Dr. Shefqet Krasniqi: Fundi i Botës

gimche

Antarë
0.jpg

Fundi i Botës

Sa është në gjendje mendja të gjykojë? A ka kufij ajo mendje? A ka njerëz vërtetë ateistë, apo edhe ata ndonjëherë kthehen në fe?


Shkruan: Dr. Shefqet Krasniqi
(vazhdon nga java e kaluar)

Në dy artikujt e mëparshëm thamë se njeriu vjen deri te njohja nëpërmjet shqisave duke iu ardhur në ndihmë atyre, natyrisht, mendja, dhe se keto shqisa janë të mangëta. Pastaj njeriu ka imagjinatën, e cila shumë u ndihmon shqisave dhe sikur mos të ishte ajo imagjinatë, ashtu si shqisat dhe mendja është e kufizuar. Këto ishin faktet të cilat u munduam në pika të shkurtëra t'i sqarojmë gjatë dy artikujve të dy javëve të kaluara. Por, të shkojmë edhe më tej për të sjellë fakte të tjera bindëse për të besuar në gjëra të fshehta.
Kemi thënë më herët se mendja gjykon atë që vigjilojnë shqisatse a e kanë mirë apo keq. P.sh kur syri magjistarin se si po e nxjerr nga faculeta e tij dhjetëra lepuj, ajo ndërhyn e thotë: kjo është e pavërtetë dhe se neve vetëm syri po na mashtron, përndryshe është e pa mundur të dalë nga faculeta lepuri. Mirëpo a thua sa është në gjendje mendja të gjykojë? A ka kufij ajo mendje? Mendja mund të kuptojë e të gjykojë vetëm atë që është brenda kohës dhe hapësirës, përndryshe ajo çka del jashtë këtyre dy faktorëve ajo nuk është në gjendje në menyrë absolute ta përceptojë e të gjykojë për të. P.sh nëse vjen një plak i odave dhe na thotë se dikur kanë qenë dy persona të mëdhenj, Mujo dhe Halili, saqë stalla e kuajve të tyre ka qenë sa një shtëpi e sotme trekatëshe, mirëpo ata nuk kanë qenë as në kohën e turkut, e as para turkut, e as në kohën e ilirëve, e as para tyre, e as pas tyre, por ajo çka është e sigurt ata kanë qenë. Mendje këtë nuk do të mund ta kuptojë asnjëherë, sepse e kërkon kohën se kur kanë qenë ata. Ose nëse dikush thotë se: ekziston një qytet mahnitës, mirëpo ai nuk është as në tokë e as në qiell. A do të pajtohej mendja me këtë?! A do të jetë në gjendje ta përceptojë atë të dhënë e cila nuk lidhet as me vend e as me hapësirë?! Natyrisht se nuk ka mundësi, ashtu si nuk ka mundësi ta përceptojë e ta kuptojë çështjen e shpirtit, çështjen e jetës pas vdekjes e kështu me rradhë.
Të gjithë njerëzit, pa dallim a janë besimtarë apo ateistë, që të gjithë kur janë në zor të madh, kthehen tek All-llahu i madhëruar dhe kërkojnë nga Ai ndihmë. Kur njeriun ta kapë ndonjë frikë e madhe si lufta, apo sëmundje e rëndë nga e cila pak shpreson në shërim, pasi gati sa i ka humbur shpresat nga njerëzit, ai vetvetiu instiktivisht kthehet dhe kërkon ndihmë nga një fuqi e madhe të cilën nuk e ka parë, por e ka ndier thellë në zemren e tij. Nuk ka kush që më bind mua se Enveri ose Titoja nuk e kanë ndjerë në shpirtin e tyre një fuqi të madhe së cilës