Dosja "Olldashi", hetimi mbetet "peng" i kompanive telefonike

Tiranë, 9 prill 2014 – Sipas “Shqiptarja.com”, kompanitë telefonike ende nuk i janë përgjigjur kërkesës së prokurorisë së Tiranës, për përcaktimin e vendndodhjes së shoferit të Sokol Olldashit, deputetit Igli Cara dhe disa prej dëshmitarëve të tjerë të kësaj dosje. Në një shkrim të saj gazeta i referohet burimeve të prokurorisë sipas të cilave, hetimi për aksidentin e ish deputetit Sokol Olldashi ka mbetur në qartësimin e vendodhjes së disa personave, në momentin kur është raportuar se i ndjeri, kishte pësuar aksident në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.​

Sipas të njëjtave burime ka përfunduar plotësisht procesi i marrjes së deklarimeve të personave që kanë dijeni për ngjarjen, ndërkohë janë në pritje të një analize teknike, që kryhet nga kompanitë telefonike, të cilat përdorin valët e antenave, për nxjerrjen e vendndodhjes së disa dëshmitarëve në datën 20 nëntor 2013. Deputeti Sokol Olldashi, në momentin e aksidentin ka qënë duke drejtuar mjetin tip “Benz” me një dorë, pasi me dorën tjetër mbante aparatin celular, me të cilin ishte duke komunikuar me shoferin e tij personal, të quajtur Blendi.

Britmat e Olldashit gjatë momentit të aksidentit janë dëgjuar nga shoferi i tij, Blendi, i cili më pas ka njoftuar deputetin Igli Cara dhe sallën operative të policisë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
 
Titulli: Dosja "Olldashi", hetimi mbetet "peng" i kompanive telefonike

shume evazive eshte ne fakt, dyshime plot....pikepyetje sa te duash

sa per vendndodhjen pak veshtire tani te gjindet, nuk ruhen per kaq kohe te dhenat
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top