Dorëzohet Andon Mëhillaj, rrëfen njohjen me Sinanajn dhe vrasjen e Sokol Veizit

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Julian Sinanaj - Vrasësi me pagesë dyshohet se prej vitesh merrte porosi nga njerëz të ndryshëm për atentate me eksploziv ose me armë, por deri tani ka pranuar vetëm emrat e kushërinjve Mëhillaj, të Marion Mitros dhe Ilir Karçinit.

Andon Mëhillaj - I vetëdorëzuari në polici, Andon Mëhillaj dhe kushëriri i tij dyshohen se kanë qenë porositësit e të gjithë krimeve të pranuara nga Julian Sinanaj, veç atentatit me tritol ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Marion Mitro - Ish-inspektori i INUV në Vlorë u arrestua nga Krimet e Rënda vetëm për një episod të treguar nga Sinanaj, pasi akuzohet se është porositësi i atentatit ndaj prefektit të Vlorës për shkak të prishjes së një parkingu.

Ilir Karçini - Biznesmeni i hidrokarbureve është arrestuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda, pasi dyshohet se duke futur si ndërmjetës kushërinjtë Mëhillaj, ka paguar Sinanajn për ekzekutimin e biznesmenit konkurrent, Pirro Bare.

Ndriçim Gjokona - Ky është personi kyç që spiunoi Sinanajn, i cili ka rrëfyer se furnizonte vrasësin me mjete të ndryshme, por kishte frikë se do të vritej prej tij pas një konflikti të lindur gjatë përgatitjes së atentatit ndaj Bares.


“Jam i pafajshëm, sigurova familjen dhe u dorëzova në prokurori”

'Andon Mëhillaj u paraqit në Prokurorinë e Vlorës pas tri ditësh bisedime me familjarë të tij
Sipas avokatit, Mëhillaj nuk ka dalë jashtë vendit dhe gjatë tri javëve është strehuar në Vlorë'


andon-mehillaj-246x3201.jpg


Kur policia kishte humbur çdo shpresë se Andon Mëhillaj, i konsideruar si një ndër porositësit për disa krime të kryera nga vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj, do të kapej në Shqipëri, ai ka vendosur të vetëdorëzohet në Prokurorinë e Vlorës. Për tri javë, ai ka qëndruar i fshehur brenda qytetit bregdetar, ka siguruar familjen e tij nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme dhe në fund ka deklaruar se do të dorëzohet për të sqaruar pozicionin e tij. Përballë oficerëve të policisë, ai është shprehur se nuk ka porositur asnjë vrasje dhe që Julian Sinanaj e kërcënonte se do ta vriste.


Negociatat dhe vetëdorëzimi

timthumb.php


Andon Mëhillaj, i cili rezultonte në kërkim ndërkombëtar, bashkë me kushëririn e tij, Genisin, rreth orës 09:30 të mëngjesit të djeshëm është paraqitur në Prokurorinë e Vlorës, teksa shoqërohej nga avokati Edmond Demo, nëndrejtori i Policisë së Vlorës, si dhe nga dy të afërm të tij. Sipas të dhënave, vetëdorëzimi i tij është bërë pas një sërë negociatash dhe përgjimesh të kryera nga grupi hetimor. Së fundmi, grupi hetimor kishte identifikuar një shok të Mëhillajt, i cili fliste në telefon me të kërkuarin, të cilin e ka vendosur në përgjim. Ashtu si familjarët e tjerë, edhe shoku ka kërkuar që Andoni të dorëzohet në polici, pasi pretendon se është i pafajshëm. Në këto kushte, ai ka telefonuar avokatin dhe të afërmit e tij dhe ka vendosur të paraqitet në prokurori. Kjo është përforcuar edhe nga avokati, i cili ka shpjeguar se pas tri ditësh bisedime me familjen e tij, është vendosur që vetëdorëzimi të bëhet mëngjesin e djeshëm. Sipas Prokurorisë së Vlorës, në momentin e vetëdorëzimit, ai ka qenë i qetë dhe shumë i kthjellët. Në prani të avokatit është plotësuar procesverbali për dorëzimin dhe më pas, ai është nisur me masa të zakonshme sigurie drejt Tiranës, ku është marrë në pyetje nga grupi hetimor i Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Dëshmia e Mëhillajt para grupit hetimor

