Drecun: Mali i Zi dhe Kosova mosmarrëveshje mbi territorin serb

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Qeveria e Kosovës tërhoqi dje nga Parlamenti marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, për territorin që nuk është as i Malit të Zi as i Kosovës, por i Serbisë, ka thënë Milovan Drecun, shkruan Tanjug

Në seancë nuk morën pjesë deputetët e Listës Serbe, gjë që bënë të ditur së për shkaqe sigurie nuk do të jenë në sallë. Gjatë kësaj kohe, protestuesit u mblodhën në afërsi të ndërtesës së parlamentit për të kundërshtuar këtë marrëveshje. E gjithë kjo u zhvillua pa incidente.

Ndërsa Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, ka thënë që kërcënimet për sigurinë kryesisht janë për ata persona qe nuk i përkasin komunitetit shqiptarë.

“Këto protesta mund t’ju drejtohet joshqiptareve, apo serbëve, mirëpo akte të dhunshme nëpër protesta rrezikojnë sigurinë e të gjithëve” ka deklaruar Drecun.

Drecun ka theksuar se shqiptarët përmes dhunës dhe protestave kërkojnë të ushtrojnë presion të fortë ndaj bashkësisë ndërkombëtare, sidomos në Bruksel, ndoshta edhe në Uashington, për të përmbushur kërkesat e tyre.

Ndërsa sa i përket demarkacionit, Drecun ka thënë që kryeministri i Malit te Zi Milo Gjukanoviq bëri gjithçka që mundej kundër interesave të Serbisë dhe popullit serb, duke përfshirë edhe njohjen e Kosovës si shtet, duke shtuar se Gjukanoviq tani duhet të merret me pasojat./ Klan Kosova
bg-gasic-skupstina-pkg-19-jms-20160201-180243801-mxf-still003_1472810374-7073461.jpg
 
Titulli: Drecun: Mali i Zi dhe Kosova mosmarrëveshje mbi territorin serb

Kufirin e dikton Serbia!
Kufirin e dikton Serbia!
Beadin Syla & Albert Ahmeti • 02 Shtator 2016 • 08:03 •

Qeveria e Kosovës është detyruar nga Lista Serbe që ta heqë nga rendi i ditës Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Me kërkesë direkt nga Beogradi, 11 deputetë serbë nuk erdhën në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke i pamundësuar kështu koalicionit ratifikimin e këtij ligji. Dështimin e përpjekjes njëvjeçare të koalicionit qeveritar për të kaluar demarkacionin, partia më e madhe opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje” ia atribuoi protestës dhe presionit nga kjo parti.

“Nuk ka fituar Lista Serbe sot. Nuk kanë guxuar të vijnë në Kuvend për shkaqe sigurie siç thanë dhe nuk i fituan 25 antena të Serbisë dhe, me gjasë, komunën e Prilluzhës. Sot, ka humbur Qeveria që duhet të dorëhiqet dhe Thaçi i deklasuar. Dhe, ka fituar populli e Republika, ‘Vetëvendosja’ dhe e gjithë opozita. Urime qytetarë të Kosovës! Urime aktivistë të Lëvizjes! Urime deputetë të opozitës! Fitorja është e të gjithë juve bashkë!”, ka thënë kreu i LVV-së, Visar Ymeri, pas dështimit të ratifikimit. Ndërkohë, Lista Serbe mungesën e deputetëve të saj në këtë seancë e ka arsyetuar duke thënë se partnerët e mëdhenj të koalicionit nuk janë takuar me drejtuesit e këtij subjekti për të diskutuar për këtë çështje.



Mst: Mustafa: Nuk pranojmë kushte nga grupet parlamentare

Por, kur pritej që kryeministri Isa Mustafa të arsyetonte Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi para deputetëve, ai zgjodhi tërheqjen e tij nga rendi i ditës. Kryeministri Mustafa arsyetoi këtë veprim të Qeverisë, duke thënë se nuk janë rrethanat dhe nuk është situatë ku duhet të votojnë Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi. “Qeveria e tërheq sot këtë projektligj nga procedura kuvendore. Me bashkëbisedim do të provojmë të gjejmë një marrëveshje në lidhje me ligjin. Nuk është mënyra e duhur që të procedojmë me këtë ligj kur kemi presione dhe kërcënime, në situatën kur një grup parlamentar e kushtëzon votimin e këtij ligji me koncesione dhe nuk dëshirojmë të bëjmë asnjë koncesion për një ligj që përcakton sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Tërheqja e këtij ligji nuk do të thotë se do të ndryshojmë Marrëveshjen, mirëpo do ta procedojmë në Kuvend kur Qeveria e vlerëson se është gati”, ka thënë Mustafa.

