Dosjet u “mbyllën”, edhe ato të UDB-së

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Sigurimi i Shtetit, organi famëkeq i diktaturës në shërbim edhe pas vitit ’90, me asgjësim dhe përdorim politik të dosjeve dhe modelin shqiptar të mosdënimit të krimeve të komunizmit. Ndërsa Gjermania krenohet me hapjen e arkivave te STAS-it, Shqipëria shtyn për në kalendat greke hapjen e dosjeve, ndëshkimin e persekutorëve dhe rehabilitimin e viktimave

“Ja, u hapën, por çfarë ka mbetur? Pastaj, si do të hakmerren viktimat me persekutorët e tyre?”.

Fatos Klosi tregon mënyrën shqiptare të përndjekjes komuniste në vendet që dikur ishin nën ombrellën e bllokut komunist, që kishin secila diktaturat e tyre dhe këto diktatura, veglat e tyre, që spiunonin edhe nën lëkurën e shtetasve të tyre të nënshtruar.

Stasi gjerman, Securitate rumune, UDB-ja jugosllave, KGB-ja ruse dhe, në Shqipëri, famëkeqi Sigurim i Shtetit. “Sigurimi ishte njëra prej veglave të diktaturës, siç ishte hetuesia apo organizata bazë e partisë”, - thotë ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror në vitet 1997-2002. Ai u emërua drejtues kur organi që kishte zevëndësuar Sigurimin e dikurshëm famëkeq, nuk ekzistonte dhe ishte rrënuar nga revolta popullore e vitit 1997 dhe, u desh ringritja, jo vetëm e godinave të shkatërruara, por edhe rekrutimi i punonjësve të rinj.

Vetëm një gjë është e sigurt, shumë prej dosjeve të rëndësishme, janë zhdukur dhe kjo, jo pa qëllim. “Zhdukja nisi pas vitit 1990”, - thotë Klosi, “kur në vend ndodhën trazira të njëpasnjëshme dhe, “ustallarët” e interesuar, shfrytëzuan kaosin për të shtënë në dorë, apo për të eliminuar dosjet përvëluese. Shkak u bë ndarja e Shërbimit Informativ Kombëtar, (SHIK) nga Ministria e Brendshme, siç kishte funksionuar gjatë diktaturës komuniste.

Duke qenë se SHIK-u, nuk kishte godinë as për zyrat dhe lë më për arkiv, dosjet u lanë një pjesë në Ministri, një te magazinat e rezervave shtërore në Krrabë, tjera te shkolla e Qenve”. Trazirat e marsit ’97, ishin rasti ideal për të zhbërë atë që kishte mbetur dhe Klosi thotë se, gjatë kësaj kohe, u cunguan apo u zhdukën shumë prej dosjeve të rëndësishme, përfshirë edhe ato për spiunët e UDB-së famëkeqe jugosllave.

“Nuk dihet se çfarë ka mbetur”, - thotë ish-kryetari i SHIK-ut, të vetmen gjë për të cilën flet me siguri, mbi një temë që ka shërbyer si argument për luftën politike mes kaheve të politikës 18 vitet e fundit.

(Mos)Hapja

Hapja e dosjeve, ka qenë një refren i përvitshëm në Shqipëri, pas vitit ’90, por vendi më i izoluar i ish-lindjes komuniste, është i vetmi që ende nuk ka marrë asnjë hap serioz për të hapur dosjet e Sigurimit të Shtetit. Tentativa e parë u bë në vitin 1995 nga qeveria e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, që synonte ndëshkimin e ish-sigurimsave, por ajo degjeneroi në një fushatë propagandistike për të sulmuar kundërshtarët politikë.

Tentativa tjetër do të vinte në nëntor, kur u “shpik” pastërtia e figurës së zyrtarëve të lartë, por edhe ajo u përdor zgjedhjet e majit 1996, për të nxjerrë nga kandidimi figura që shiheshin me sy të mirë nga shumica qeverisëse. “Ishte një ligj i mirë, por ai bënte një dënim kolektiv”, -e komenton z. Klosi nismën e asaj kohe.