iu kanë drejtuar, së paku kur kanë qenë në hall të madhë, apo kur e kanë ndier afër vdekjen, por para njerëzve e kanë fshehur atë sepse haptazi e kanë kundërshtuar. Këta dy "ateistë" nuk kanë qenë të rangut të Faraonit, i cili ka jetuar në kohën e Musait, e i cili jo vetëm që mohonte Zotin, por e konsideronte vetën si zot. Megjithatë, kur i erdhi vdekja - që u fundos në det - tha: "Besova se nuk ka Zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët (Musa me popullin e tij)" (Kur'an 10:90), por natyrisht se ishte tepër vonë për të, ashtu siç u bë vonë për Titon, Enverin dhe shumë ateistë të tjerë para dhe pas tyre. Kam lexua diku se e bija e Stalinit ka botuar "Kujtimet e saj" dhe aty kishte cekur se si ajo i është kthyer fesë me gjithë faktin se ajo është rritur në djep të ateizmit. Pra, çdo njeri i mirë apo i keq, besimtar apo ateistë, në shpirtin e tij thellë e ndjen një nevojë për të besuar në diçka të madhe, për t'iu drejtuar asaj fuqie të madhe së paku kur është në zor të madh, e që në realitet ajo është e mbjellë në zemren e tij, në natyrshmërinë e tij, e që ne e quajmë atë besim apo fe. Shpesh më kujtohen shqptarët tanë gjatë luftës si "refugjatë" nëpër Shqpiëri apo Maqedoni, se si u ndjenin shumë afër Zotit dhe thuajse të gjithë kur flisje për të dëgjonin me vëmendje, ndërsa pas përfundimit të luftës dhe kthimit të tyre në shtëpitë e tyre, pasi nuk kishte më frikë, sikur filluan ta konsiderojnë vetën të panevojshëm për fe. Pra, jo rrallëherë ndodh që ky njeri kthehet me dashje apo padashje në natyrshmërinë e tij në të cilën është i lindur me të. Andaj, nëse do të thua apo të konstatosh nga ky kontekst se nuk ka njeri ateist, atëherë mund të thuash dhe nuk gabon fare. Por ajo çka ndodh me njerëzit është se këtë natyrshmëri njerëzore ndonjëherë e mbulojnë epshet, dëshiratm pasionet, interesi i madh i dynjasë, e pastaj kur ta tronditin atë tmerrët, rreziqet e hedh nga vetja atë mbulesë dhe paraqitet besimi. Për këtë arsye, në Islam, ai i cili e mohon All-llahun quhet "kafir/qafir", e që ne i themi mosbesimtar, apo jomusliman. Por, kuptimi i ngushtë i kësaj fjale është: ta mbulosh diçka, ta mbulosh realitetin e ekzistimit të All-llahut, ta mbulosh ndejnjë e tij të brendshme për ekzistimin e All-llahut - Krijues i gjithësisë.
Nga kjo themi se është e pamundur që njeriu të jetojë e të vdesë pa menduar në Zotin e kësaj gjithësie, mirëpo ai mund të jetë mendjeshkurtër e mos ta arrijë ta njohë Zotin e vërtetë, për çka mund të adhurojë gjëra të tjera duke menduar se ka adhuruar apo i është drejtuar Zotit të vërtetë, ashtu siç ka mundësi shumë herë që familja dhe shoqëria të jenë shkaktare që ai person mos ta gjejë rrugën e vërtetë.
Kaq sa për këtë javë. Deri javën e ardhshme, Selam Alejkum we Rahmetull-lah!


