Drejtesia e Amshueshme

Kresha

A pretty face can never trick me
Drejtesia e Amshueshme

Kush e ka pare macen e cila, qe njerezit rreth tryezes te mos e verejne, pervidhet dhe me goje zgjatet qe ta grabise nje copez peshk, - ai qe e ka pare kete pamje dhe ka shikuar ne syte e maces ne castin e "vjedhjes", kurre nuk do ta harroje shprehjen (cehren) e shikimit te saj plot ndjenje per mekatin e bere.

Pra, maceja, shtaze memece, ka ndjenje te pashpjegueshme se ka bere shkeljen e ligjit e ligjit dhe ka gabuar, kur te ndeshkohet dhe merr goditjen ne koke, ule syte dhe koken sikur kupton se e ka pesuar ate qe e ka merituar. Kjo ndjenje, eshte instikt primitiv te cilin ALLAHU e ka komponuar ne indin e krijeses. Kjo, ne te vertete, eshte ndjenja primitive morale, gjurmet e se ciles i takojme madje edhe te shtazet memece.

Ose, ta marrim per shembull qenin i cili, kur e kryen nevojen "i turperuar" me aktin e vet, e gervisht dheun mbi ate qe ka bere ne menyre qe ta fshehe nga syte. Edhe ketu ka te beje me shtypjen instiktive e cila tregon ne ndjenjen mbi te shemtuaren dhe reagimin e shpejte qe kjo te shmanget dhe fshihet. Edhe ky eshte manifestim i moralit kongenital (te lindur), i cili s'eshte arritur me njohje, mesim as me dresure. Ky eshte fenomen natyral me te cilin lindin te gjithe qente.

Dic e ngjashme ndodh edhe me devene e tronditur te cilen pronari, perkunder durimit dhe qendreses se saj te gjate, vazhdimisht e ka nencmuar. Ose, per shembull krenaria e luanit i cili refuzon qe sakrificen e vet ne menyre te pabese nga shpina ta sulmoje. Per kete gjithnje e sulmon perpara dhe haptas. Edhe dicka: luani sulmon vetem qe te haje, e nuk e mundon qe te haje dhe shqyeje sakrificen, por vetem kur uritet. Te gjitha keto lindshmeri morale jane te permbajtura ne esencen e qenieve dhe shtazeve. Ose, ta marrim per shembull lojalitetin bashkshortor te pellumbi. Ose, besnikerine e jetes ne bashkesi te shtazet te cilat jetojne ne kope.

Ketu ka te beje me parimet themelore -origjinale te ndjesise se ndergjegjes, te cilen e zbulojme edhe nen lekuren edhe nen gjakun tone, e te cilen nuk na ka mesuar mesuesi, por ajo me ne eshte e lindur. Kjo eshte ajo ndjenja e lindur e pergjegjesise te cilen e ndjejme kur hamendemi a te punojme dic apo jo, ose ajo ndjesia e mundimshme, e veshtire, te cilen e perjetojme gjate hapave te ndermare, e qe nuk jemi te sigurt se a jemi sjelle korrekt ose, perfundimisht, ndiesia e pendimit te cilen e kemi, pasi te konstatojme se kemi gabuar.

Kjo ndjesi e brendshme, instikt, i cili eshte i perbashket edhe per njeriun e civilizuar edhe primitiv, femijen dhe te rriturin, eshte deshmi mbi ekzistimin e ndjesise se ligjesise dhe rendit (ne kete bote) dhe se do te pasoje llogaria dhe drejtesia definitive, dhe se prej cdo njeriu kerkohet drejtesia, sikur edhe kete qe te kete te drejte qe mbi te te aplikohet. Kjo ndjesi te ne eshte kongenitale, natyrale, ajo del prej vete natyres sone, ate te ne Krijuesi e ka mbjelle.

