Drejtësia dhe trajtimi i fëmijëve dhe familjarëve të politikanëve

Rastet dhe akuzat për fëmijët e Ruçit, Dades dhe të ish-kryeministrit

Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-dhe-Kryeministri-Edi-Rama-gjate-seances-se-pare-parlamentare-ne-hapje-te-Sesionit-te-Trete-te-Legjislatures-se-Tete_11-320x198.jpg


Fama, “për mirë”, e prindërve të tyre politikanë jo domosdoshmërisht është transmetuar në modele për t’u ndjekur nga vetë fëmijët e tyre. Imuniteti i deputetit të prindërve të tyre shpeshherë ka shpëtuar shumë prej fëmijëve “kriminelë” nga marrja e një dënimi nga institucionet e drejtësisë. Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e dy ditëve më parë, ku u vranë katër persona nga autori i dyshuar, Kostandin Xhuvani, djalit i deputetes socialiste Luiza Xhuvani, rezulton se fëmijët e politikanëve kanë qenë problematikë ndër vite dhe shpeshherë janë bërë objekt i debateve të ashpra mes demokratëve dhe socialistëve në aulën e Parlamentit. Akuzat më të mëdha, siluret e shumta u lëshuan nga ish-kryeministri Sali Berisha në adresë të fëmijëve të deputetëve si Arta Dade dhe Gramoz Ruçi. Ndërsa pala tjetër, akuzat i ka përqendruar në dy emra, te fëmijët e ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi.

Fëmijët e demokratëve


Fëmijët e deputetëve, ministrave apo kryeministrave, duke përfituar nga pushteti apo njohjet e prindërve të tyre, i kanë shpëtuar dënimit të drejtësisë. Dhe për të trajtuar këtë temë, u nisëm nga Shkëlzen Berisha, një emër tepër i lakuar nga opozita e djeshme, sot në pushtet. Në çështjen “Gërdeci”, emri i djalit të kryeministrit ishte një ndër më të lakuarit, e përpos kësaj ai nuk e shkeli asnjëherë derën e gjykatës, të thoshte fjalën e tij qoftë për të dëshmuar. Përfshirja dhe dijenia për fabrikën e demontimit të municioneve në fshatin Gërdec nuk u vërtetua kurrë nga organet gjyqësore, hetimet shmangeshin sa herë përmendej djali i ish-kreut të qeverisë. Ndërkaq, më 5 tetor 2008, do të prangosej në Sarajevë, Damir Fazlliç, i cili në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ish-ministrit të Jashtëm, sot kryetar i PD-së, Lulzim Basha. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se ish-kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e dikurshme e Argita Berishës, Flutura Kola, i bleu Fazlliçit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Crown Acquisitions. Ndërsa më 12 maj 2009, sërish protagoniste do të ishte vajza e Kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, e cila u akuzua se kishte ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë Damir Fazlliç. Në email-et konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Kjo ngjarje është konfirmuar nga vetë Ansar në një intervistë të tij për “Top Channel” në janar 2013. Përmes një investigimi të saj, BIRN, më 16 korrik të këtij viti, publikoi dokumente konfidenciale nga bankat, të cilat, sipas saj, tregojnë se si zyra ligjore nën pronësinë e vajzës me pushtet të ish- kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, u bë porta hyrëse për investitorë të mëdhenj të huaj që kërkonin licenca, leje dhe mbështetje politike nga babai i saj. Për të gjitha këto akuza, nuk kanë munguar ndëshkimet e drejtësisë ndaj deputetëve socialistë, në atë kohë në opozitë. Por dhe vetë Malltezi, nga ana e saj, i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj saj, duke këmbëngulur se ajo kurrë nuk e përdori pozicionin e babait të saj për të përparuar në karrierën e vet.

Fëmijët e socialistëve

Vrasja është një krim i përsëritur nga Kostandin Xhuvani, pasi tre vite më parë, do të vriste 26-vjeçarin Alfred Musabelliu, për të cilën ai u dënua me vetëm dy vjet heqje lirie. Por, Xhuvani nuk është një rast sporadik në historinë 20-vjeçare të demokracisë në vend. Rastet kanë qenë të shumta, si ai i djalit të Gramoz Ruçit, që në vitin 2004, asokohe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, si dhe deputet, u akuzua se plagosi me armë zjarri të riun Artur Ceka. Ekspertiza përcaktoi se Ceka ishte qëlluar nga Ruçi, por Gjykata e shpalli të pafajshëm djalin e deputetit, duke rrëzuar akuzat për vrasje në tentativë, si dhe armëmbajtje pa leje. Një tjetër rast dhe i përsëritur ka ndodhur edhe me dy djemtë e deputetes Arta Dade. Alban dhe Besnik Dabulla, të dy bashkë dhe në kohë të ndryshme, janë akuzuar nga organi i akuzës për plagosje me armë zjarri në më shumë se një herë. Ashtu si djali i Gramoz Ruçit, edhe ata dolën të pafajshëm.

t.chanel
 
Titulli: Drejtësia dhe trajtimi i fëmijëve dhe familjarëve të politikanëve

Djali kriminel i Luizes Xhuvani eshte i te njejti rangu me djalin e Gramoz Rucit dhe djemte e Arta Dades. Te gjithe keta djemte kane perdorur imuntetin politik te mamave dhe baballareve duke na bere si gangstera ne mes te rruges, duke vrare dhe plagosur njerez. Pasi shpetohen nga policia dhe drejtesia, shesin pordhe me makina e fundit duke u kaperdisur si kodoshat e forte te vendit. Keta cunat e mamave deputete duhet te ishin kalbur ne burg nese drejtesia nuk do ishte ndikuar nga politika.

Fakti qe cuni i Luizes Xhuvani u denua me vetem 1 vit burg duke perfituar uljen e 1/3 e denimit per shkak te gjykimit te shkurtuar , fakti qe ishte ne kerkim nga policia dhe nuk u arrestua, fakti qe prokuroria na thote qe nuk ka qene ne Gjirokaster por ne nje spital psikiatrik te Elbasanit per shkak te konsumimit te birrave, tregon qe aktorja e melodrames Luiza Xhuvani ka ndikuar ne vrasjen e 4 njerezve.

Luiza Xhuvani duhet te kishte dhene doreheqejen qe ne vrasjen e pare, edhe ai ishte bir nene qe u vra nga i njejti autor qe vrau 4 te tjere me pas. Luiza Xhuvani jo vetem qe nuk dha doreheqjen por ndikoi qe djali i saj tia hidhte drejtesise pa u lagur duke bere vrasesin si viktima dhe viktimen si kriminel. Pasi u vrane 4 njerez, Luiza vendos te beje aktoren e melodrames duke na treguar lotet e saj te doreheqjes ne konferencen e shtypit te kryeministrit, edhe kryeministri duke e ngushelluar ne krahet e tij dhe sulmonte opoziten, a thua sikur djali i opozites vrau 5 djemte e Luizes.

Hajduti
 
Titulli: Drejtësia dhe trajtimi i fëmijëve dhe familjarëve të politikanëve

Un per vedi tham qa prinderish jan kto njerz aman,qe rrisin kto fmi mostra.
Kto njerz te shtetit ae shikojn familjen apo e kan mendjen vetem te hallet e popullit sa su bjen ndermend per femijet e tyre.
Un sdi si mundet te flej nje Nene kur i biri ndodhet rrugash ne 4 te mengjesit.
Jam pa fjal seriozisht mjer ne si popull kush na perfaqson.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top