Doni ta lini cigaren? Katër këshilla dhe nuk jeni më të varur nga nikotina
Shumë është folur për mënyrën sesi mund të lësh cigaren, por të paktë janë ata që ia dalin. Por, katër këshilla janë mëse të vlefshme për të arritur qëllimin.
Hiqni dorë tani, jo nesër! Duhanpirësit që përpiqen të reduktojnë sasinë e cigareve që pinë kanë më pak shanse ta lënë përfundimisht se ata që thjesht heqin dorë një herë e mirë. “Problemi me lënien e cigares është se mund ta bësh dhe nesër, dhe pasnesër,” thotë Paul Aveyard, një pedagog i mjekësisë nga Universiti i Oxfordit.
Mos u trembni nga nikotina! Një sërë zëvendësimesh, për shembull çamçakëza, ngjitëse, sprucator me nikotinë, funksionojnë më mirë se një zëvendësim i vetëm. Mos u trembni nga nikotina.
Kërkoni ndihmë! Qoftë të mjeku, te numri i shkruar në shumicën e paketave apo te miqtë e familja. Nëse keni nevojë për motivim, bëni mirë ta gjeni.
Shmangni ngacmuesit! Çdo duhanpirës ka diçka që e bën për cigare. Shmangini. Ndryshoni rutinën, stilin e jetesës, ç’të jetë e nevojshme që kjo dëshirë të mos ngacmohet nga faktorë të jashtëm, shkruan anabel.
Zakonisht, njerëzit tymosin në momente të caktuara, para apo pas një ndodhie specifike. Nëse arrini ta thyeni këtë rutinë, keni bërë një hap para.
g.shqip