Nese kundrojme ne boten materiale, e cila eshte e perbere prej grimcave me te imeta deri te galaksite e pafund, do te konstatojme se e gjithe kjo ne menyre precize e aritmetike leviz ne baze te ligjesive te caktuara. E madje edhe elektroni, ne berthamen e atomit, nuk e nderron rrethin e levizjes derisa nuk e le ose merr barren e cila i pergjigjet forces se translokimit te tij. Cdo atom perbehet prej berthames te cilen e perbejne grimcat (thermijat) e elektrizuara pozitivisht te quajtura protone dhe neutralisht te quajtura neutrone, rreth berthames qarkullojne grimcat e elektrizuara negativisht te quajtura elektrone. Ne rastin konkret sikur elektroni eshte udhetari ne tren i cili nuk mund te hyje ne tren para se te paguaje bileten per vozitje.

Te forumuarit e yjeve dhe zhdukja e tyre gjithashtu u nenshtrohen ligjesive dhe shkaqeve te caktuara. Te levizurit e planeteve ne fushat gravituese e ka ligjin e vet te proporcioneve. Te transformurit e materies ne force, ose mases diellore ne drite, e ka reciprocitetin e vet. Drita e ka shpejtesine e vet te levizjes. Cdo vale elektrike e ka gjatesine, shpejtesine dhe tensionin e vet, e cdo metal spektrin e vet dhe vijat observuese te cilat e karakterizojne, e njihen nepermjet spektrometrit. Poashtu, cdo metal, varesisht nga temperatura, tkurret ose bymehet (dilatohet). Cdo metal e ka masen, dendesine, peshen e vet te rendomte dhe atomike, vecantite dhe kualitetet e veta.

Ajnshtajni, themelues i terorise se relativitetit, sipas te cilit madhesite hapesinore dhe kohore jane vetem madhesi relative, dhe se as nuk mund te percaktohen pavaresisht njera prej tjetres, - ka konstatuar se ekziston lidhja ndermjet vellimit, mases se trupit dhe shpejtesise se tij, ndermjet kohes dhe rendit te levizjes brenda nje grumbulli levizes, ndermjet kohes dhe hapesires.

Materien, per shkak te mesatares se shpejtesise se pjeseve te saj, e ndajme ne te ngurte, lenget dhe gazte. Sepse, ngrohtesia e shpejton kete levizje dhe kjo ka mundesi t'i shkrije trupat e ngurte dhe t'i shnderroje ne te lenget, e kur te vije deri te avullimi i shnderron ne te gazte.

Edhe elektriciteti krijohet ne baze te ligjesise. Tensioni elektrik, fuqia e tij, lind ne baze te terheqjes dhe debimit. Gravitacioni dhe terheqshmeria e secilit yll varet nga vellimi dhe madhesia e tij.

Termetet te cilat, ne shikim te pare, na duken jo te rregullt dhe kaotike, edhe ata e kane ligjesine e vet te krijimit, i kane brezet e veta dhe te ashtuquajturat drejtimet lekundese ne te cilat ndodhin dhe eshte e mundur, per se gjati dhe per se gjeri rruzulli tokesor, te behet harta e zonave te termeteve.

Pra, tere gjithesia s'eshte asgje tjeter perpos shume e rregullave dhe ligjesive precize e fiktive te cilat nuk mund te tradhetojne dhe genjejne-mashtrojne.
 
Redaktimi i fundit:
Sigurisht se dikush do te vereje: "E c'mendoni mbi mashtrimet dhe genjimet tona njerezore, mbi luferat, tiranite, anarkine dhe mbi vrasjet reciproke tradhtare dhe armiqesore -Ku eshte ketu rendi dhe ligjesia?

Ne kete verejtje do te pergjigjem se kjo eshte ceshtje tjeter. Me fjale tjera, ajo qe ndodh midis nesh, ne shoqerine njerezore, kjo eshte per ate sepse ALLAHU na ka bere perfaqesues (halif) ne Toke, na ka dhene te drejten e udheheqjes dhe lirine e aksionit. ALLAHU na ofroi neve emanetin dhe ne e pranuam.

