Drejtori i Qytetit Studenti, 3 milionë dollarë afera

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


Aleanca Kuqezi i ka bërë thirrje Prokurisë së Përgjithshme që të nisë hetimin e drejtorit të Qytetit Studenti, Bujar Brovina. Sipas AK-së, Brovina ka përfituar miliona dollarë në rrugë antiligjore, i cili më pas i ka shpërndarë ato pranë njerëzve të afërt të Kryeministrit.

Aktivistë të kësaj partie kanë zhvilluar një protestë për standardet e ulëta të jetesës në godinat e Qytetit Studenti, ku mungojnë kushtet më elementare të jetesës si; uji, ngrohja, dritat etj.

“Ne jemi sot këtu për të kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme hetimin dhe arrestimin e drejtorit të Qytetit Studenti, i cili është përfshirë në aferën korruptive të 3 milionë dollarëve, si dhe për cilësinë e dobët të jetesës së studentëve shqiptarë në Qytetin Studenti”, tha sekretari i Rinisë së Aleancës Kuqezi, Adriatik Lapaj.

Ndonëse AK kishte kërkuar leje për organizimin e protestës, pjesëmarrësit janë shpërndarë me forcë nga policia gjatë marshimit të tyre drejt zyrës së drejtorit të Qytetit Studenti.

Akuzat e AK-së janë të bazuara në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili gjatë auditit ka konstatuar parregullsi me një vlerë rreth 3 milionë dollarë. KLSH për këto shkelje çoi për ndjekje penale kryetaren e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë Trajtimi i Studentëve Nr. 1, Sh.a. Tiranë.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
 
Back
Top