Epoka e Re, e premte 12 shkurt 2010
 
Titulli: Dr. Shefqet Krasniqi: Fundi i Botës

0.jpg

Fundi i Botës

Si ta gjejë njeriu përgjigjen e asaj, se të mirat e kësaj bote janë të kufizuara dhe të përkohshme? A ka në këtë botë kënaqësi absolute?


Shkruan: Dr. Shefqet Krasniqi
(vazhdon nga java e kaluar)

Gjatë tri javëve të kaluara kemi sjellë fakte dhe argumente se njeriu nuk ka mundësi që ta shohë dhe të përjetojë të gjithë atë që gjendet pranë tij apo që e rrethon atë, dhe se ai patjetër se do të besojë edhe në shumë gjëra të cilat nuk i kapin shqisat e tij, e nganjëherë bile as mendja, ngase ato së bashku me imagjinatën, e cila u ndihmon shumë, janë të mangëta dhe se njeriu patjetër do të besojë në një fuqi absolute, qoftë edhe në rast rreziku apo frike. Vazhdojmë edhe këtë herë të sjellim disa argumente të tjera në lidhje me të besuarit në të fshehtën, gjëgjësisht në botën tjetër.
Njeriu në këtë botë tërë kohën jeton me lakmi dhe me shpresë, që nga vegjëlia e deri në pleqëri. Ai gjithhere lakmon në atë që nuk e ka, por e ka dikush tjetër dhe shpreson se një ditë do ta arrijë edhe ai ta ketë, e pastaj posa ta arrijë atë, nuk ndien ndonjë kënaqësi shumë të madhe. Këtë do ta ilustrojmë me disa shembuj:
* I varfëri gjithherë shikon të pasurin me sy lakmues, shikon makinën e tij, shtëpinë e bukur, xhepin plot para etj. Dhe gjithherë shpreson se edhe ai ndoshta një ditë do ta ketë atë fat e të bëjë mjaft pasuri, me çka, sipas tij, do të ishte më i lumturi në botë, mirëpo nëse do Zoti dhe arrinë deri të pasuria, ai tashmë nuk e ndjen atë kënaqësi që e ndjente para se ta kishte atë pasuri në dorë. Tashmë pasuria i është bërë më shumë shprehi.
* I sëmuri qëndron në shtrat dhe vëzhgon të shëndoshurit se si po bisedojnë, po hyjnë e po dalin, për çka ua ka shumë lakminë dhe shpreson se sikur të shërohej, edhe ky do të ishte njeriu më i lumtur në botë. Dhe do All-llahu e shërohet, por menjëherë pas shërimit harron atë kënaqësi që e ndjente sa ishte i sëmurë. Tashmë shëndeti i është bërë shprehi.
* Shumë njerëz ëndërrojnë të arrijnë në ndonjë post (zaten lakmia në post është sëmundje shpirtërore) dhe ua kanë lakminë atyre që janë në poste të larta duke dalë nëpër media, duke biseduar njerëzit për ta etj. E për ta arritur këtë shumëkush është në gjendje të prishet me Zotin, me familje, me shoqëri, e me kë jo vetëm të arrijë atje "lart mbi të tjerët", duke menduar se po të arrinte atje lart do të ishte më i lumturi në botë. Por nëse do All-llahu dhe arrinë atje "lart" në ndonjë pozitë, atëherë jo vetëm që nuk e ndien më atë kënaqësi, porse tashmë fillojnë telashet e mëdha, fillojnë stresi e depresioni ta kaplojnë dhe e harron krejtësisht atë që e lakmonte dhe shpresonte qëmoti.
* E njëjta gjë ndodh edhe me artistët, muzikantët etj. Shumëkush lakmon edhe ëndërron se si të arrijë atje, por kur arrinë ta kuptojë se na qenka e rëndomtë, bile shumë herë edhe neveritëse.
Me këta pak shembuj desha të them se njeriu me intuitën që ia ka dhuruar All-llahu arrinë ta kuptojë se kënaqësitë e kësaj bote janë të kufizuara e të përkohshme dhe se nuk ka kënaqësi absolute në këtë botë dhe se prapa kësaj fshihet bota e panjohur shpirtërore. E nëse është ashtu, atëherë ku janë ato kënaqësi absolute? A ekzistojnë ato dhe ku gjende?! Natyrisht se ato kënaqësi janë në botën tjetër, të cilat shpirti i njeriut i kërkon pandërprerë duke mos u kënaqur asnjëherë me keto kënaqësi apo të mira materiale të kësaj bote. Për këtë shkak ata njerëz që nuk lodhen fare për kënaqësitë e shpirtit, shumë herë i gjejmë se, pasi t'i kenë arritur kënaqësitë e kësaj bote dhe ta kuptojnë realitetin e tyre, vendosin që t'i vendosin vetes litarin. Njeriu në këtë botë vëren se shumë herë bëhën padrejtësi të mëdha, bëhën dhuna të shumta dhe se shumë herë i drejti pëson, apo dëmtohet, ndërsa i padrejti ngrihet e fiton. Pastaj sa e sa krimi fshihet në këtë botë?! E, pa dyshim se, sikur të mos ishte bota tjetër për të marrë hak ndaj mizorëve, për të dalë e vërteta në shesh, për ta ndier vetën secili njeri se qëndron para një Gjykatësi të Drejtë i cili nuk i bën askujt të padrejtë, sikur mos të ishte bota tjetër, ku punëmiri do të shpërblehet e punëkeqi do të dënohet, kjo botë do të ishte aq e pakuptimtë e jo e drejtë sa që njerëzit do të kishin të drejtë ta mallkojnë atë, e të thonë se kush na solli neve në këtë botë pasi na qenka kaq e keqe dhe e rëndë. Por në këtë çast ndërhyn shpirti, ndërhyn mendja e shëndoshë dhe thotë: Duro, bëj sabër, se një ditë do të marrësh hakun tënd. Do të të thotë: Vazhod të bësh mirë e t'u ikësh të këqijave se një ditë do ta marrësh shpërblimin. Andaj të besuarit në botën tjetër jo vetëm që është realitet i padiskutueshëm, por është edhe nevojë e domosdoshme për të qenë jeta e stabilizuar në këtë botë. Kaq sa për këtë javë. Deri javën e ardhshme, Selam Alejkum we Rahmetull-llah!