Domethenia e dhenies se lirise do te thote se na ka dhene mundesi te gabojme dhe te sillemi ne menyre korrekte. Per kete cdo gje qe e shohim ne kete bote njerezore, kjo eshte pasoje, rezultat i asaj lirie te cilen e kemi keqperdorur. Prandaj, anarkia e theksuar eshte rezultat i veprimit tone te lire njerezor. Perkundrazi, qenesia e botes eshte kulminacioni i rendit dhe ligjesise precize. Po te kishte dashur ALLAHU ka mundur gjithashtu, qe detyrimisht te na nenshtroje ndaj atij rendi dhe ligjesie sic e ka bere kete me malet, detet, yjet dhe gjithesine. Mirepo, Ai ka vendosur qe te na kurseje nga detyrimi dhe me kete ta plotesoje drejtesine e vet; qe cdo njeri vullnetarisht te veproje dhe me vepren e vet vetveten ta kualifikoje. ALLAHU keshtu ka vepruar qe drejtesia, kur te ringjallemi, te jete e teresishme, e kjo ringjallje sipas meritave do te shkallezohet; cdokujt do t'i jepet e drejta e tij dhe te gjitha gjerat do te vendosen ne vendet e veta.
 
Redaktimi i fundit:
E jeta vazhdon. Vetem duhet permendur se jete ne kete boten tone, ne te vertete, s'eshte mbare teresia jetesore. Thene me tekstualisht, periudha kohore, epizodike e tiranise dhe dis-harmonise se kesaj boe, eshte periudhe e cila e ka shpjegimin dhe shkaqet e veta, sepse ajo, duke konsideruar se eshte periudhe e provimit per jeten e amshueshme e cila do te pasoje, eshte sikurse edhe vet drejtesia.

Periudha jone kohore e kesaj bote eshte e vendosur ne rrethoje (kllapa) ne raport me kohen, para dhe pas saj. Kjo nuk e prezenton realitetin e teresishem (jetesor) e as rrefimin e tij te teresishem. Kjo eshte vetem kaptine e vogel e romanit i cili i ka kaptinat e veta te shumenumerta.

Njeriu instiktivisht e mesoi te verteten e inkarnimit, ringjalljes. Ate e kuptoi edhe njeriu primitiv. Mbi kete kane folur edhe te derguarit e Zotit si mbi gjerat transcendentale, te gajbit (fshehtes).

Se do te pasoje jeta pas vdekjes na flet arsyeja, e edhe shkenca e cila mesoi se njeriu eshte prej trupit dhe shpirtit, sic e theksuam kete me pare. Kemi konstatuar se njeriu, perkunder vales se ndryshimeve kohore te cilat e rrethojne, me ndjenjen e brendshme te tille vazhdimisht e perjeton prezencen e shpirtit. E kjo ndjenje e perkujton njeriun se ne vete ate ekziston shpirti, qenesia, e cila eshte e pandryshueshme, jashtekohore, a pashkaterrueshme dhe e pavdekshme.

P.S: Transcedenca (transscendentia), kapercim i kufijve empirike, ajo qe eshte ne anen tjeter te pervojes; ne arabishte barasvlera me adekuate eshte termi "gajb"
 
Redaktimi i fundit:
E edhe filozofet sic jane Emanuel Kanti, Henri Bergsoni dhe Soren Kjerkegordi(5) erdhen deri ne perfundimi se shpirti ekziston dhe se ringjallja do te pasoje.

Ne vepren "Republika e Platonit" ekziston fragmenti i shkelqyeshem mbi perhershmerine e shpirtit(6).

Prandaj, ringjallja eshte realitet i cili u eshte imponuar edhe mendjeve me te medha dhe me te vogla njerezore, e ne filozofi paraqitet si aksiome e cila veshtire mund te kontestohet.

