 
Titulli: Dreqi fle mbi… licencat

Per cf licencash e ke fjalen? Ti rrime larg te pakten. Zot na ruaj hehe

Besoj se ketu flitet per ata te shkolluarit e keqij, qe keqperdorin shtetin, tradhetojn apo i sjellin dem, duke u bazuar ata ne ato diploma - licenca qe kan arritur, ku me to ata i futin dëm shtetit, por jo mireqenien.
 
Back
Top