Drejt Italisë, sekuestrohet në portin e Durrësit kamioni me 720 kg marijuanë Transmet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
720 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë u sekuestrua që në orët e para të mëngjesit në portin e Durrësit teksa ishte gati për tu nisur për në Itali.

kamion.jpg

Burime zyrtare nga policia i thanë , se lënda narkotike u gjet në një kamion frigoriferik që drejtohej nga Adrian Gjini, i cili u vu në prangat e policisë.

Mësohet se mjeti në të cilin u gjet lënda narkotike mbante targa AA623EP, ndërsa ishte gati për tu nisur drejt shtetit fqinj me traget.

Lidhur me këtë rast nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike si dhe për të implikuar të tjerë të mundshëm.

a.y/noa.al
 
Back
Top