Mirepo, sipas mendimit tim, argumenti me i rendesishem per ringjalljen eshte ajo ndjenja e brendshme, e thelle intuitive me te cilen te gjithe lindemi dhe sipas saj veprojme. Sepse, ne gjithesi ekzistojne rendi preciz, ligjesia dhe drejtesia. Ne realizimin e kesaj drejtesie e detyrojme vetveten, e kerkojme edhe nga te tjeret te jene te drejte. E bejme kete natyrshem, instiktivisht. Digjemi kur kjo drejtesi nuk realizohet. Luftojme e edhe vdesim ne realizimin e drejtesise. Por, ne fund, kurre nuk e realizuam kete drejtesi. Kjo do te thote se drejtesia ne ndonje menyre, kurdo qofte kjo, do te realizohet, sepse kjo eshte e verteta absolute e cila ne menyre pemanente i eshte imponuar arsyes dhe ndergjegjes sone. Tjeter ceshtje eshte qe ne nuk po verejme se kjo drejtesi po realizohet ne kete bote. Kjo eshte per kete qe ne nuk po mundohemi teresisht t'i observojme gjerat, e pervec kesaj bota jone fenomenale, ndijore nuk eshte e verteta e tere.

Nese sendet keshtu nuk i kuptojme, si ta shpjegojme atehere reagimin tone te ashper kur e shohim padrejtesine? Perse prej te tjereve kerkojme te jene te drejte? Perse luftojme me mish e shpirt qe te realizojme dic qe nuk ekziston dhe hidherohemi qe nuk po realizohet?

(5)-Kanti (Emanuel Kant, 1724 - 1804), karakteristika paresore e filozofise se tij eshte dallimi i formes prej objektit te perceptimit, apriores dhe aposteriores. Ai e pranon ekzistimin sendeve pavaresisht nga vetedija jone.

Kjerkegordi (Soren Kierkegaard, 1813 - 1855), "ezistencen" e konsideron fundament te te ashtuquajtures "filozofi ekzistencialiste". Ai mendon se "religjioni eshte objekt i mendimit ekzistencialist, pasi qe vjen prej shpirtit".

-Bergsoni (Henry Bergson, 1859 - 1941), i takon tradites irrocionaliste, perkatesisht filozofise se jetes. Ne qender te preokupimeve te ketij filozofi jane fenomenet e jetes dhe lirise...Si kunderveprim ndaj "fuqise destruktive te arsyes" ky e rekomandon religjionin. Filozofia e tij intuicionaliste kaloi ne sulm kunder arsyes dhe materializmit,dhe rezultatet e saj kane qene religjioni dhe misticizmi.

(6) Platoni (Platon, 427 - 347 p. e. r. ), mesuesi i Aristotelit. Filozofia e tij paraqet apogjene e mendimit filozofik grek, vecanerisht ne nocionin e idese, sipas te kuptuarit tjeter idete e Platonit jane qenie transcendentale, dmth. qenie te cilat ekzistojne jashte hapesires dhe kohes.
 
Mendimtari e filozofi Indian Vahiduddin Hani (7)pohon: "Nese etja per uje na deshmon ne ekzistencen e tij, gjithashtu edhe etja per drejtesi medoemos deshmon ekzistencen e saj. Dhe, pasi qe drejtesi ideale ne kete bote nuk ka, kjo eshte deshmi ne ekzistimin e botes tjeter ne te cilen ajo do te realizohet".

Ndjenja jone e brendshme, natyrore eshte argument kategorik se drejtesia, edhe pse ne sot nuk po e shohim, ekziston. Ne neser do ta shohim. Kjo eshte bindje e cila buron prej brendise sone, e verteta intuitivisht e inspiruar.

Intuita dhe natyra e paster jane pjese perberese te natyres sone te perkryer e cila nuk mashtron as nuk genjen. Ky eshte nje prej ligjeve te shumenumerta me te cilen eshte rregulluar kjo ekzistence.

Ndoshta dikush do te vereje: "Ta leme anash bashkesine njerezore dhe te pyetemi perse ALLAHU derrin e krijoi derr, qenin qen, e insektin insekt? C'kane gabuar keto qenie qe te krijohen aq te mjera? Ku eshte ketu drejtesia? Ose, nese ALLAHU do t'i ringjalle te gjitha qeniet me shpirt, perse nuk do ta ringjalle edhe majmumin edhe qenin edhe derrin?"

Pyetja eshte me vend, por e shtron arsyeja e cila e di vetem nje pjese te rastit gjyqesor, ose vetem nje rend te materialit hetues dhe krahas kesaj shpejton te kuptoje aktgjykimin gjyqesor dhe arsyetimin e tij.

