Drejt shkatërrimit... Mos vallë është faji i efektit serrë?

Aren

Anëtar i Respektuar
efektisere.jpg

Hipotezat e reja: shtimi i tërmeteve varet nga ngrohja globale

Sumatra: dhjetor 2004; Haiti: janar 2010; Kili: shkurt 2010 dhe në fund Japoni: 11 mars 2011. Vetëm shtatë vitet e fundit dhjetëra tërmete dhe dy cuname shkatërruese kanë goditur planetin tonë, duke shkaktuar mijëra viktima. Natyrshëm lind pyetja: çfarë po ndodh? اfarë i ka ndryshuar forcat natyrore të planetit? Shkencëtarët kishin arritur edhe më parë në një përfundim, që pavarësisht kësaj, gjithnjë është menduar se tërmetet “thërrasin” njëri-tjetrin dhe e tejçojnë energjinë nga një anë të globit në tjetrën. Por sot ka edhe nga ata si Bill McGuire, nga Departamenti i Shkencave të Tokës në Universitetin e Londrës, që mendon se një prej shkaqeve të këtij rizgjimi gjeologjik mund të jetë (nëse jo tani, në të ardhmen është e sigurt) edhe ngrohja globale e atmosferës. A është e mundur vërtet një gjë e tillë? Cili është mekanizmi që nxit aktivitetet vullkanike dhe tektonike? Dhe ç’lidhje ka ngrohja e atmosferës? Vitin e kaluar disa shkencëtarë ekzaminuan këtë skenar dhe e publikuan studimin në revistën shkencore angleze “Philosophical transaction of the Royal sophical”.

Katastrofa parahistorike

McGuire e ka nisur studimin e tij duke ekzaminuar fillimisht fenomenet natyrore që kanë ndodhur në të kaluarën. “Periudhat e historisë së Tokës, ku klima ka ndryshuar në mënyrë të menjëhershme, janë shoqëruar gjithmonë me vullkane dhe tërmete”, shpjegon studiuesi. Ai merr si shembull ngjarjen që ka ndodhur rreth njëzetmijë vjet më parë, mes dy akullimeve: me shkrirjen masive të akujve, niveli i deteve u rrit rreth 130 metra. Pas kësaj ngjarjeje pati një ndryshim të klimës globale që nga rrymat detare e deri tek erërat, u shtuan vullkanet, tërmetet, cunamet dhe rrëshqitjet e mëdha të tokës. Nga këtu e deri te situata jonë aktuale rruga është shumë e shkurtër. Krahasimet janë të lehta për t’u bërë: e dimë se temperatura vazhdon të rritet dhe në vitin 2090 mund të jetë 7؛C më e lartë sesa ishte në epokën paraindustriale. Një nga pasojat e para të rritjes së temperaturës do të jetë shkrirja e akujve, si ata të ashtuquajtur kontinentalë (akujt e Alpeve, Andeve dhe Himalajeve: vetëm në Alpe janë shkrirë 35% e akujve), ashtu dhe ata polarë, që përfshijnë akujt e mëdhenj të Groenlandës dhe Antarktidës. Nuk do mend që gjithë ky ujë do të rrisë nivelin e oqeaneve. Gjatë shekujve të fundit Toka ka humbur në zonat polare rreth 15000 km³ akull. Me 7؛C më shumë pasojat do të ndryshonin nga lokale në globale. Katastrofa e parë do të ishte përmbytja.

Po lëvizin pllakat tektonike

Ky do të ishte vetëm fillimi. “Pas shkrirjes së akujve, pikërisht për shkak të uljes së peshës së tyre, deformohen pllakat tektonike të cilat mbështeten kontinentet”, thotë studiuesi. Një fenomen që, edhe pse i vogël, është shfaqur në vitin 2008 në Kinë, kur një nga ////digat më të mëdha në vend u akuzua se shkaktoi tërmetin në Sishuan. Pikërisht për shkak të shkrirjes masive të akujve është parashikuar një rritje e lëkundjeve sizmike në Groenlandë dhe Antarktidë. Përveç kësaj, uji nëpër oqeane do të rriste presionin mbi pllakat tektonike oqeanike për një vlerë që varion nga 1,8 në 5,9 kilopaskal (paskali është njësia matëse e trysnisë: trysnia atmosferike në nivelin e detit është 100 kilopaskal). Kjo rritje do të shkaktonte një spostim të pllakave, mjaftueshëm për të sjellë tërmete ose shpërthime vullkanike. Disa studime kanë treguar se mjafton një “gudulisje” e vogël për të shkaktuar tërmete në zonat më “delikate” të planetit. Megjithatë, nga ç’kemi parë, tërmetet nuk janë fenomene të izoluara dhe, sipas disa sizmologëve, nuk është aspak e thënë që t’i binden “efektit domino”, pra që një lëkundje në bregun perëndimor të Paqësorit t’i korrespondojë një tjetre, ndoshta muaj më vonë në bregun tjetër. Nëse më pas kushtet mjedisore nxisin rritjet e aktivitetit sizmik, nuk është e thënë se zinxhiri i tërmeteve të mos përshkojë të gjithë globin. Edhe vullkanet mund të shkaktojnë me raste ndryshime të vogla në atmosferë.

Gjithçka që përmendëm më lart i ngjan një skenari të frikshëm. Por, pse atëherë duhet të rrezikojmë? A nuk do të ishte më mirë të fillonim që sot të reduktonim përdorimin e lëndëve djegëse që shkaktojnë ngrohjen globale?Bota Sot
 
Pe: Drejt shkatërrimit... Mos vallë është faji i efektit serrë?

Natyrisht qe efekti serre po shkaterron token dhe natyrisht qe njeriu nuk po e ruan natyren e nuk po mendon per te ardhmen e planetit tone.Fakti qe po studiohem energji alternative dhe jo ndotese do te thote qe edhe fuqite e medha jane ndergjegjesuar se ruajtja e planetit tone eshte e vetmja rruge per ti dhene nje te ardhme te larget njerezimit mbi toke.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top