Problemi më i rëndësishëm në këtë debat të nxehtë, sipas tij, është përgjegjësia që duhet të mbajnë ata që shërbyen për përndjekjen e kundërshtarëve të regjimit. Ishte vetëm Sigurimi i Shtetit? “ثshtë një statistikë interesante, thotë Klosi, se vetëm 14 për qind e përndjekjeve janë nisur nga Sigurimi, ndërsa të tjerat ishin vepër e hetuesisë apo e organizatave bazë të partisë. Për mua faj kanë oficerët e Sigurimit, më shumë se bashkëpunëtorët dhe, më tepër se oficerët, faj kanë patur hetuesit, të vetmit që mund t’i jepnin forcë ligjore deklaratës për penalizimin e atij që do të përndiqej më pas”. Po bashkëpunëtorët? Fatos Klosi bën anatominë e kategorisë që duhej vënë në shërbim të Sigurimit, ndryshe luhej me jetë.

Dhe këta ishin të zgjedhurit në mesin e të përndjekurve politikë të regjimit, ose figura të krimit ordiner, të cilët duhej të bënin bashkëpunëtorin, si rrugë të vetme mbijetese. Marianne Birthler-i, 60 vjeç, prej 29 shtatorit 2000 e zgjedhur nga Bundestagu si e ngarkuara Federale për dosjet e shërbimit sekret të ish-Republikës Demokratike Gjermane, thotë se di shumë gjëra për Stasi-n dhe shërbimet simotra të vendeve fqinje, në اeki, Sllovaki, Poloni, Rumani, apo Bullgari, por shumë pak për Sigurimin e Shtetit në Shqipëri. Janë vetëm disa shifra, si qenia e 1200 oficerëve të sigurimit dhe rreth 3000 bashkëpunëtorëve të lirë.

Përndjekja vazhdon

Adem Allçi është shumë emocional kur flet. Në artikulimin e fjalëve i duhet të vërë në punë nofullat dhe të përmbledhë me shumë vështirësi rebelimin në një sallë luksoze me shumë të ftuar VIP, vendas dhe të huaj. ثshtë i mbijetuar, edhe pse regjimi komunist e kishte dënuar me vdekje. Kreu 28 vite burg dhe prej disa vitesh udhëheq protestat e dhunshme të ish-të përndjekurve, që kërkojnë dënimin e atyre që i vranë dhe dëmshpërblimet financiare dhe morale. “Ne sillemi vërdallë, ndërsa komunistët janë edhe sot në pushtet”, - akuzon Allçi.

Tanushi, ish-i përndjekur politik, thotë se mentaliteti komunist, gjendet ende në parlament dhe në administratën shtetërore. “ثshtë krim që në Shqipëri ende nuk ka një të dënuar për krime kundër njerëzimit, gjatë kohës së diktaturës komuniste”. Thotë se qeveritë janë mjaftuar me një ligj (nr.9831), por ai nuk u jep as dëmshpërblimin material ish-të përndjekurve.

Shumë të përndjekur gjatë regjimit komunist, janë të shqetësuar edhe pse shumë prej “gulagëve” të diktaturës, po zhduken nga faqja e dheut, siç ishin kampet në Spaç, Tepelenë, apo Ballsh, duke humbur memorien për brezat e ardhshëm.



“Libri i zi” i Genocidit


Shqipëria, një vend i përgjakur

-Në Shqipëri, nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar pa gjyqe 5 577 burra dhe 450 gra.

-Janë dënuar 26768 burra dhe 7367 gra.

-Kanë vdekur në burg 1 065 persona.

-Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë.

-Kanë vdekur në internim 7 022 vetë.



Shndërrimi i Stasi-t gjermanolindor, në modelin që duhet ndjekur

“Gjermanët, asnjë hakmarrje pas hapjes së dosjeve”

Marianne Birthler-i, 60 vjeç, është berlineze dhe “administron” arkivën e Stasit. Patricia Shefer-i, 40 vjeç, nga Bajeri, është gazetare në televizionin publik gjerman ZDF. Por të dyja kanë një përgjigje kur pyeten se pse u hapën dosjet e sigurimit famëkeq të ish-Gjermanisë Lindore: “U hapën se deshi populli, deshën qytetarët, jo se u bashkua DDR-ja me RFGJ-në”. Nuk ishte e lehtë të arrihej këtu. Për 40 vjet "Ministria për Sigurinë e Shtetit" në Republikën Demokratike Gjermane, grumbulloi material për miliona njerëz. Informatorë dhe spiunë përgjonin shtetasit në RDGJ dhe në RFGJ.

Gjurmonin politikanë, shkencëtarë dhe artistë, lexonin letra private, përgjonin biseda telefonike dhe dokumentonin edhe zbulimet më intime nga jeta e njerëzve. Pas rënies së Murit të Berlinit më 1989, veprimtarët për të drejtat e njeriut, pushtuan zyrat e sigurimit të shtetit dhe shmangën në këtë mënyrë asgjësimin e dosjeve.

