-
- Anëtarësuar më
- Jul 16, 2008
-
- Mesazhe
- 15,694
-
- Reagimet e mara
- 12,029
-
- Mosha
- 39
-
- Vendndodhja
- Perball
-
- Website i juaj
- fv.al
Elbasan
Raportohet e qete situata ne Elbasan edhe ne keto momente te mbylljes pothuajse te te gjitha qendrave te votimit. Ka nisur po ashtu edhe transportimi i kutive te numerimit, ne KZAZ-te e Elbasanit.
Gjirokaster
Ka shkuar normalisht procesi i votimit ne Gjirokaster, nderkohe qe jane vene ne radhe punonjesit per dorezimin e kutive ne KZAZ-te e qytetit.
Vlore
Ka perfunduar procesi i votimit ne shumicen e qendrave te votimit. Po ende ka radhe votuesish neper qendra dhe pritet qe zgjedhjet te vazhdojne deri ne oren 21:00.
Korce
Situata eshte e qete dhe ka nisur procesi i dergimit te kutive ne tre qendrat e numerimit.
Shifrat zyrtare te pjesemarrjes se votimit ne rang qarku ka arritur ne nivelin e 51 perqindeshit.
Berat
Ne 298 qendrat te votimit te Beratit ka perfunduar procesi i votimit dhe ne KZAZ-te e qarkut kane mberritur kutite.
Ne Uren e Vajgurore kane votuar 55 perqind e zgjedhesve, ne Berat 50 perqind, ne Kucove 48 perqind dhe ne Skrapar 48 perqind e votuesve.
Shkoder
Situate e qete edhe ne Shkoder, pas perfundimit te votimit. Ne te gjitha qendrat eshte mbyllur procesi dhe kutite e votimit ndodhen thuajse te gjitha ne qendrat e numerimit
Top-Channel