Dorëheqjet, Rama anulon urdhrin e ministrit të Drejtësisë

Dorëheqjet, Rama anulon urdhrin e ministrit të Drejtësisë

kryeministriaaaa.jpg


Kryeministri Rama ka anuluar urdhrin e ministrit të Drejtësisë, duke bërë të qartë se dorëheqjet e krerëve të degëve të Hipotekës nuk mund të refuzohen. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kreut të qeverisë, e cila ka deklaruar se hetimi administrativ i ministrit mund të vazhdojë ndërkohë pa asnjë pengesë.

“Nëse nga hetimi administrativ do të verifikohen shkelje të ligjit, regjistruesit që i kanë bërë këto shkelje duhet të shkojnë përpara drejtësisë”, ka deklaruar zyra e kryeministrit. Në reagimin e saj nënvizohet se, qeveria shqiptare ka një Kod Sjelljeje, të miratuar me VKM që në mbledhjen e saj të parë dhe asnjë ministër, qoftë politik apo teknik, qoftë në ikje a në ndenje, nuk mund ta shkele.

“Ky kod përcakton qartë se qeveria nuk është një grup individësh që veprojnë me kokën e tyre, por një skuadër që drejtohet nga kryeministri dhe funksionon mbi bazën e parimit të thjeshtë të aprovimit paraprak nga kryeministri të veprimeve administrative apo komunikimeve të ministrave me publikun”, ka deklaruar zyra e qeverisë.

(gazeta-Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top