Pas ribashkimit, parlamenti gjerman miratoi Ligjin për Dokumentat e Stasi-t. Në të përcaktohet se dosjet do të jenë të hapura për publikun në planin afatgjatë dhe se personat e prekur, kanë qasje në materialin e grumbulluar nga shërbimi i Stasi-t për ta. “Ishin aq dosje sa, po t’i vëmë në rrugë njëra pas tjetrës, do të shkonin për 112 kilometra”, - thotë Birthler, shto këtu edhe mikrofilma, video, foto apo edhe thasë të shkatërruar, që më vonë janë riparuar për t’i ruajtur”.

Birthler prek temën e preferuar të shqiptarëve, nëse do të ketë hakmarrje pas publikimit të dosjeve. “Te ne nuk pati asnjë rast të tillë”, - siguron Birthler, që thekson se këtë pjesë të historisë së errët, duhet t’ua përcjellim brezave, sepse një diktaturë perfekte, nuk ka nevojë për burgje, sepse ta fut burgun në tru”.

Birthler thotë se, qeveria gjermane dhe parlamenti, hartuan ligje për të mbrojtur qytetarët nga keqpërdorimi i dosjeve, sepse, përveç zbulimit të rrënjëve të së keqes, hapja e dosjeve ka ndihmuar edhe në rehabilitimin politik të të përndjekurve. Në ish-RDGJ, gjatë komunizmit kishte rreth 250 mijë të burgosur politikë dhe afro 2 për qind e popullatës bashkëpunonte me Stasi-n.

Po Shqipëria? Birthler thotë se nuk është e lehtë që modeli gjerman të eksportohet dhe të përdoret edhe në Shqipëri, por e rëndësishme është që Shqipëria të marrë një vendim për të zbuluar tmerret e diktaturës. Kujton rastin e spanjollëve, të cilët vendosën të hapin dosjet 30 vite pas rënies së diktaturës së Frankos, si për të ilustruar fjalën e vjetër: “E vërteta vonon, por nuk harron”.


Deputeti i PD-së

Aleksandër Biberaj: Hapja e dosjeve, detyrim moral dhe politik

Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në dy rezolutat e Këshillit të Europës, por edhe në realitetin shqiptar, si dhe në vendimet e Konventës së Parë Kombëtare të Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Përndjekurve Politikë dhe Qendrës Shqiptare të Rehabilitimit të të Mbijetuarve të Torturës, miratoi në Tetor të vitit 2006 rezolutën “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”.

Fatkeqësisht, deri tani, me përjashtim të miratimit të ligjit për kompensimin material të të ish-përndjekurve politikë (ligj që realisht po has shumë vështirësi në zbatim), asnjë paragraf i Rezolutës nuk është zbatuar. Përfitoj nga rasti për t’u bërë thirrje institucioneve përgjegjëse për zbatimin e kësaj Rezolute, që tazbatojnë atë, pasi ky është një detyrim jo vetëm institucional, por edhe moral dhe historik.

Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të bashkëpunëtorëve të tij, është një detyrim politik dhe moral i klasës politike shqiptare, jo vetëm ndaj shoqërisë shqiptare, por dhe ndaj historisë së vendit tonë. Gjithashtu, miratimi i këtij ligji është një detyrim moral ndaj shtresës së ish – të persekutuarve politikë, të cilët vuajtën për dekada me radhë tmerrin e diktaturës më të egër në Europën Jug-Lindore.



"Jeta e të tjerëve" një film gjerman për sigurimin famëkeq


Filmi gjerman "Jeta e të tjerëve" i regjizorit Florian Henckel von Donnermarck, ishte nderuar dy vite më parë në Varshavë, me çmimin e filmit evropian 2006. Akademia evropiane e filmit, nderoi Ulrich Mühen, si aktorin me të mirë dhe Donnersmarkun për libretin më të mirë. Historia për të përditshem e ish-sigurimit të shtetit, për marrjet në pyetje, tradhtinë dhe transformimin e njeriut, u nderua si filmi me i mirë evropian. Dhe Ulrich Mühe, u cilësua aktori më i mirë. Ulrich Mühe mori çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij si kapiten i shërbimit sekret në ish-Gjermaninë Demokratike, Stasi.

Një vit më pas, filmi do të shfaqej edhe në Shqipëri, ku Sigurimi i Shtetit kishte mbjellë mijëra viktima dhe kishte shkatërruar qindra mijëra jetë njerëzish.

