‘Drejtësia’, Rama: Drafti do miratohet me apo pa PD-në, do paguajmë çdo çmim

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
‘Drejtësia’, Rama: Drafti do miratohet me apo pa PD-në, do paguajmë çdo çmim

Edi-Rama1.jpg


Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në seancën plenare e vuri theksin te reforma në drejtësi. Ai iu drejtua ish-kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, duke i kërkuar që të fliste për reformën në drejtësi. Rama u shpreh se reforma do të bëhet, me ose pa PD-në. Sipas tij, drafti është bashkëpunim i të gjithë palëve, përveç PD-së.

“Jozefinë, përmende shahun, por unë nuk jam i sigurt nëse ti di të lozësh dhe damën. Ti je për fat të keq e treta në bronz në PD. Në fakt unë prisja që dikush sot dhe meqë grupi juaj sot është pa kokë se koka mungon, të takonte ty të thoshe dy fjalë për reformën në drejtësi, megjithatë do i them vetë.

Dua të falenderoj parterët tanë që përpjekjet e bëra në një vit e gjysmë me një durim të jashtëzakonshëm për të krijuar kushtet për një proces gjithëpërfshirës. Por të vetmit që nuk u përfshitë ishit ju.

Drafti që ka marrë rrugën drejt sallës nuk është i PS, as i LSI, as i PDIU, por drafti i përbashkët i yni, i shqiptarëve i SHBA-së dhe BE-së. Deklarata e djeshme ishte shprehje e plotë e bashkëpunëtorëve të një drafti, ku mungon vetëm PD.

Drafti do vazhdojë rrugën e vet dhe ne do vazhdojmë tu shtrijmë dorën e bashkëpunimit, duke mbajtur hapur derën e negociatave. Reforma me ju apo pa ju do të bëhet. Ne jemi të gatshëm që të paguajmë çdo çmim”, deklaroi Rama.
g.shqip
 
Back
Top