Epoka e Re, e premte 19 shkurt 2010
 

Attachments

  • 0.jpg
    0.jpg
    10.5 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dr. Shefqet Krasniqi: Fundi i Botës

0.jpg

Fundi i Botës

-Ne dhe vdekja-

اfarë është vdekja, a ka njeri që nuk i beson asaj dhe a ka mundësi dikush ti iki vdekjes?!


Shkruan: Dr. Shefqet Krasniqi
(vazhdon nga java e kaluar:5)

Gjatë katër javëve të kaluara kemi sjellë disa fakte dhe argumente se çdo njeri pavarësisht nga besimi dhe përkatësia e tij fetare, ai do e mos do të besoi në gjëra të fshehta, sepse është një realitet i pashmangshëm. Do të mundohemi të flasim shkurtimisht për vdekjen si pjesë e fundit e kësaj bote, ani pse njerëzit flasin për fundin e botës, flasin për Kiametin, e harrojnë vdekjen, harrojnë se me vdekjen e tyre veç është bërë Kiameti për ta, andaj ne nuk duhet të preokupohemi shumë se a do të jetë Kiameti me 2012, apo më herët apo më vonë, sa duhet të preokupohemi me vdekjen tonë nga e cila nuk mundë të shmangemi dhe e cila mundë të na vije për çdo ditë, bile për çdo moment.
Që nga krijimi i kësaj bote, që nga njeriu i parë njerëzit kanë diskutuar për vdekje dhe rreth saj, më konkretisht nga vdekja e parë e birit të njeriut të parë Ademit (paqja e Zotit qoftë mbi të) e deri më sot njerëzit vazhdojnë të flasin e të diskutojnë rreth këtij fenomeni që ne e quajmë vdekje. Bile thuaj lirishtë se një nga fenomenet që më shumë flasin njerëzit në tërë botën në të gjitha kohërat dhe vendet është vdekja. Ashtu siç është një nga fenomenet që më së shumti janë ra në ujdi i tërë njerëzimi i të gjitha kohërave, pavarësisht sesi e kanë quajtur dhe komunikuar atë.
Vdekja për të cilën shumë gjatë folën të dërguarit e Allahut që nga Ademi e deri te Muhamedi (paqja e Zotit qoftë mbi të), vdekja të cilën shumë e përmendën të gjitha librat qiellorë, vdekja për të cilën edhe ne si popull flasim shumë, por çfarë është vdekja?! Fund, mërzi, bela, frikë, tragjedi, humbje, dëshpërim, ndarje, vetmi, varr, errësirë... të gjitha këto kuptime dhe të tjera trokasin trurin e njeriut kur kujton vdekjen.
A thua vetëm kaq apo edhe më shumë?! Jo, ajo është edhe më shumë se kaq, vdekja është ajo e cila i rrëzon mbretërit nga froni i tyre, ndan njeriun nga pasuria e tij, i ndanë nënat nga fëmijët e tyre, ndan të dashurin nga e dashura, largon njeriun nga kjo botë, ndalesh e kujtohesh: deri dje i dashuri ynë ishte në mesin tonë, jetonim me të, kënaqeshim, hanim e pinim bashkë, ndërsa sot nuk është, nuk ekziston, vendi i tij është i zbrazet, të duket para syve se ai diku është, por e vërteta është se ai më nuk është, deri dje ishte mbi këtë tokë, në mesin tonë, ndërsa sot kërkoje kudo në tërë botën nuk do mundë ta gjesh, ai tashmë është nën këmbët tona, deri dje ai zgjohej, vishej e u mbathte, hante dhe pinte, qeshte dhe fliste, ndërsa sot ai ka heshtur, nuk hanë e as nuk pinë, tashmë atë e hanë insektet e shumta, tashmë ai është bërë ushqim i dikujt tjetër duke mos pasur fuqi ti largojë ato insekte nga trupi i tij. Deri dje ishte i bukur, i hijshëm, ndërsa me vdekje ai u shëmtua, ju prish fytyra e tij.