Ngjarjet e filmit zhvillohen në Berlinin Lindor, në vitin 1984, pesë vjet para rënies së Murit të Berlinit. Skenë pas skene, filmi zbulon ndikimin e thellë të regjimit totalitar të Gjermanisë Lindore tek disa karaktere njerëzore. Stasi, policia sekrete e Gjermanisë Lindore, forca e spiunazhit mban një rrjet të gjerë oficerësh dhe informatorësh për të zbuluar armiqtë e socializmit. Mes tyre, askush nuk është më i palëkundur në zotimin e tij ndaj parimeve të Stasit, sesa kapiteni Gerd Wiesler.

Në fillim atë nuk e vret aspak ndërgjegja se po përgjon dramaturgun Georgi Dreyman dhe të dashurën e tij, aktoren Krista Maria Sieland, për të cilët shefi i Stasit për kulturën, dyshon se kryen aktivitet politik subversiv ndaj socializmit. Por ai fillon të reflektojë kur kupton se Ministri i Brendshëm, më shumë sesa për aktivitetin armiqësor të dramaturgut Dreyman, interesohej për të dashurën e tij aktore. I zhgënjyer, i neveritur nga eprorët e tij, Wiesler e bëjnë për vete gjithmonë e më shumë idealet artistike dhe filozofike të dramaturgut, që ai përgjon, derisa arrin të heqë nga raportet e përgjimeve informacionin që mund të dëmtonin artistin.

Filmi “Jeta e te tjerteve" jep me një realizëm rrënqethës sfidën e të jetuarit dhe të bërit art në një shoqëri brutale, represive ku, gjithkush hetohet, madje njerëzit më të dashur mund të jenë informatorë të sigurimit. Transformimi i përgjuesit të ثiesler, nga një oficer i ngurtë i partisë, në një hero jepet në film me një mjeshtëri të lartë dhe ndershmëri të pagabueshme.



Dokumentet

“Filet” shqiptare në dosjet e Stasit


Marrëdhëniet e jashtme RPSSH – RPGJ, janë në një dosje me 600 faqe dokumenta dhe vijnë nga sektori X (dhjetë), sektori që mbulon politikën e jashtme të ish-RDGJ-së. Dokumenti i parë, në kohë relativisht më i fundit, daton me muajin tetor 1989 dhe ka titullin "Propozime për zhvillimin e turizmit në RPSSH".Propozimet janë përpiluar nga një grup pune prej gjashtë vetësh, dhe përpunuar nga Otto Arndt, punonjës në ministrinë e transporteve. Propozimet i drejtohen Sekretariatit të Komitetit Qendror, Shokut Mielke, njëkohësisht dhe ministër i brendshëm. Disa muaj më parë, në qershor të të njëjtit vit, Ministri i jashtëm gjerman i RDGJ-së, Oskar Fisher, kishte vizituar Shqipërinë.

Kjo vizitë përbënte kthesë në marrëdhëniet bilaterale, që siç shkruhet në dokumenta kanë patur ulje dhe ngritje.

Një dokument tjetër i përkthyer në gjermanisht, është dokument i zyrës për kujdesin ndaj trupit diplomatik të ndodhur në Shqipëri. Dokumenti thotë se Këshilli i Ministriave i RPSSH-së, kishte vendosur që vlera e prodhimeve ushqimore që nxirrej nga Shqipëria si miell e produkte të tij, mish e produkte dhe vajra bimore e shtazore, oriz, fasule e kafe e sheqer e produkte te tij, si dhe djathë, nuk duhet ta kalonte 100 lekëshin.

Koha ishte me shumë vështirësi ekonomike për Shqipërinë. Prej disa vitesh komunistët shqiptarë kërkonin partnerë ekonomikë në disa vende. "Me forcat e veta" kishte kohë që nuk funksiononte. Me ftohjen e marrëdhënieve me Kinën, kishte patur përpjekje afrimi me Italinë (1983), Gjermaninë perëndimore (Genscher kishte vizituar po atë vit Shqipërinë), Hungarinë 1987.

Disa vëzhgime të Stasit mbi gjendjen politike dhe ekonomike të RPSSH-së, në vitin 1988, gjenden në Sektorin II të Stasit. Në të shkruhet: "Furnizimi i popullsisë me ushqimet dhe mallrat bazë të jetës së përditshme, është në gjendje shumë të vështirë. Ushqimet kryesore shiten vetëm me tallona, pra janë racionuar shumë. Si problem kryesor shfaqet furnizimi i popullsisë me mish dhe produkte mishi. Mallrat e tjera të konsumit si dhe tekstilet, janë po ashtu në masë të pamjaftueshme."