(7) Wehiduddin Hani, njeri prej mendimtareve me preduktive te botes moderne Islame. Shquhet me ide perparimtare, humaniste e universale, por konsekuent para kolonializmit perendimor dhe kultures se "pashpirt" te tyre. Nder veprat e para te tij jane "El-Islam jetehadda (Islamizmi therret ne garim").
 
Eshte fakt se te gjitha qeniet shtazore e kane shpirtin e vet. ALLAHU per cdo shpirt e ka zgjedhur formen materiale te cilen ai edhe e meriton. Per kete edhe ALLAHU e krijoi derrin derr per ate se eshte derr dhe per shpirtin e tij dha formen materiale te derrit. Ne asgje nuk dime mbi shpirtin e derrit para se ALLAHU ta kete frymezuar ne formen e tij materiale te derrit. Nuk e dime pse, as kur ne kete menyre ka pasuar krijimi. E tere qe ka qene para krijimit, per ne eshte e panjohur. Gjithashtu e panjohur na eshte c'do te pasoje pas vdekjes.

Mirepo, shkencetaret si dhe Kur'ani, pohuan se ne, para lindjes kemi qene pjese perberese te nje bote (e quajne bote te atomit), e se pas vdekjes do te behemi bote tjeter. Jeta eshte e vazhdueshme dhe nuk ka vdekje. Ka te beje vetem me transformimin dhe kalimi ne pafund atje ku duke iu afruar ALLAHUT do te ngrihemi dhe evoluojme.

Kete kontinuitet e prano edhe logjika njerezore.
E drejtesia eshte e verteta permanente te cilen ALLAHU e ka mbjelle ne natyre dhe perbrendesen e njeriut, e madhe, sic eshte thene kjo ne fillim, edhe ne instiktin shtazor. Kjo drejtesi, e vertete absolute, do te na thote se te gjitha format materiale dhe shtazore jane merita te konfirmuara, te verteta, por mbi detajet e tyre, ose cfare ka qene me pare, asgje nuk dime. Instiktivisht konkludojme se keto jane forma merituese qe ALLAHU e ka krijuar derrin derr sepse shpirti eshte i derrit, e edhe forma e tij, shpirtit te tille i eshte pershtatur.

Ne lidhje me ringjalljen e shtazeve Kur'ani kete e konfirmon:

"Te gjitha shtazet qe ecin neper Toke dhe te gjitha shpezet qe me krahet e tyre fluturojne jane popuj (familje) sikur edhe ju njerezi. - Ne Liber asgje se kemi lene pa e permendur - dhe do te tubohen (kthehen) pastaj para Zoteriut te tyre." (El-En'am, 28)

Keto qenie kane shpirt dhe per keto Kur'ani thote se, sikur edhe ne, do te ringjallen. Por, pas kesaj, cdo te ndodhe me ta, ku do te jene dhe cfare do te jete fati i tyre, kjo eshte e panjohur, gajb(e fshehte) dhe do te ishte kjo vetem orvatje e kote ta njohim tash per tash te panjohuren. Kjo eshte kureshtje mbi te cilen nuk mund te fitojme pergjigje te kenaqshme.

Dhe jo vetem kjo por edhe orvatja ta njohim nje cast te jetes se kesaj bote ne teresi, edhe kjo eshte deshire e kote. Mirepo, nese e njohim (nje pjese te castit) dhe me te medituar thelle mendojme se drejtesia "eshte e vertete permanente" dhe se ALLAHU e ka mbjelle ne natyren tone, ne intuiten tone, kemi mesuar mjaft sosh dhe njohur mjaft.
 
