Drafti për drogën: Konsumi vetjak, shkelje administrative

Drafti për drogën: Konsumi vetjak, shkelje administrative

Foto-2-768x425.png


prNdryshimet e propozuara nga Ministria e Brendshme në Kodin Penal , vijnë si nevojë e problematikave që janë hasur në zbatim të legjislacionit për veprat penale në fushën e drogës. Drafti final i siguruar nga Top Channel i është dorëzuar Këshillit të Ministrave dhe së shpejti pritet t’i kalojë për shqyrtim edhe Parlamentit.

Në argumentimet që parashtrohen në draft, theksohet se neni aktual 283 i Kodit Penal është më problematiku në zbatimin e tij nga prokuroria dhe gjykata. Në këtë nen propozohet që konsumi dhe mbajtja për përdorim vetjak e një sasie të kufizuar lënde narkotike të konsiderohet shkelje administrative dhe jo penale, duke u bazuar edhe në praktikën e shumë vendeve europiane.

Sipas draftit, për 70 përqind të personave konsumatorë të narkotikëve që policia kap, nuk procedohen penalisht nga prokuroria.

Po në nenin 283 sugjerohet që mbajtja dhe shitja e lëndëve narkotike mbi sasinë e përcaktuar nga ligjvënësi dhe që gjithsesi konsiderohet e vogël, të ketë dënim më të ulët se mbajtja apo shitja në sasi të mëdha.

Ndërkohë, në nenin 284, përveç kultivimit të narkotikëve propozohet të përfshihet edhe tregtimi i farërave. Ashtu si për nenin 283, edhe këtu propozohet një përshkallëzim i dënimeve në bazë të rrezikshmërisë së veprës penale.



Sa më e madhe të jetë sasia e bimëve të kultivuara aq më i lartë do të jetë dënimi, por se cilat janë sasitë e vogla, të mëdha dhe shumë të mëdha, këto do të përcaktohen me ligj të veçantë njësoj si për lëndët narkotike në nenin 283.

Ndërkohë sugjerohet që subjekt i ligjit antimafia për hetimin pasuror të jenë edhe rastet e kultivimit në sasi të mëdha, ose rasteve të organizimit dhe financimit të kësaj veprimtarie.

Në draft theksohet se të gjitha këto ndryshime të propozuara në Kodin Penal, është e nevojshme të shoqërohen me miratimin edhe të një neni transitor që do të sanksionojë zbatimin e neneve të mëparshme deri në miratimin e ligjit për përcaktimin e sasive të lëndëve dhe bimëve narkotike që do konsiderohen për konsum vetjak, në sasi të vogla dhe në sasi të mëdha.



g.shqip
 
Titulli: Drafti për drogën: Konsumi vetjak, shkelje administrative

PD: Droga në shkolla, droga shqiptare kap dhe Greqinë, Rama sërish e mohon

Gent-Strazimiri-847x477.jpg


Partia Demokratike ka vijuar edhe sot të denoncojë gjendjen e rëndë, sipas kësaj force politike, me kanabisin në vend.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu deputeti demokrat, Gent Strazimiri tha se trafikantët e drogës, siç është i ashtuquajturi Eskobari i Ballkanit, Eduard Balili vazhdojnë ta ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal nën mbrojtjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Deklarata e plotë e PD

Mediat greke denoncojnë qeverinë shqiptare për 1 ton kanabis të kapur dje në afërsi të Athinës, duke thënë se është e të njëjtit rrjet të Balilit, “Escobarit të Ballkanit”, i cili është i lirë dhe ushtron aktivitetin e tij nën mbrojtjen e Edi Ramës edhe pse e kërkon gjysma e policive të Europës dhe DEA Amerikane.

Ndërkohë në këto momente që flasim, lajmet bëjnë të ditur se 21 kg kokainë e lidhur me shqiptarë është kapur sërish në Greqi.

Pra, “Fronti i të keqes”, pas mediave me prestigjioze italiane, portaleve analitike, strategji e politikëbërëse të Shteteve te Bashkuar të Amerikës, tashmë ka kapur edhe Greqinë, e cila na thënkësh se edhe pse Sajmiri i Kryeministrit paska asgjesuar 99.99% të drogës në Shqipëri, 0.001%-shi i mbetur po u merr frymën…

E verteta është se “Fronti i së keqes” drejton sot këtë vend nën divizën “mileti le të lehë, droga të ecë përpara”. Dje 4 nxënëse të shkollës 9-vjeçare në Krujë humbën ndjenjat pikërisht nga hashashi i djegur në klasën e tyre.

Në Krujë, aty ku 3 ditë më parë u gjet buzë aksit kombëtar hambari i drogës, me 1.3 tonë kanabis, që nuk u zbulua as nga policia, as nga OSHEE edhe pse konsumonte energji si një fabrikë; por u desh bashkëpunimi i shërbimeve me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të ndalur këtë krim.

Droga që kapin autoritete fqinje, droga që kap Prokuroria dhe shërbimet, edhe pse me tonelata pothuajse çdo ditë, sipas Edi Ramës është vetëm 0.2 për qind e sasisë.

Nisur vetëm nga kjo shifër e qeverisë, përfytyroni se sa mijëra ton drogë janë kultivuar në vendin tonë dhe po kthehen e pritet të kthehen çdo ditë në qindra milionë euro, para me të cilët Edi Rama kërkon të blejë pushtetin me çdo kusht.

اdo shqiptar sot është nën thirrje për të reaguar.

Ngrihu, përpara se droga të shkojë në klasën e djalit apo vajzës tënde, përpara se droga të mbulojë lagjen e rrugën ku ti jeton, duhet të ngrihesh kundër kësaj të keqeje që sjell rrënim të shoqërisë, helmim, konflikte, vrasje e hasmëri. Shqipëria e pastër, pa drogë, është Shqipëria pa Edi Ramën.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top