Deri dje u gëzohej kur e shihje, ndërsa sot po ta kishe parë do të ishe trishtuar, do të kishe ikur nga ai. Ja kjo është vdekja të nderuar e të dashur, mos qoftë kështu si po them unë më tregoni, më thoni se hoxha është çmenduar, ai nuk e ka mirë, më thoni se e kam gabim! Jo, jo unë nuk e kamë gabim, unë nuk jam në ëndërr, por të tjerë ka që janë në ëndërr, janë fjetur, e kur do vdesin do të zgjohen, siç thotë një poet arab: Njerëzit janë fjetur * e kur do vdesin zgjohen.
اfarë është vdekja? ثshtë një derë në të cilën çdo njeri ka për ta kaluar, apo thuaj nëse do: ashtu siç është fund i kësaj bote, ajo është fillim i një bote tjetër, i një bote për të cilën pakë lodhen njerëzit, botë për të cilën pak punojnë për të. Sa për tua kujtuar themi se jeta e kësaj bote nuk është asgjë tjetër vetëm një fazë e jetës së gjatë të njeriut, ngase njeriu ka qenë edhe para se të vinte në këtë botë, ai ka kaluar faza të ndryshme, në etapa të ndryshme, ai për herë të parë është krijuar që moti para se të krijohet toka dhe qiejt, atëherë kur i krijoi Allahu të gjithë shpirtrat për njëherë, pastaj së dyti ai është krijuar në barkun e nënës së tij, i mbështjell si lëmsh rreth vetës ka jetuar për disa muaj, e pastaj ka ardhur në këtë botë, e që është etapa e tij e tretë.
ثshtë interesant se sikur njeriut nuk i kujtohet asgjë nga ato dy etapa të jetës së tij, bile ndoshta mundë të konkludojmë se po të ishte në gjendje që ai të meditoi në barkun e nënës së tij e ne të bisedojmë me të, ai do të mendonte se ajo është e vetmja jetë dhe se kotë do të ishim munduar ta bindim se ka edhe një botë tjetër, bile kjo është më e mirë, më e gjerë sesa ajo në të cilën gjendet në të, por pse atij nuk ia kap mendja dhe se pse nuk mundë ta bindim atë, kjo nuk do të thotë se kjo botë nuk ekziston dhe vijën koha e ai del me zor, pa dëshirën e tij në këtë botë dhe e sheh se vërtetë kjo qenka reale dhe shumë e madhe.
E njëjta gjë do të ndodh me njeriun i cili me dhunë do të dal nga kjo botë, pa u pyetur fare, e do ta sheh se atje ka një botë tjetër, bile edhe më e gjerë sesa kjo që jemi tash në të, edhe pse tash sa është në këtë botë ndoshta e mohon, e kundërshton, e ndoshta të ketë mundësi nuk del nga kjo botë fare, por ja që edhe ajo kohë do të vijë e do ta sheh me sytë e tij, ashtu siç e ka parë këtë botë kur ka dal nga barku i nënës së tij.
Na mbetet ende për të folur për vdekjen dhe rreth saj, por për mos ta zgjatur më shumë kësaj radhe po lëmë me kaq, e deri në javën e ardhshme Selam Alejkum ve Rahmetull-llah!