Menjëherë pas dorëzimit, Andon Mëhillaj ka shpjeguar në prokurori rolin e tij në këtë veprimtari kriminale. “Do të isha vetëdorëzuar më parë, por doja që më parë të siguroja familjen time, bashkëshorten dhe dy fëmijët, pesë dhe një vjeç e gjysmë. Nuk mund të lija familjen rrugëve dhe nën kërcënime të mundshme, për shkak të akuzave që janë ngritur me pa të drejtë ndaj meje, si nga Sinanaj, ashtu edhe nga grupi hetimor. Gjithashtu, shumë gjëra mendoj se më pas janë fryrë edhe nga mediat. Tashmë që sigurova familjen, jam i qetë dhe i gatshëm t’i dorëzohem dhe përgjigjem prokurorisë për të hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj meje me pa të drejtë, duke vënë në rrezik jetën time dhe të familjes time”, ka thënë Andon Mëhillaj. Më tej, ai ka shpjeguar se nuk është implikuar në asnjë ngjarje kriminale, pavarësisht se kishte njohje me Sinanajn. “Unë, me të arrestuarin Sinanaj kam pasur mosmarrëveshje për disa gjëra, madje isha kërcënuar prej tij, por kishim një kohë të gjatë që nuk flisnim dhe nuk e di se cili ka qenë shkaku që ai më implikon me këto akuza të pabaza”, ka thënë Andon Mëhillaj, duke i cilësuar shpifje. Më tej, ai ka rrëfyer disa informacione për vrasjen e Orikumit, por aktualisht, këto informacione janë mbajtur të fshehta nga grupi hetimor. Kurse për kushëririn e tij, Genis Mëhillaj, ai është shprehur se nuk kishte informacione se ku ndodhej.

Vrasja e peshkatarit nga Julian Sinanaj

sokol-veizaj-320x234.jpg


Konflikti i lindur mes Julian Sinanajt dhe Andon Mëhillajt, pas vrasjes së peshkatarit Sokol Veizaj, ka bërë që të dy palët të ruheshin nga njëri-tjetri. “E kjo është lidhja e vetme mes Sinanajt dhe Andon Mëhillajt”, ka deklaruar avokati i këtij të fundit, Edmond Demo.
Gjatë dëshmisë së dhënë para prokurorëve të Krimeve të Rënda, Sinanaj ka deklaruar se, për vrasjen e peshkatarit Veizi i ishin premtuar 1500 metra katrorë tokë, por në fakt, kushërinjtë Mëhillaj, i kishin dhënë vetëm një apartament në Vlorë. Këtë dëshmi të dhënë nga Sinanaj e ka konfirmuar edhe avokati i Andon Mëhillajt. Avokati Demo ka deklaruar se pas kësaj zënke, Andon Mëhillaj është ruajtur nga Julian Sinanaj, të njëjtën gjë që ka bërë edhe Sinanaj, i cili është ruajtur prej ndonjë veprimi që mund të ndërmerrnin dy kushërinjtë Mëhillaj. Avokati ka thënë se, koha e zënkës mes Sinanajt dhe Mëhillajt ka qenë më shumë se 1 vit, duke konfirmuar edhe njëherë dëshminë e bërë nga vrasësi me pagesë Julian Sinanaj. Vrasja e Sokol Veizit është bërë nga Julian Sinanaj pas porosisë që kishin bërë Mëhillajt pas një konflikti për një pronë që pretendohej se ishte në pronësinë e Mëhillajve dhe ku peshkatari kishte nisur të ngrinte një lokal. Mësohet se brenda tri ditësh, Mëhillaj do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e arrestit, të marrë në mungesë ndaj tij.

