Drejtori i Burgut: Ukshin Hoti është vrarë nga njerëzit e tij, do të bëhej President

Arfenilla

Themelues i Forumit
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
Drejtori i Burgut të Mitrovicës së Sremit Trivun Ivkoviç,në një intervistë për mediat serbe ka folur për Ukshin Hotin dhe për vrasjen e tij. Sipas tij, intelektuali i njohur shqiptar, i cili ende konsiderohet i zhdukur, është vrarë vetëm 100 metra pasi ka dalë nga burgu i Dubravës.

Më poshtë mund të lexoni pjesë të intervistës ku Ivkovic flet për bisedat me Hotin, të cilin e konsideron njeri të amerikanëve, i cili do të bëhej President i Kosovës. Pikërisht kjo është arsyeja që Hoti është vrarë nga “njerëzit e tij”, sipas Ivkoviç.

“Hoti është planifikuar të jetë Kryetar i Kosovës nga amerikanët. Atë kohë ai ka qenë magjistër i mbrojtjes së përgjithshme popullore. Ka qenë i dënuar , të themi politikisht, ai ishte dënuar më herët, kur është dënuar disa herë edhe Izetbegovic, pastaj aty ishte Tuxhmani”, ka thënë Ivkoviç, shkruan Telegrafi.

Më pas ai tregon detaje tjera të bisedës gjatë kohës së bombardimeve. ”Unë e pyeta atë...mirë Hoti... çka tash... e ai mua më thotë...drejtor brenda tre muajsh Kosova Republikë ndërsa Slloba në burg ....unë i thash, Hoti, tash duhet të flasim serbisht, s’ka më shqip ...kur të vijnë për vizitë vetëm serbisht , avokati vetëm serbisht ...dhe e pyes prej nga i ke ti këto ...amerikanët më thotë ai...dhe e pyes Hotin ...çka po ndodhë , çfarë do të bëhet , dhe ai më thotë për tre muaj Kosova Republikë ndërs Slloba në burg” ka thënë Ivkovic.

“Këtë Hoti në burg ma ka thënë...ai ka qenë intelektual... me të ulesh dhe bisedon ...ulesh ia porosit një kafe edhe ne pastaj bisedojmë”, ka theksuar ai.

Pyetje: اfarë të ka thënë ai

Ivkoviç: Ai ka qenë i angazhuar politikisht ai nuk ka i ka përkrahur konfliktet ..kur ndodhi kjo ai e pa fundin e tij ai e ka ditur se nuk ia vlen...”

“Ai te ne e ka mbajtur një dënim korrekt edhe ne ishim korrekt ...edhe kur ka shkuar në Kosovë , ai më ka thënë drejtor unë mund t’ju falënderoj juve , ju jeni shumë profesionalë, korrektë por thoshte se kur të më lironi mua më duhet të flas ndryshe ...unë i thash vec fol ti ...”

Pyetje: A ka folur se si e keni maltretuar?

Ivkoviç: Jo nuk ka folur ...Ai është liruar dhe pas 100 metrave e kanë vrarë

Pyetje: Ku?

Ivkoviç: Në Kosovë
Më pas Trivun Ivkoviç ka thënë se Hotin e kanë vrarë shqiptarët ....

“Atij dënimi i ka skaduar, është dërguar në Kosovë ka pasur urdhër që të gjithë shqiptarët të dërgohen në Kosovë ...ai është liruar dhe më pas është vrarë nga njerëzit e tij . Pastaj kanë ardhur më kanë pyetur mua, ai ka dalë në mënyrë të rregullt me dokumente , nuk mund ta lirosh dikë ashtu...ai u ka penguar atyre ai është dashur të bëhet President i Kosovës dhe do të bëhej”,ka thekuar ai.
Në videon e mëposhtme, nga minuta e 18:00... mund të dëgjoni pjesë të intervistës, të vitit të kaluar, ku Ivkoviç flet për Ukshin Hotin.

Ukshin Hoti për herë të fundit nga autoritetet serbe është dënuar më 1995 ndërkohë që nga Burgu i Dubravës është liruar më 16 maj 1999. Që prej atëherë nuk dihet asgjë për fatin e tij. /albeu.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top