Drama e lesbikeve fiton “Palmën e Artë”

Love

βeℓℓe â๓e
  • Një film për një vajzë 15 vjeç që bie në dashuri me një grua më të moshuar, me skena ****i eksplicite fitoi lavde dhe kritika, por në mënyrë surprizë, edhe tre çmime të lavdishme njëherësh

Festivali-i-Kanes-2-150x150.jpg
Festivali-i-Kanes-3-150x150.jpg


“Bluja është ngjyra më e ngrohtë”, një histori dashurie intime e dy vajzave franceze, fitoi Palme d’Or për filmin më të mirë në Festivalin e Kanës. Filmi ka tërhequr vëmendje për skenat eksplicite të ****it, si dhe për aktrimin e lavdërueshëm të aktoreve Adele Exarchopoulos dhe Lea Seydoux.

Veterani i Hollivudit Bruce Dern fitoi çmimin e aktorit më të mirë për rolin e tij te filmi “Nebraska”. Ylli francez, Berenice Bejo, e njohur për filmin e heshtur “Artisti”, fitoi çmimin për aktoren më të mirë për rolin e saj te filmi “The Past” (E Shkuara).

Fituesit u zgjodhën nga 20 filma në garë dhe u shpallën në ceremoninë përmbyllëse të festivalit të dielën. “Bluja është Ngjyra më e Ngrohtë” është një film që zgjat tri orë për daljen në jetë të dy vajzave, ku Exarchopoulos luan rolin e një 15 vjeçareje që bie në dashuri me një grua më në moshë, të interpretuar nga Seydoux.

Nën drejtimin e Abdellatif Kechiche, filmi fitoi shumë vlerësime nga kritika në Kanë dhe u përshkrua nga gazeta britanike “The Guardian” “epik dhe gjithsesi intim”. Por filmi tronditi disa kritikë. Revista Variety tha se ai përmbante “skenat më shpërthyese të ****it mes lesbikeve sa mbahen mend kohët e fundit”.

Revista “Hollywood Reporter” tha se “drama zvarritëse” do t’i “rrudhë vetullat” shumë njerëzve, pasi kapërcen kufirin “mes aktrimit dhe të vërtetës”. Disa vunë në diskutim faktin nëse skenat e ****it e bëjnë këtë film tepër eksplicit për të fituar çmimin më të lartë.

Por regjisori Steven Spielberg, i cili kryesoi jurinë, u tha gazetarëve: “Unë mendoj se ky film do të marrë shumë shikime… mendoj se filmi mbart një mesazh shumë të fortë, një mesazh shumë pozitiv.”

Me një lëvizje të pazakontë, Spielberg u dha çmim dy aktoreve kryesore, si dhe regjisorit.

Duke pranuar çmimin, Abdellatif Kechiche tha: “Dëshiroj t’ia dedikoj këtë film rinisë së mrekullueshme të Francës me të cilët u takova gjatë periudhës së gjatë të krijimit të këtij filmi. Këta të rinj më mësuan mua shumë gjëra mbi shpirtin e lirisë dhe të jetuarit bashkë”.

“Bluja është Ngjyra më e Ngrohtë” ia hoqi mundësinë prodhuesit amerikan të filmave “Coen brothers” që të përsërisnin suksesin e tyre me Palmën e Artë në vitin 1991 kur ata fituan me filmin “Barton Fink”.

Filmi i tyre i fundit, Inside Llewyn Davis, që flet për skenën folklorike të Nju Jorkut të viteve 1960, fitoi këtë vit Grand Prix, (اmimin e Madh) i cili është praktikisht çmimi i dytë në festival.

اmimi për aktorin më të mirë shënon një rikthim për Bruce Dern, i cili është më shumë i njohur për rolet në filmat e viteve 1970, si “Kthimi në Shtëpi” (Coming Home), “Kaubojsat” (The Cowboys) dhe “Getsbi i Madh” (The Great Gatsby).

Tashmë ai është 76 vjeç dhe fitoi çmimin për aktrimin në rolin e një babai të moshuar dhe të alkoolizuar që udhëton për tëmarrë paratë për një lotari të fituar. Filmi, i titulluar “Nebraska”, u drejtua nga regjisori Alexander Payne.

اmimi për aktoren më të mirë Berenice Bejo dëshmoi se aktrimi i saj te filmi “The Artist” qe i suksesshëm. Filmi i saj “E shkuara” (The Past) është një dramë familjare e realizuar nga regjisori iranian, Asghar Farhadi, si një seri e dytë për filmin e vitit 2011 që fitoi “Oscar, Një Ndarje” (A Separation).

Amat Escalante nga Meksika, i cili bëri një dramë brutale të titulluar Heli, mbi luftën e grupeve të drogës në këtë vend, doli fitues disi surprizë në rolin e regjisorit më të mirë.

Jia Zhangke fitoi çmimin për skenarin më të mirë te filmi Prekja e Mëkatit (A Touch of Sin), një ekzaminim i korrupsionit shkatërrues në vendin e tij.

اmimi i Jurisë shkoi për filmin “Si Babai edhe i Biri” (Like Father, Like Son) një film që flet për dy familje që zbulojnë se fëmijët e tyre gjashtë vjeç janë ngatërruar gabimisht në maternitet. Ai është i prodhuar nën regjinë e japonezit Japan’s Hirokazu Kore-eda.
G.Shqip
 
Titulli: Drama e lesbikeve fiton “Palmën e Artë”

hhahahhahahhhahahhahahahahahhahahhhahhahhhah
Vazhdoni vetemm kso tema hapni kristi pinderi do ju vleresoj edhe do ju jap cmimin aleatii vitit 2013 per komunitetin por LGBT
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top