Deklarata

Avokati Demo: Julian Sinanaj ka përndjekur dhe kërcënuar klientin tim


Avokati-i-Andon-Mehillaj-239x320.jpg


Avokati mbrojtës i Andon Mëhillajt, Edmond Demo, deklaroi se klienti i tij është akuzuar padrejtësisht nga mediat, pasi prokuroria nuk ka ngritur asnjë akuzë ligjore ndaj tij. “Ka qenë një vetëdorëzim vullnetar i tij. ثshtë bërë tërësisht në vullnetin e tij të lirë. ثshtë vonuar pak pasi të rregullonte problemet e veta familjare, ka lënë jashtë gruan dhe dy fëmijë. Mediat kanë ngritur akuza ndaj tij, por nuk ka pasur asnjë akuzë ligjore të ngritur nga ana e prokurorisë. Ai nuk i pranon akuzat, të cilat shtypi i ka drejtuar ndaj tij. Nuk ka pranuar asnjëherë se ka qenë ai personi që ka urdhëruar dhe sidomos nuk ka lidhje me të gjitha ngjarjet e tjera siç është thënë nga shtypi se ai ka qenë ndërmjetësi. Andon Mëhillaj realisht është rënduar nga ana e shtypit, është quajtur si sekser, ndërmjetës, ai është baba i dy fëmijëve, ka bërë një jetë të rregullt familjare, nuk ka qenë asnjëherë i dënuar. Mëhillaj ka pasur njohje me Sinanajn, por jo të asaj shkalle dhe në atë kohëzgjatje të madhe që ka pretenduar Juliani. Ka pasur një periudhë kohe të gjatë kur ata nuk kanë folur. Ai ka qenë nën kërcënimin e Julianit për pak kohë. Andoni ka qenë i përndjekur nga ana e Juljanit”, deklaroi avokati. Demo ka hedhur poshtë pretendimet se Andon Mëhillaj ka kaluar kufirin shqiptar, pas arrestimit të Juljan Sinanajt, duke siguruar se gjatë kësaj kohe ai ka qëndruar në Vlorë. “Këmbëngulja për t’u vetëdorëzuar ka qenë e tij. Dorëzimi i tij nuk është nga frika, por vetëdorëzim i ndërgjegjshëm. Nga ana e policisë është ofruar ndihma për familjen e tij, pasi na janë shprehur se do t’u qëndrojnë afër”, deklaroi avokati.


Hakmarrja



Eksplozivi

në banesë


Më 10 shkurt në oborrin e banesës së Andon Mëhillajt u vendos një sasi tritoli, shpërthimi i të cilit shkaktoi vetëm dëme materiale, pasi në shtëpi nuk ndodhej asnjë pjesëtar i familjes. Nga burimet e policisë u tha se Mëhillaj, bashkë me familjen, ishte larguar në kohën kur çështja e bandës së tritolit u bë publike dhe kushërinjtë Mëhillaj u shpallën në kërkim. Andon Mëhillaj dhe kushëriri i tij, Genis Mëhillaj, ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe policia vendosi një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që do të informonte mbi vendndodhjen e tyre.//G.Shqip
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dorëzohet Andon Mëhillaj, rrëfen njohjen me Sinanajn dhe vrasjen e Sokol Vei

Ta bej si burrat deri ne fund , mire qe u vetdorezua po ta pranoj dhe fajesine ....
 
Titulli: Dorëzohet Andon Mëhillaj, rrëfen njohjen me Sinanajn dhe vrasjen e Sokol Vei

Mund te kete mosmarreveshje te ndryshme, porse vrasja nuk eshte zgjidhje....
 
Titulli: Dorëzohet Andon Mëhillaj, rrëfen njohjen me Sinanajn dhe vrasjen e Sokol Vei

Vetedorezimi i ketij ne fakt eshte vete-kapitullimi i policise. Ky ka qene gjithe kete kohe ne Shqiperi, s'ka levizur kembe jashte dhe policia nuk ka arritur ta kape. Ky eshte vetedorezuar se po e kerkojne ata te hijeve, qe jane prapa dhe mbi policine.

Prokuroria nese mundet te hetoje fort se keta jane bande kriminale me lidhje me politiken, me sakte me pushtetin.

hajduti
 
Back
Top