Dorashka që i bën të gjithë pianistë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
pajisja.jpg
Një pajisje e re e teknologjisë së lartë është në gjendje që t’i mësojë të gjithëve se si të luajnë piano.

Megjithatë, ndërsa pajisja mund të programojë të gjithë lëvizjet e gishtave nëpërmjet disa impulseve mikroelektrike në gjendje të replikojnë sinjalet që jep truri, e duke shndërruar kështu me pak sforco një amator në një pianist të talentuar, qëllimi i saj parësor nuk është të zhvillojë aftësitë muzikore midis njerëzve.

Dorashka në fjalë është ndërtuar nga një kompani, me qëllimin që të ndihmojë njerëzit me probleme motorike.

Sipas prodhuesve të saj, ajo mund të ndihmojë për të përmirësuar ndjesinë dhe aftësitë e njerëzve me dëmtime në shtyllën kurrizore.

Megjithatë, aftësitë e saj shtesë mund ta shndërrojnë në një bum komercial, edhe më shumë se sa qëllimi i vërtetë për të cilin është ndërtuar./Tch
 
Pe: Dorashka që i bën të gjithë pianistë

Bravo shkenca qe shpik gjera per te ndihmuar tjeret...
 
Titulli: Dorashka që i bën të gjithë pianistë

Sa mire. Te pakten ndonjehere shkenca ben dhe ndonje gje te sakt.lol
 
Pe: Dorashka që i bën të gjithë pianistë

Gjera koti//////
 
Titulli: Dorashka që i bën të gjithë pianistë

Muzika luhet me vesh ;)

Vazhdoj te te perseris te lexosh artikullin.
Mund te kesh vesh, e mos te te mbaj dora ti biesh pianos.

Dorashka në fjalë është ndërtuar nga një kompani, me qëllimin që të ndihmojë njerëzit me probleme motorike.
 
Back
Top