Epoka e Re, e premte, 26 shkurt 2010
 

Attachments

  • 0.jpg
    0.jpg
    10.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Dr. Shefqet Krasniqi: Fundi i Botës

0.jpg

Fundi i Botës

Ne dhe vdekja

Pse njerëzit nuk duan të flasin për vdekjen? A ka farë dobie përkujtimi i vdekjes? اfarë do të ndodhte sikur liderët tanë ta përkujtonin vdekjen?


Shkruan: Dr. Shefqet Krasniqi
(vazhdon nga java e kaluar: 6)

Në javën e kaluar folëm pak për vdekjen. Edhe sot do të flasim për të, ani pse njerëzve nuk ua kana kur flasim për të. Shumëkush mundohet që t'i ikë çdo bisede që ka të bëjë me vdekjen saqë, kur ia përmend vdekjen thotë: a nuk po ke çka me fol a?! Lëre atë bisedë e rroke ndonjë muhabet tjetër. Dhe jo vetëm kaq. ثshtë mjaft interesant se shumë herë kalojmë pranë varrezave, por nuk mendojmë për vdekjen. Nuk mendojmë se nesër edhe ne do të jemi banorë të atij vendi. Shkojmë për ta varrosur ndonjë mik tonin dhe atje bisedojmë për çështje të dynjasë, e as që na shkon mendja fare se në vend të atij të vdekuri kemi mundur shumë lehtë të jemi dikush nga ne. Bile edhe sot do të jemi, mos sot, nesër. Nga t'i ikim vdekjes? Ku të fshihemi nga melaqja e vdekjes?! Cila roje mund të na mbrojë nga vdekja? Cili njeri shpëtoi nga vdekja? Cilët mjekë mund ta shpëtojnë njeriun nga vdekja? Cila shkencë arriti që njeriun ta ruaj nga vdekja e ta bëjë të pavdekshëm?! A e shihni se si All-llahu i Madhëruar i barazon njerëzit, edhe mikun, edhe armikun, edhe të mirin, edhe të keqin, edhe të pasurin, edhe të varfërin, që të gjithëve ua ka shënuar vdekjen duke e bërë atë ligj të pashmangshëm duke thënë: "Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni të Ne" (Kur'an 29:57). Këtë All-llahu e ka thënë para 14 shekujve, e le të dalë dikush e le ta thyejë këtë ligj të Tij, le t'i dalë para vdekjes. Jo jo dhe një milion jo, nuk ka pasur, e as nuk do të këtë asnjëherë krijesë që mund t'i ikë vdekjes. Përndryshe, po mos të ishte ky ligj për të gjithë, do t'i kishim pasur gjallë shumë e njerëz të vjetër, mbretër e mizorë. Do t'i kishim pasur gjallë Titon e Enverin, Macetungun e Hitlerin, para të cilëve janë dridhur njerëzit por, falë All-llahut, i cili me drejtësinë e Tij nuk i ka dalluar njerëzit në këtë kontekst. Sa më pëlqejnë njerëzit kur shkojmë në të pame dhe thonë: vdekja është hak, kështu Zoti e paska shkruar, e paska pasur exhelin etj. fjalë keto të cilat japin kuptim se populli e ka në kokë atë të që e cekëm më lart. Bile jo vetë njerëzit, por çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, do ta shijojnë vdekjen edhe djajtë e mallkuar, do ta shijojnë vdekjen edhe melaqet, bile edhe vetë melaqja e vdekjes, e cila është e ngarkuar për t'ua marrë njerëzve shpirtërat do ta shijojë vdekjen. Të gjithë do të vdesin për të mbetur vetëm Ai, i cili ishte i pafillim dhe mbarim, Ai i cili nuk vdes kurrë, për të mbetur vetëm All-llahu xh.sh.