Menyra me te cilen e njohem ALLAHUN, te pershkruar ne artikullin tone te pare, se ky eshte intelekti gjithinkuadrues, universal, se Ai eshte Krijues, Inspirator i cili kujdeset per krijesat e veta, keshtu duke e menduar kuptojme si e ka komponuar ALLAHU ne krijesat e veta ate instikt orientues, drejterrefyes. Ky eshte rezultat i kujdesit dhe drejtesise se Tij: te krijoje krijesa dhe drite e cila do t'ua ndricoje drejtimin e levizjes. Ne kete menyre do ta pervetesojme te verteten se ALLAHU ka derguar lajmetare te fese (enbija) dhe i frymezoi me libra. Sepse, ALLAHU pa keto nuk do te ishte Krijues, as Inspirator dhe Organizator.

Auntentitein e librave te Zotit lehte do ta argumentojme me brendine e tyre shkencore, zbulimet e tyre te transcendentales (gajb), me urtesi, legjislacione dhe me te verteta te cilat nuk mund te jene rezultat i angazhimit dhe njohjes individuale.

Qe ALLAHu te jete Krijues, I Drejte dhe Inspirator i rruges jetesore (e kjo eshte pika qendrore e te gjitha feve), ai eshte pra fillim (i parahershem) ide te cilen njeriu, pa hulumtime te vecanta, e perveteson, e kete te njejtenide na imponon natyrshmeria, intuita jone.

Cdo pohim tjeter eshte trillim i thjeshte.
Perpjekes, i cili synon kah ajo qe ta hedhe poshte kete pohim, do t'i nevojitet angazhim i madh, inkonsekuence dhe manovrim sofistik e edhe diskutim steril qe, megjithate, do te perfundoje ne humbje. Perpjekja e tille nuk do ta kete bazen e vet te proves; ajo me teper eshte rezultat i kokefortesise dhe kryenecesise sesa te menduarit objektiv dhe instiktit te paster.

Ky eshte rezultat i odisejades sime ideore disavjecare prej fillimit krenar ne librin tim "ALLAHU wel-Insan" ("ALLAHU dhe njeriu") deri te qendrimi devocionues dhe pendues ne dyert e Kur'anit, Tewratit (Tores) dhe Inxhilit (Ungjellit).
 
Sipas mendimit tim nuk eshte religjioz njeriu i cili eshte fanatik, ekskluziv dhe mendon se i Derguari i tij eshte i vetmi se ALLAHU nuk ka derguar tjeter. Te prezenturit e tille te ALLAHUT eshte infantil dhe konservativ. Ajo e paraqet ALLAHUN si kryepar te ndonje fisi. Ky eshte separatizem, ekskluzivitet e jo religjiozitet. Te perfytyruarit e drejte te ALLAHUT eshte se Ai eshte shpirtmadh, se te gjitheve u jep dhe te gjitheve u dergon lajmetare te fese (rusul).

"Nuk ka pasur popull te cilit nuk i ka ardhur ai i cili i ka thirrur (terhequr verejtjen)". (El-Fatir, 24)

"Ne cdo populli i kemi derguar lajmetare te fese (resul)". (En-Nahl, 36)

"E Zoteriu yt kurre nuk i ka zhdukur vendbanimet deri sa ne kryeqytetin e tyre nuk do ta dergonte te derguarin".
(El-Kasas, 59)

"...te derguar per te cilet tashme me pare te kemi rrefyer edhe te derguar epr te cilet nuk te kemi rrefyer".
(En-Nisa, 59)

Sipas ketyre, ajeteve te lartcituara, ndoshta edhe Budha, ne kohen e tij, ka qene i derguar i Zotit, por se nuk eshte permendur ne Kur'an. Ndoshta edhe Ahnatoni, ne kohen e tij, ka qene i derguar i Zotit, por versionet e mesimit te tij qe sot na jane te njohura jane te shtremberuara.

Per kete ALLAHU na urdheroi Islamin si fe, sepse kjo eshte feja e vetme e cila i pranon te gjithe te derguarit (rusul) dhe te gjithe lajmetaret e fese (enbija), te gjitha librat e Zotit, dhe e ka perfunduar fene, ideshmerine dhe legjislativisht, ia dha shpjegimin e saj burimor: se ALLAHU eshte Nje, se eshte i Meshirshem, Inspirues se Ai eshte burimi i te gjitha instruksioneve prej Ademit deri te Muhammedi.

VAZHDON...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top