Dosjet e FBI për Berishën e Metën mbërrijnë tek “Drejtësia”.

Monique

With or Without u
Sali Berisha dhe Ilir Meta me sa duket janë në prag të arrestit në fillim të vitit të ardhshëm. Një paralajmërim të tillë e ka bërë ministrja e re e Drejtësisë Etilda Gjonaj, teksa është shprehur se në muajin e parë të vitit të ardhshëm do dalin rezultatet e para të reformës në drejtësi. Rezultate që me këtë reformë kanë formën e arresteve për “peshqit e mëdhenj” të politikës dhe të drejtësisë shqiptare. I paralajmëruar nga partnerët tanë ndërkombëtarë e veçanërisht përfaqësuesi i DASH dhe Presidentit Trump në Shqipëri, ambasadori i SHBA Donald Lu.

“Në janar dalin rezultatet e para”, është shprehur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj lidhur me efektivitetin e reformës në drejtësi. Gjatë një takimi me gazetarët, Gjonaj ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë ashtu si edhe Qeveria kanë prioritet zbatimin e reformës në drejtësi. Ajo ka nënvizuar se Ministria e Drejtësisë mbështet organet e reja të drejtësisë. Pra e thënë e zeza mbi të bardhë, në janar fillon dhe “krasitja” e emrave të mëdhenj të politikës shqiptare, të cilët do të “sistemohen” në burgun e sigurisë së lartë në Reç të Shkodrës. Një financim i Bashkimit Evropian për të “strehuar” pas dënimit “peshqit e mëdhenj” të politikës shqiptare. Mësohet se FBI pasi ka dorëzuar në zyrën e kryeprokurores Arta Marku dosjet e rënda në ngarkim të Berishës, Metës, Bashës, ish ministrave të PD, LSI dhe PS si dhe të ministrave aktualë që kanë abuzuar me pushtetin, të njejtën gjë ka bërë dhe me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjoni. Duke respektuar detyrimin ligjor shqiptar që këto dosje të përkthehen nga ana e ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë shqiptare, ndonëse i kanë të përkthyera në shqip dhe vetë FBI e ambasada amerikane, dosjet e Berishës dhe të Metës sidomos, përfshirë dhe Monikën, kanë filluar menjëherë të përkthehen. Sidomos rrëfimi i Almir Rrapit ish sekretarit të Metës kur ishte ministër i Jashtëm, ekspertiza e FBI për përgjimin e të ndjerit Dritan Prifti. Mësohet se do të përkthehet dhe dosja e dërguar nga Prifti në ambasadën amerikane dhe për pasojë dhe te FBI në lidhje me të gjitha abuzimet e Ilir Metës e Monika Kryemadhit, si dhe të Sali Berishës dhe familjes së tij. Ku dosja e 21 janarit dhe ekspertiza e FBI për këtë ngjarje pritet të jetë pjesë e dosjes për ish kryeministrin. Mësohet se është zbardhur dhe hetimi për trafikun e naftës virgin të Agron Kuliçit mikut të Berishës si dhe trafikun e drogërave të forta nga Kuliçi e Shkelzen Berisha. Njëherësh lidhur me këtë fakt do të zbardhet dhe dosja e ardhur nga FBI për imlikimin e Kuliçit dhe Shkelzen Berishës në trafikun e kokainës, kapjes së 33 kilogramëve kokainë në “Melpenza” në Milano të Italisë. Njëherësh në dosje është dhe lidhja e kapjes së kësaj droge me vrasjen e 4 agjentëve të antidrogës nga Dritan Dajti, miku i Agron Kuliçit që i çoi në pritë për të humbur gjurmën e drogës së Shkelzenit.

Në “tavë” është dhe hetimi për Eduart Belegun, i zhdukur vite më parë, ku i ndjeri Dritan Prifti ish ministër akuzon se e kanë zhdukur Berisha dhe Meta dhe për këtë ka dërguar një dosje në SHBA me të dhënat përkatëse, që pritet të zbardhet dhe ajo.

Njëherësh dhe abuzimi me CEZ dhe me fatura të tjera tek kompanitë off-shorë, si dhe ndjekja e parave jashtë vendit për Berishën, Metën dhe gjithë abuzuesit e tjerë me paratë e shtetit. Të gjitha këto dosje FBI ia ka dërguar zyrtarisht dhe Ministrisë së Drejtësisë, ku sinjalin e dha kreu i kësaj ministrie Gjonaj teksa tha në të njejtën linjë me Donald Lu se në janar vijnë rezultatet e para të reformës në Drejtësi. Që do thotë se “peshqit e mëdhenj” Berisha dhe Meta do të jenë nëe qeli në fillim të vitit të ardhshëm./Pamfleti.com
 
Ti po thua qe do mbetet nje deshire dhe aspak mundesi per realizim....po ai burgu vip per ke u be??
 
Mor po verini te tere ne rresht dhe degdisini ne Shkoder..:D

Ta ndieje populli veten njehere triumfator pa nami te behet...
 
...vetem mendjet e çoroditura mendojne Berishen ne burg!

Socialistet shqiptare jane nje lloj i vecante: shterpesine politike te liderave te tyre, mundohen t'ia veshin Berishes.

Darius
 
O Mon!

Jepi ca pergjigje Dariusit se na bombardon e na quan socialista :D :P

Personalisht Darius i dua ne burg shumicen e atyre qe jan ne parlament . :)

S'ndikohem nga keto partit.
 
O Mon!

Jepi ca pergjigje Dariusit se na bombardon e na quan socialista :D :P

Personalisht Darius i dua ne burg shumicen e atyre qe jan ne parlament . :)

S'ndikohem nga keto partit.

Ncek....jam shterp sipas tij
Une uroj qe drejtesia mos kete meshire per askend!!!
Le te me quajne si te duan....
 
Ncek....jam shterp sipas tij
Une uroj qe drejtesia mos kete meshire per askend!!!
Le te me quajne si te duan....

Kamuniste lol
 
Kamuniste lol

Po edhe balliste, sepse problemi nuk jam une pavaresisht bindjeve te mia. Problemi jane keta plehra qe na drejtojne dhe tallin cti dali para me ne.
E ne popull gomar qe fluturojme sa te njeri e tjetri pffff
Memoria 0
 
Artikull pa pike lidhjeje ... mah.

Ps.. E lexoi njeri ama ? loool
 
E bukur kjo perralla, mungon dhe Cia, KGB dhe Mossadi....yyy ca thriller qe del, best seller.

"Une, ti dhe pushteti"
 
Po Edi ku e ka dosjen aman?!

Sales i marrin te ligat Edi megjithe kompani.
Iliri e meriton burgun vertet eshte njeri i inkriminuar .
 
Ej o FBI po Gedecin pse se permendke ti? Se mos del nai emer grosisti Amerikan qe blinte fishekun 'Made in Gerdec'. Se aty na fiket..
Mos e fusni Salen mrena se po na destabilizoni ket çik vend...
 
Back
Top