Para një kohe isha në Kuvajt, një mik i imi atje, shok i shkollës, në mbrëmje më mori për të ma treguar pak qytetin e Kuvajtit ngaqë ditën nuk kishim kohë. Ndër të tjera më tha: tani do të kalojmë pranë pallatit mbretëror të emirit të Kuvajtit. Dua që ta lexosh një fjali e cila gjindet mbi portën kryesore të pallatit, Kur u ofruam, shoferi ngadalësoi makinën dhe unë lexova fjalinë ku shkruante "Sikurse t'i kishte mbetur dikujt para teje (përgjithmonë) nuk do të kishte arritur te ti", fjali kjo e cila shumë më preku, sepse përmbajtja ishte shumë e mirë, pastaj në vendin e duhur, ngase sa herë të futet në të prijësi i shtetit, e lexon atë fjali dhe ia kujton vetës se as nuk je i pari e as i fundit që e ke në dorë këtë pallat, apo edhe shtetin, andaj mos u mashtro, mos u habit se ashtu si kanë shkuar ata që kanë qenë më të zot se ti, do të shkosh edhe ti, nuk do të lënë përgjithmonë. Andaj, kujtoje vdekjen, kujtoje varrin, e mos u mashtro pas pallatit dhe të mirave të kësaj dynjaje. Eh sa mirë do të ishte që edhe liderët tanë, edhe të pasurit tanë, që besa edhe ne qytetarët të mendojmë më shumë për vdekjen, të mendojmë se siç kemi pasur fillim, do të kemi edhe mbarim, siç kemi ardhur në këtë dynja, edhe do të dalim. Shumë do të na kishte ndihmuar një gjë e tillë, shumë do të na kishte gdhendur karakterin dhe moralin tonë, do të na kishte bërë më të vyeshëm e më të sinqertë. Nga ky kontekst, All-llahu i Madhëruar shumë herë na sjellë shembuj të ndryshëm për popujt apo individët e kaluar të cilët kanë jetuar gjatë, kanë pasur shumë pasuri, pushtet etj., saqë ka pasur të atillë që kanë menduar se çdo gjë është pronë e tij dhe se edhe jeta edhe vdekja janë në dorën e tij, siç ishte rasti me mbretin Nemrud, i cili ishte në kohën e Ibrahimit a.s (Abrahamit) dhe i cili thuhet se ishte ndër katër personat që e kanë sunduar tërë botën, e All-llahu na cekë polemiken e atij mbreti me Ibrahimin a.s (Abrahamin) në kaptinen 2, ajeti 258. Por, a shpëtoi ai mbret nga vdekja, apo ata popuj të mëdhenj e gjiganda si populli Ad i cili jetonte në Jemen, për të cilët thotë All-llahu: "Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë" (Kur'an 89:8), kush nga ta i shpëtoi vdekjes?! Dhe dëgjoni se si All-llahu deshti ta nënçmojë atë mbret sa ishte gjallë njëherë para se të vdesë, sepse dënimi i vërtetë do të vijë pas vdekjes: thuhet se ai jetoi 400 vjet në pushtet, e më pas All-llahu ia dërgoi një mushkonjë e cila i hyri nga hunda në tru dhe filloi t'ia ngrejë trutë, saqë britma e tij i tmerronte njerëzit derisa vdiq. Po të nderuar, mushkonja e mbyt njeriun, e mbyt edhe virusi i cili është edhe më i vogël, kryesorja se vdes, me shiju vdekjen pavarsisht menyrën dhe kohën. Ende kam shumë për të folur për vdekjen dhe natyrisht se ia vlen të flitet, por kam dhënë fjalën se nuk do ta zgjasë shumë, për të mos kaluar në monotoni. Andaj, më lejoni të nderuar ta përfundoj me kaq, për ta vazhduar me emrin e All-llahut javën e ardhshme. Deri atëherë, Selam Alejkum we Rahmetull-llah!

Epoka e Re, e premte, 5 mars 2010
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top