Përkrahje tërheqjes së këtij Projektligji i kanë dhënë edhe dy grupet parlamentare në pushtet, PDK-ja dhe LDK-ja. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, tha se përkrahin tërheqjen në mënyrë që votimi të ndodhë në një situatë tjetër. “Grupi parlament i PDK-së, pavarësisht numërimit të argumenteve se për çka tërhiqet ky votim, për faktin siç tha kryeministri, që votimi të ndodhë në një atmosferë tjetër, në një kohë të qetë, pa presione, ne pajtohemi dhe e mbështesim. Shfrytëzoj rastin, që në emër të Grupit parlamentar të PDK-së, t’i ftojmë të gjitha grupet politike dhe etnike që të krijojnë atmosferë dhe të krijojmë kushte, të kontribuojmë bashkërisht që të krijojmë kushte më të qeta pa presione dhe pa kushtëzime, të vazhdojmë trajtimin e kësaj çështjeje dhe të tjera që janë në interes të vendit”, ka thënë Pajaziti.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se është e drejta e kryeministrit dhe ministrave për tërheqjen e projektligjeve që ata i sponsorizojnë.

“Ajo që për ne është me rëndësi dhe tentimet që të abuzohet me fjalën është vetëm vazhdim i një demagogjie në thirrje në popull. Me u thirr aq shumë në popull se edhe ne jemi deputetë që na ka votuar populli. Shumë po thirren në emër të deputeteve të LDK-së. E keni gabim në marrjen e rolit në atë se kush çka do të bëjë në rastin e votimit nga deputetët të LDK-së. Këqyrni punët tuaja”, ka thënë Beqiri. Edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, ka përkrahur tërheqjen e këtij projektligji.

Opozita kërkoi hedhjen në votim

Mirëpo, në seancën e sotme rolet mes pozitës dhe opozitës u ndërruan. Derisa në herët e kaluara pozita kërkonte votimin e shumë çështjeve me komoditetin se i kishte numrat, kësaj radhe ishin kundër hedhjes në votim të këtij Projektligji. Ndërsa, tri partitë opozitare kësaj radhe vepruan ndryshe. Ata me çdo kusht donin që Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin, të hidhet në votim. Madje, shefi i grupit parlamentar të “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, tha se tërheqjen e këtij Projektligji e konsideron votim, meqë ka kuorum. Derisa, pati edhe disa falënderime për ata që kontribuuan që sot të mos ratifikohet demarkacioni. “Unë sot do ta konsideroj këtë votim dhe pse dështoi demarkacioni janë pesë faktorë që dua t’i falënderoj, siç është populli i Kosovës, ekspertët e pavarur-profesorët e Universitetit të Prishtinës, pastaj aktivistët që po vuajnë në burgje, deputetët e LDK-së dhe PDK-së që e bënë të pamundur që Qeveria t’i ketë numrat, dhe në fund falënderoj opozitën, duke mos kursyer trysninë bënë që demarkacioni të mos votohet, sot dhe unë do ta konsideroj si një votim që është votuar e nuk ka kaluar”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa, lideri i “Nismës për Kosovën”, Fatmir Limaj, tha se Kuvendi nuk mund të kushtëzohet nga asnjë grup parlamentar. “Pse po tërhiqet sot ky ligj, i cili për më tepër se një vit është në pritje. Arsyetimi se një grup parlamentar nuk është prezent dhe po na kushtëzon, është i paqëndrueshëm, sepse Parlamenti nuk mund të kushtëzohet nga një grup parlamentar. Ka kuorum për të proceduar dhe grupi i deputetëve është i mjaftueshëm”, është shprehur Limaj, sipas të cilit, Qeveria nuk i ka votat. “Nuk i keni votat për ta votuar demarkacionin në variantin e plotë. Jo për shkak të Listës Serbe por për shkak të votave që s’i keni. Ne kemi nevojë dhe kohë për t’u bindur dhe për t’i hequr dilemat. I nderuar kryeministër, kisha kërkuar nga ju me qenë më i qartë në arsyetimin e tërheqjes së këtij Projektligji, për të cilin keni thënë se nuk i keni votat. Hajdeni ta votojmë. Lista ‘Srpska’ po thotë nuk na i keni përmbushur disa premtime dhe atëherë vijmë në Parlament”, ka shtuar ai.

Edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, që të tregojë sa deputetë janë në sallë, dhe ta qesë në votim Projektligjin, pasi ka deputetë mjaft në sallë. “Po flasim për numra, nëse e kuptova saktë kryeministrin. E para, kryetar duhet të na tregosh se sa deputetë jemi në sallë. ثshtë rregull. Ti duhet të deklarosh se në sallë janë kaq deputetë. Për ratifikimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare nuk kërkohet votim i dyfishtë i komuniteteve. Nuk ka nevojë për listën ‘Srpska’ me u kushtëzu. Qe ku jemi këtu dhe jemi më shumë se 100 deputetë në sallë. ثshtë krejt diçka tjetër se e kemi konstatuar atë marrëveshje se nuk është në rregull dhe nuk është e saktë”, ka thënë Haradinaj.

Opozita: Koalicioni qeverisës dështoi

Kryetari i “Nismës për Kosovën”, Fatmir Limaj, pas përfundimit të seancës, në një prononcim për media ka thënë se versioni aktual për demarkacionin me Malin e Zi ka dështuar. Limaj ka thënë se koalicioni qeverisës megjithëse vazhdimisht kishte deklaruar se i ka votat, në këtë seancë u dëshmua e kundërta, sipas tij.

Në fund Limaj ka shprehur gatishmërinë për të dialoguar me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje.

“Ne jemi të gatshëm që për çdo gjë të ulemi dhe të bisedojmë, për ta rishikuar në tërësi punën e komisionit shtetëror. Mendoj që sot edhe ata që kanë pasur dilema të caktuara, Parlamenti i Kosovës mjaftueshëm e ka dhënë një përgjigje, rishikojeni këtë Marrëveshje, hiqnani dilemat dhe sillnani një ligj që e votojmë të gjithë. Demarkacioni është gjëja më e rëndësishme për shtetin, ai duhet të kthehet në festë, ama ai duhet të bëhet në momentin kur nuk ka dilema të cilat janë shfaqur për një vit”, ka përfunduar Limaj.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, pas përfundimit të seancës ka thënë se Qeveria “Mustafa” e ka humbur përfundimisht legjitimitetin.

“Prej ditës së sotme kjo Qeveri nuk ka legjitimitet dhe duhet sa më parë të largohet, mirëpo edhe nëse duhet që të kërkojë hapësirë dhe ta qetë prapë në votim, unë mendoj se vullneti i deputetëve do të rritet kundër kësaj Marrëveshjeje”, është shprehur Lekaj.

Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka thënë se mosvotimi i demarkacionit nuk është sukses i opozitës, pasi, sipas tij, opozita me 30 deputetët që i ka nuk mund të ndikojë në këtë çështje.

“Unë mendoj se opozita nuk ka asnjë ndikim se a do të votohet apo jo demarkacioni. Do të vendosin në tërësi votat e pozitës, pra të LDK-së, të PDK-së dhe të pakicave. Deputetët e pozitës do të vendosin se a të aprovohet apo jo Marrëveshja për kufirin. Nuk ka faktor tjetër që ndikon, opozita nuk ka asnjë ndikim. Kërkoj që Kuvendi të punojë normalisht dhe ne deputetët të bëjmë më të mirën për Kosovën”, ka deklaruar Salihaj.
auto_isa-mustafa_copy1472733067.jpg
 

Attachments

  • auto_isa-mustafa_copy1472733067.jpg
    auto_isa-mustafa_copy1472733067.jpg
    63.5 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top