Kushtet e këqija të jetës së popullsisë, shkruhet në raportin me numër 4270/88, nuk kanë çuar deri tani në konflikte të brendshme politike. Burimet bëjnë të njohur në mënyrë të besueshme se: "Në popullsi sundon frikë e madhe nga masat që mund të marrin organet e sigurimit të shtetit në rastet e shprehjeve negative për gjendjen."

Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Sigurimi shqiptar i shtetit vendosi nën vëzhgim të rreptë të gjithë të huajt që ndodheshin në Shqipëri. Afrimi me gratë shqiptare, nuk i lejohej asnjërit prej tyre. Më 17 shkurt 1969, Kapiteni Kulka, i shkruan Sektorit kryesor të Ministrisë së Sigurimit të Shtetit (Stasi). Nga një udhëtim në Shqipëri vihet re se: Që prej ndodhive në Bashkimin Sovjetik më 21.8.1968 ka filluar një kontroll jashtëzakonisht i madh i të huajve që shkojnë në Shqipëri.

Kështu, nga organet shqiptare të sigurimit, vëzhgohet me vëmendje kur dilet dhe kur hyhet në hotel, ku shkohet dhe sa gjatë qëndrohet diku. Edhe kur përdoren makinat, ato ndiqen vazhdimisht nga një makinë shqiptare, në të cilën ndodhen tre persona. Nga këto masa nuk preken vetëm udhëtarët nga RDGJ-ja (DDR), por edhe udhëtarët që qëndrojnë në hotel dhe vijnë nga RP Hungarisë dhe RP Polonisë. Këto masa nuk duket të jenë marrë në të njëjtën mënyrë edhe për qytetarët nga Bashkimi Sovjetik.

Dokumenti tjetër është i datës 2 maj 1976. Ai përmban raportin mujor për ngarkim-shkarkimin e anijes "Elmela" si dhe mbajtjen e inventarit. Raporti thotë se nuk ka patur probleme shumë të mëdha. Në pjesën e raportit, që lidhet më situatën financiare ka një mospërputhje shifrash. "Unë kisha porositur 100 litra karburant për muajin prill dhe i mora ato në formë tallonash. Prej tyre m’u lejua të marr 35 litra. Por në llogarinë mujore janë shkruar 65 litra.

Ambasada shqiptare është marrë edhe me mbledhjen e informacioneve në rrugë jozyrtare. Këtë e tregon një dokument që gjendet sot në arkivat e Stasi-t. Dokumenti me nr. 22854 është shkruar nga Kapiteni Becker, i cili ka hedhur në letër ato çka i ka treguar IMB-ja me pseudonimin "Runge" (bashkëpunëtor jozyrtar për përpunimin e personave të dyshuar si armiq). Dokumenti që mban datën 6 shkurt 1985 tregon se, "Runge" ka raportuar se ambasadori i ambasadës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Republikën Demokratike Gjermane, ka treguar interes të madh për marrjen e informacioneve mbi aktivitetet e anëtarëve të Byrosë Politike të SED-it (Unionit Socialist Gjerman- Partia në pushtet), të cilat nuk publikohen në shtyp.

Që ministria e sigurimit të shtetit, Stas-i, ka mbajtur shumë mirë evidenca për aktivitetet jodiplomatike të diplomatëve shqiptarë në RDGj, e tregon edhe një dokument tjetër i datës 30 tetor 1980. Ai bën fjalë për shpërndarjen e materialeve politike propogandistike. Në datën 25 tetor punonjësi drejtues i ambasadës së RPS-së të Shqipërisë në RD Gjermane, i shoqëruar nga shoferi dhe gruaja e tij, kanë vizituar një nga bashkëpunëtorët tanë në shtëpinë e tij.

Vizita nuk ka qenë e paralajmëruar dhe është zhvilluar në orët e para të mbrëmjes. Gjatë vizitës personi...i ambasadës i ka dhënë bashkëpunëtorit tonë veprën më të fundit të kryetarit të PPSH-së, Enver Hoxha, drejtuar kundër Bashkimit Sovjetik dhe bashkimit të vendeve socialiste, "Hrushovianët".


Shekulli
 

Attachments

  • Te perndjekurit.jpeg
    Te perndjekurit.jpeg
    15.7 KB · Shikime: 17

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top